Tirane me, 23 Maj 2006
Te nderuar miq
“Ndërgjegja ishtë libri më i mirë moral që kemi dhe me të cilin duhet të keshillohemi më shumë” thote një mendimtare i shquar.Lind pyetja a është e qete ndergjegja jonë kur flitet per Komunizmin në Shqiperi i cili ekzekutoi per motive politike 5037 burra dhe 450 gra,burgosi 16,788 burra e 7367 gra, internoi 48217 burra e 10792 gra apo që dhunen friken dhe antivlerat i shnderroi në konture të shoqerisë shqiptare.?
Do të thoja jo per disa arsye,por mbi të gjitha do të ndalesha tek një :tek Kulti i harreses si një nga menyrat me perfide per te perligjur gjithsa kriminale ka patuar ai regjim.Prej do vitesh ne media te caktuara ka filluar nje rehabilitim i turpshem ku lloj lloj sejmenesh te regjimit na shfaqen per dite me kujtimet e tyre per nomenklaturen duka na I servirur ata si shenjtore duke fyer patyrpesisht? historine e nje populli te tërë.Kjo nuk është një rastesi sepse forcat politike trashigimtare te regjimit kurre nuk kerkuan falje për bodrumin e hotelit Bristol,për shtepine? torture te Pjerin Kçires,per Kuvendin Franceskan te kthyer ne burg, per deputet e asamblesë të pushkatuar,per masakrat ne keneten e Maliqit,per viktimat e të ashtuquajtures bombe në ambasaden sovjetike,Burrelin apo Spaçin per poetet e pushkatuar? në aguan e lirisë si Hivzi Nela që therrisnin Ejani burra të vajtojmë Shqiperinë per kulturen e gjymtuar e qindra vende e ngjarje te tjera nga të cilat? asnjehere nuk u distancuan seriozisht nga e kaluara por perkundrazi per te rifituar pushtetin e humbur u kthyen ne? puntorë të së keqës dhe nuk i kursyen vendit situata dramatike edhe pas pluralizmit.
E kam bindje te forte? personale që çdo i persekutuar politik shqiptare qe nje shkendije lirije e shembull dinjiteti.Ju jeni krenaria e asaj kohe kur frika drobiti shpresat e dhuna denatyronte njeriun.Politika dhe mbarë shoqëria mbart ndaj jush një borxh të pashlyer.Jo pak me emrin tuaj është abuzuar por ju siguroj që Qeveria Berisha ,Partia Demokratike kumbaret e së ciles ju jeni do të dijë gjate ketij mandati qeverisë të vendosë mardhënie të ndershme politike,ekonomike e sociale të persekutuarve politike me shtetin.Personalisht kam punuar? duke dhenë? shënja të qarta që kujtesa historike të forcohet me moton te falim por te mos harrojmë
.Në këtë kontekst mund të shihet bashkëpunimi ynë me provincen franceskane ne Shkoder? që ish dega e punëve te brendeshme prone e tyre?? e cila ruan qeli dhe ambjente autentike ku janë konservuar gjurmet e krimeve të komunizmit të shndërrohet në muze kombetar të kujtesës.Restaurimi I memorialit të viktimave te ambasades sovjetike,vendosja së shpejti e monumentit të poeteve Blloshmi e Leka në Librazhd apo permendorja e heroit te demokracisë Azem Hajdari viktima e fundit e komunizmit? si dhe? permendorja ne Lezhe e poetit kombetare Gjergj Fishta të anatemuar per 45 vjet .I permenda keto per tju siguruar se ky është vetem fillimi i perjekjes sonë për te rregulluar mardheniet e së kaluares me historinë.
Te persekutuarit qene edhe faktor kulturor qe kontribuan? ne emancipimin e Shqiperise por kuptohet vepra e tyre pati fatin e autorve prandaj ne per te rivendosur kontaktin me lexuesit po pergatisim? librin e titulluar “Antologji e plageve ” me autorë të perndjekur.Lufta midis Komunizmit dhe demokracisë është faktori historik dominues i kohrave tona .Kjo që them nuk është patetikë antikomuniste,vete keshilli I Europes e sheh te arsyeshme të prononcohet me deklarate kunder krimeve te komunizmit të bindur që vetëdija për historinë është një nga parakushtet për ti evituar në të ardhmen të njëjtat krime. Për më shumë ,vlerësimi moral si dhe denimi i krimeve të kryera luajnë një rol të rëndesishem në edukimin e brezit të ri .
Pozicioni i qartë i komunitetit nderkombetarë në të kaluaren mund të jetë si referim për veprimet? në të ardhmen .Deklerata e keshillit të Europes u ben thirrje të gjithë komunisteve dhe ish partive komuniste? perfshirë edhe ata shqiptare të cilët sot flasin per integrimin por dje Europa për ta ishte demoni? të rivlersojnë historinë e komunizmit dhe të kaluaren e tyre deri tani ,të distancojnë veten e tyre nga krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe të denojnë ato pa asnjë lloj dyshimi.
Ne jemi ne pritje që komunistet dhe ish komunistet tone? ta bëjnë këtë.
Të nderuar pjesmarres;Shqiperia demokratike dhe forcat e tilla që në gjenezë kanë besuar fort tek magjia e lirisë dhe demokracisë?? e mirë kuptimit dhe pajtimit.
Një martir shqiptarë që në panteonin e kombit zë vend nderi deri pak para pushkatimit? shtronte kushtrimin që çdo shqiptarë I çdo krahine, besimi ose shkolle civilizimi ti? therrase arsyes,të mos humbasim si komb e shtet,port ta? ndiejme me zemer se jemi vellezer të një gjaku e gjuhe,miq,dashamirë,shokë. Ne duhet të na bashkojë një shpirt I vetëm,shpirti shqiptarë,një vend një zakon një interes një flamur.Pas pak muajve që mbajti këtë ligjeratë i gjëndur para skuadres së plutonit tha “Rrnoftë Shqipnia edhe pa ne “. Behet fjalë per pater Anton Harapin. Tek keta njerez do të gjejmë mbeshtetjen doktrinale për të falur shpirtërisht persekutoret e njekosisht për t′ja dorëzuar historisë si kriminelë.
Ju faleminderit