Deklaratë e ministrit të MTKRS z. Bujar Leskaj për mediat

Tiranë,më_25.05.2006
Sic jeni vënë në dijeni Gjykata e Apelit Tiranë me datë 23.05.2006 vendosi të lerë në fuqi vendimin e ndërmjetëm për pezullimin e vazhdimit të procedurave për zbatimin e vendimeve nr. 9/3, datë 12.07.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Vendimit nr. 9/4, datë 08.11. 2005 të po kësaj gjykate.
Nisur nga ky vendim si dhe duke parë me shqetësim të madh situatën e jashtëligjëshme të krijuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila prej kohësh është mbërthyer nga klanet mafioze, jam i detyruar që me kompetencat që më jep ligji, citoj neni 8 i ligjit nr. 9376, datë 21.04.2005 “Për Sportin” sipas të cilit “…Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve harton dhe zbaton politikën shtetërore për sportin…”, si dhe nenin 16/3 të po këtij ligji sipas të cilit “Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mbikqyr dhe kontrollon veprimtarinë me karakter publik të Federatave shqiptare”, ti bëj thirrje gjithë klubeve sportive anëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ndërgjegjes qytetare, personaliteteve të mëdha të këtij sporti popullor, të organizojnë menjëherë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakondëshme për zgjedhjen e organeve drejtuese të FSHF-së.
Për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të jashtëzakonshme vetë komuniteti I futbollit përfaqësuar nga emrat më të njohur të tij dhe personaliteteve të futbollit të ngrejë një grup pune për organizimin e Asamblesë. Ndërkohë, ju vë me dije se, neni 15 pika 2b dhe 3, parashikon dhe rastin kur Ministri i Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve ka të drejtë të revokojë urdhërin për emërtimin e Federatës Shqiptare dhe të kërkojë në gjykatën kompetente shpërndarjen e saj, kur Asambleja e Përgjithshme merr vendime anti kushtetuese dhe të jashtëligjshme. Në këtë rast me datë 27.02.2006 Asambleja e Përgjithshme e kësaj federate sikurse e kam theksuar edhe më parë është mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe për rrjedhojë vendimet e marra nga mbledhja e kësaj asambleje janë NUL.
Si Ministri përgjegjës për sportin jam i vendosur që ligjërisht ti shkoj deri në fund auditimit në FSHF si dhe largimit të uzurpatorëve të futbollit, në të mirë të sportit shqiptar dhe në respekt të? komunitetit sportiv.