Tirane me, 25 Maj 2006
Nga Bujar Leskaj
Minister i Turizmit,Kultures,Rinisë dhe Sporteve
Fjala e mbajtur sot ne hotel Sheraton në konferencen me teme “Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptarve”
Papa Gjon Pali I dytë, njeriu që besonte në mrekullitë, ishte dhe mbetet? vete mrekullia e kohëve tona. Kurre me parë ndonjë lider nuk ia ka dalë që të flasë para turmave gjigante si ai, kurrë më parë ndonjë lider nuk ka ditur të projektojë me kaq forcë imazhet e tij në zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Papati I Gjon Palit të Dytë pati si fill perbashkues paqen dhe bashkëjetesën
Në një kulturë si kjo e jona? e mesuar që të djegë me nxitim çdo argument si mode kalimtare, pësoi metamorfozë përballë karizmës së njeriut që vinte nga Lindja e? Ftohtë. Fjalet e tij kanë eksploruar botën bashkëkohore duke medituar mbi të kaluaren dhe duke ofruar një shpresë për të ardhmen.Ati I shënjtë diti si pak kush të gjejë një vijë të komunikimit direkt, të hapur e të thjeshtë me besimtarët e në përgjithësi me njerëzit modernë? Nga ftesa e tij për të mos patur frikë kur ai ju shfaq botes nga sheshi i shën Pjetrit? ne vitin 1978 deri ne momentet e fundit ku dhimbja dhe vuajtja u kthyen në vlerë universale duke sfiduar ligjet e konsumizmit e të aparences, njerzimi mbarë njohu një ekzistencë? e cila kthehet ne liber jete e nga i cili marrin pergjigje pyetjet tona më të thella e më të fshehta.Me shpirt profetik i vemëndshem ndaj shenjave të kohes, Gjon Pali i Dytë njeri Europian revokon me forcë rrënjët e thella kristiane të kontinentit të vjetër duke e konsideruar atë atdheun e përbashkët të të gjithë Europianëve, shpëtimin e tyre.Në një bisedë të ndezur me një gazetare të njohur? ai pat thënë “Vendi im Polonia, është? dënuar me vdekje shpesh herë, por? ka? mbijetuar duke u mbledhur rreth vetvetës e duke u mbeshtetur fort në rrënjët e përbashkëta kulturore.Europa është një, pat ngritur zërin në fund të bisedes.” Kjo? vlen edhe për Shqiperinë? të ciles në prill të viti 1980 ai do t′i drejtohej nga Otranto për t′i dhenë shpresë, për t′i bërë të njohur komunitetit nderkomtarë martirizimin e saj, e mbi të ′tha komunisteve shqiptarë? që izolimi që ata ndertuan nuk e kishte ndarë Shqiperinë nga Vatikani, nga perendimi.? Nga filozofia e tij? filluan të tendosen telat me gjëmba derisa u keputen të shëmben muret e ndarjes , të triumfojnë të drejtat e njeriut, të bien paragjykimet për të ndryshmin. Nga mendimi i tij na shfaqet një Europë në ndryshim, në kerkim të një identiteti të ri, një Europë që do të jetë edhe sfida e mijëvjeçarit të tretë.Gjon Pali ka një vit që? mungon syve të mbarë njerëzimit, por zemrat dinë t′i jenë besnike. E kemi parë duke? brohoritur? ndër një milion të rinj në Torvergata, duke ecur mendueshem perballë murit të lotëve në Izrael, duke medituar me qetësi në xhaminë e Damaskut, duke perkëdhelur varrin e Indira Gandit, duke fermentuar lirinë e vendit të tij në Varshavë, duke sfiduar në emër të dinjitetit njerzor diktatoret, duke puthur token shqiptare pas një zhuritje shekullore.
Papa në Shqiperi është një kapitull i ndritur i historisë sonë.Pesë shekuj më parë Papa Pikolomini do te nisej drejt Shqiperisë për t′u takuar me mbrojtësin e cilivizimit perëndimor Gjergj Kastriotin, por fati nuk deshi ndërsa në prill të vitit 1993? pasaardhësi i Tij erdhi për ta rifutur Shqiperinë në perendim për të bekuar demokracinë e re që sapo kishte lindur. Me gjuhen e dashurisë ai na lë mesazhe të vyera tolerance e ndertimi të shtetit të së drejtes ,kujtojmë fjalet e tij “Njeriu dhe Zoti nuk janë ne një alternativë,dhe nuk konkurojnë njëri tjetrin. Perkundrazi, njeriu ka një dinjitet të lartë,tamam siç I ka hije nje krijese te bwrë sipas imazhit të Zotit.Njohja e kësaj vlere të çdo njeri ,do të bëjë qe edhe ekonomia te gjejë ekulibrin e drejtë ndermjet arsyeve te aftesive dhe spikatjes se solidaritetit dhe do ta çojë keshtu impenjimin politik me një kerkesë pergjegjësie ndaj së mirës se perbashkët,duke ndjekur gjithmonë kerkesat e respektimit ndaj etikes dhe moralit”.? Ai e pasuroi kujtesën tonë me imazhet? e paharrueshme të takimeve? me shpirtin e kombit tonë NënëTerezën , venerimi ndaj së cilës u duk me lumturimin e saj në vitin 2003 .
Pikerisht perballë fondamentalizmit fetar dhe intolerances, Karol Woitila ka insistuar me forcen e shpirtit dhe të fjalës që besimi i vertetë është kunder çdo lloj radikalizimi dhe ′zimi në emer Të Zoti′uk mund të ketë vdekje ′uml; emer të Zotit. Këtë mesazh ai e ka perseritur pa u lodhur e me të është fuqizuar për të rrezuar barrierat shekullore? të urrejtjes e? konkurrencen ndermjet besimeve me lutjen që tek adhurimi I perbashkët ndaj Hyut,? njerëzit e besimeve te gjejnë motive bashkëpunimi për paqen, drejtesinë, lirinë e progresin.Kudo që Woitila është shfaqur ka tingëlluar fort Apeli në mbrojtje të dinjitetit? të njeriut apo shtytja që të kemi në zemër fatet e të pambrojturve mbi të cilët rëndon logjika e perfitimit. Papa Karol pra, ja doli që të bëhej zëdhënës i të drejtave pertej çdo kufiri kulturor, social-′nomik e fetar.Në këtë konteks ish presidenti Berisha sot kryeminister i vendit nga sheshi Skenderbej? ne vitin 1993 pa asnjë ekuivok? tha “Kisha polake I dha Selisë së Shënjtë Papen sllav,misionarin e madh ,qe me forcen e mbipushtetshme te ideve dhe parimeve dha kontribut paresor ne rrezimin e perdes së hekurt, dhe sot po me kete armë ai lufton dhe perpiqet? te rrafshojë murin e parave që rrezikon ta zevendesojë këtë perde. Prandaj dhe Papa Woitila është Papa I shpresës dhë ringjalljes”Njeriu që vinte nga VADOVICE i quajtur Karol Woitila peshkatari i njerëzve, i kërrusur′a dhimbjet hyri drejt e në histori me? madheshti ndonse ishte i përvunjtë , duke na pasuruar të gjithve.Ne shqiptarve veçanarisht na la porosi “Mesoni artin e dialogut dhe të degjuarit,qoftë edhe kur ky art është I lodhshem.Ky është çmimi I lirisë.Ky është segreti I progresit të vertetë moral dhe civil”.
Për udhëkryqet tona na la? kumtin MOS KINI FRIKË.
Ju faleminderit