Takim me OBT

Tiranë,më_01.06.2006
Në Tiranë ka qëndruar për tri ditë shefi i bashkëpunimit per turizmin në Organizatën Botërore me qendër në Madrid dr. Harsh Varma. Ai mbajti takime të ndryshme me drejtues të lartë të turizmit në Shqipëri, si dhe organizata ndërkombetare, bashkëpunëtore me MTKRS në zhvillimin e turizmit shqiptar.
Në takimin me ministrin e MTKRS Bujar Leskaj, zoti Varma percolli së pari mesazhin e Sekretarit të Përgjithshem të Organizates (ËTO) Franko Frangiali, duke shprehur gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e? ( ËTO) për punën e MTKRS, dhe ministrit Leskaj në vecanti
” Ju jeni një ministër ndryshe, që keni shprehur vullnet dhe dëshirë të mirë për të nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar dhe imazhit të tij në botë. Ne jemi të impresonuar nga vizioni juaj për të nxitur turizmin si një nga prioritet kryesore të zhvillimit të Shqipërisë.” -tha zyrtari i lartë Varma.
Ne takim ministri Leskaj theksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për prioritetet e turizmit? si dhe shtjelloi tezat e strategjisë së zhvillimit të tij nëpërmjet vlerave natyrore, kulturore dhe turizmin rural. Ministri Leskaj tha se Organizata Botërore e Turizmit përbën aleatin kryesor për Shqipërinë në këtë fushë, dhe vlerëson se mbështetja e saj është qenësore për rritjen e turizmit në vend. Në këtë pike u vlerësua bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, me projektet e të cilave MTKRS po bashkëpunon ngushtë për promocionin dhe zhvillimin e turizmit.
Zoti Varna vlerësoi resurset e jashtëzakonshme që paraqet Shqipëria per kultivimin e një tregu të zgjeruar turistik, ku ndërthuren shumë elementë, vecanërisht mënyra origjinale e mikëpritjes shqiptare
Në takim u ra dakort se Organizata Botërore e Turizmit do të sjellë brenda qershorit,disa ekspertë ndërkombetare në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës? të cilët do të bashkëpunojnë me homologet shqiptarë për hartiimin e një ligji të ri kombëtar të turizmit. Njëherësh zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Turizmit ra dakort për asistencë të gjerë teknike stafit të MTKRS dhe strukturave të turizmit në Shqipëri , ku një vend të vecantë do të zërë sektori i promocionit në hapësirën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër ministri Leskaj tha se MTKRS ka në plan të mbledhë një tryezë me përfaqësues ndërkombëtare të turizmit dhe operatoret turistike shqiptare per te diskutuar mbi piketat e rritjes se Shqipërisë si product cilësor turistik. Të dy përfaqesuesit e lartë theksuan një sërë problemesh, në vecanti marëdheniet e mira që Ministria e Turizmit duhet të vendosë me subjektin privat si kryefjalë e zhvillimit të turizmit. Në këtë kuadër ministri Leskaj vuri në duke mbajtjen për herë të parë të Konferencës Kombëtare tëTurizmit në Tiranë ku u miratua dhe Kodi i Etikës hartuar nga Organizata Botërore e Turizmit. Në takimet në Tiranë, zoti Harsh Varma ka garantuar përpjekjet e tij që Shqipëria të përfshihet në harten botërore të vendeve turistike brenda 2007.