Vlore me,2 Qershor 2006
I nderuar Z.Ambasador.
Të nderuar pjesëmarës – organizatorë të aktivitetit, dhe të ftuar
Pikësëpari dua të falenderoj dhe të vlerësoj organizatorët si dhe autoritetet pjesëmarëse të shtetit fqinj Itali, për këtë nismë serioze dhe të rëndësishme për promovimin e turizmit shqiptar dhe vecanërisht atij në Vlorë. Turizmi është përcaktuar nga qeveria si një ndër tri prioritet kryesore të zhvillimit të Shqipërisë. Vendi ynë njihet si një destinacion turistik në detin Mesdhe dhe ka nje pozicion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.Me cmim të konsideruar me leverdi , Shqipëria? ka
– një bregdet tërheqës, me rërë dhe ujë të pastër
– sezon veror i gjatë, i nxehtë dhe me diell
– afërsi me qytete kryesore? europiane me anë të linjave ajrore
– prirjet e zhvillimit janë drejt një kombinimi të natyrshëm të turizmit të rërës dhe???
? diellit me atë kulturor.
?Në bazë të strategjisë së zhvillimit të Turizmit 2002-2012 është përcaktuar që gjatë bregdetit Jon duhet të ndërtohen përgjithësisht struktura? më të vogla praneë fshatrave eksistues. Bregdeti Jonian kufizohet me dy qendra turistike të një rëndësie shumë të madhe, Vlora dhe Saranda.Të dyja këto qendra duhet ti kthejmë në pole magnetike për tërheqjen e flukseve turistike dhe shpërndarjen e tyre përgjate gjithë bregdetit dhe zonave të tjera turistike. Për këtë qëllim, duhet domosdoshmërisht të fuqizojmë infrastrukturën portuale dhe aeroportuale të të dyja këtyre poleve.
Vazhdimi i superstradës Lushnje -Fier, nuk është thjesht një rrugë tregëtare por do të afrojë drejt Vlores, flukset turistike te Kosovës dhe Maqedonisë e më tej.
Përfundimi i rrugës Vlore -Orikum dhe Orikum Llogara do të bëjë lidhjen dhe shkëmbimin e flukseve turistik midis kryeqendrës së Jugut, Vlorës dhe Bregdetit të Rivierës.Ministria që unë drejtoj por dhe i tërë mentaliteti ynë qeverisës, sheh investitorët e huaj si një hallkë kyce në zhvillimin e turizmit. Ne kemi përpiluar elementet për të arritur në bindjen se vendi yne është tërheqes për investimet e huaja.Për ti ndihmuar këto subjekte ne i përfshijme si investitorët e huaj edhe ata vendas në kategorinë e quajtur “Person i stimuluar”, të cilëve u ofrohet
– Përjashtim nga taksa doganore për materialet që kanë të bëjnë me investimin
– përjashtim nga tatimi mbi fitimin për pesë vjet dhe 50 % të tatimit mbi fitimin si dhe?
? garancitë tjera ligjore e administrative.
Duke iu rikthyer fokusit të aktvitetit të sotem dua t′ju vë në dukje se si deputet i Vlorës dhe si anëtar i qeverisë së djathte, qyteti im do të jetë në qendër të prioriteve të zhvillimit të turizmit. Vlora? ndodhet në një situatë ideale per të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje, i orientuar ne turizëm natyror dhe kulturor sepse zotëron potenciale, sic janë biodiversiteti i pasur, peisazhi natyror, qendra historike dhe kulturore, si dhe menyre jetese tradicionale ende aktive. Bashkërendimi ndërmjet tyre është një joshje unike për turistët.Vlora shumë shpejt do të ketë dy nga Parqet më të rinj Arkeologjikë të vendit: Orikumin dhe Amantian. Oriku afër detit, një perlë akoma e pazbuluar mire, por që do të na qaset me surpriza dhe do të bëhet objekt kurioziteti dhe fitimi, e vizitueshme nga shqiptaret dhe të huajt, si dhe Amantia që në shtrirjen e saj rrok shpirtin e labërisë, lashtësinë historike, të sotmen labe që projektohet drejt të ardhmes si identitet, si pikë takimi dhe fitimi nga turizmi për të përmirësuar jetën e banorëve të saj.Veç të tjerash, Vlora është cilësuar edhe si kryeqyteti i iso- polifonisë, e cila është as më pak e as më shumë një “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESKO.Unë e di që Vlora është zemra e Turizmit shqiptar dhe po perpiqem që ajo të rrahë fort në det, në breg,? në hoteleri e në turizëm kulturor.