Tirane me, 6 Qershor 2006
Të nderuar pëfaqësues të British Council
Të nderuar pjesëmarrës !
Fillimisht dua t′ju përgëzoj? për nismën rinore të ndërrmarrë nga British Counsil, për organizimin edhe këtë vit të shkollës verore,? ku padyshim promotori kryesor do të jenë të rinjtë. Si Ministër i Rinisë, kam kënaqësi që marr pjesë sot në këtë aktivitet, sepse në synimet e institucionit që unë drejtoj, nuk janë vetëm bashkëpunimet me karakter artistik e sportiv. Ne sapo kemi përfunduar hartimin e Strategjinë Kombëtare të Rinisë që është burim veprimesh dhe programesh, përmes të cilave do të përfitojë rinia shqipëtare.Një nga drejtimet e strategjisë është dhe ngritja e kapaciteteve rinore për pjesëmarrje në jetën publike për te çuar më tej proçeset demokratike. Këtij syn′ i shërben dhe bashkëpunimi me British Council, për organizimin e shkollës verore, në nivel kombëtar dhe rajonal. Të tilla bashkëpunime, MTKRS ka kurorëzuar gjatë këtij viti dhe me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të cilët kanë në qendër të politikave të tyre, zhvillimin e gjithanshëm të rinisë. Këtu po përmend marëveshjet e nënshkruara mes MTKRS dhe Drejtorisë së Rinisë së Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Sekretarit të Përgjithshëm të Rinisë të Greqisë, Korpusin e Paqes, dhe bashkëpunime në nivele të tjera. Duke studiuar drejtimet e kësaj shkolle verore, më ra në sy dhe përfshirja e disa aktivitetete rinore për njohjen e traditave dhe pasurive kulturore të vendit tonë. Unë e vlerësoj këtë nisëm si nxitje të rëndësishme, për zhvillimin e turizmit kulturor, i cili përbën bazën e strategjisë së zhvillimt të turizmit shqiptar. Ne besojmë se rinia shqiptare do të jetë më e orientuar për të dhënë kontributin e domosdoshëm për zhvillimin e vendit, ku çdo i ri do të gjejë veten brenda kësaj strategjie, sepse ajo do ti bëjë të mundur gjithsecilit të shprehë,? individualitetin dhe të ofrojë kontributin e tij.Gjithashtu muajt e fundit ka një rritje të bashkëpunimit të organizatave rinore në vend? me Ministrinë tonë, dhe këtu veçoj faktin se këto organizata ishin partnerët tanë kryesorë, në hartimin e? Strategjisë Kombëtare të Rinisë.Të nderuar pjesëmarrës. Duke e mbyllur këtë fjalë përshëndtëse, desha të theksoj se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për të rinjtë dhe promovimit t&e′; rolit të tyre, në shoqëri, për të edukuar qytetarë që dinë të zgjidhin problemet në frymën e paqes dhe jo të përjashtimit. Unë ju inkurajoj juve si organizatorë, që ky projekt të kthehet në një traditë. Duke ju uruar suksese në këtë shkollë verore, ju përshëndes të gjithëve.