Tirane me, 20 Qershor 2006
…Të gjitha kombet kanë figura me të cilat krenohen, mbasi kombet e mëdha dhe të vogla njihen përmes njerëzve të ndritur që nxjerrin. Sot, padyshim, figura më e njohur prej shqiptarëve është shkrimtari ynë Ismail Kadare.
Kultura? në një farë mënyre është pasaporta jonë më e mirë për t′ju paraqitur Evropës, ajo përbën pjesën e ndërgjegjes shqiptare që u tregon kombeve të qytetëruara se aspiratat dhe dëshirat tona i përkasin Evropës dhe familjes së kombeve të përparuara.Dua të theksoj se shkëndijat evropiane në këtë tokë nuk u shuan kurrë që nga? Gjergj Kastrioti, Barleti, Buzuku, Bogdani, Bardhi, De Rada? Kristoforidhi, Fishta, Konica, Naimi,? Gurakuqi, Poradeci , Kuteli ,Çabej, Nënë Tereza,? Rugova e shumë të tjerë,? të cilët me gjestet dhe veprën e tyre i bënë të qartë qytetërimit perëndimor se pavarësisht nga fati historik ne jemi? pjesë e tij.Në? mënyrën e tij shkrimtari mbi një të tillë fakt e ka përkufizuar identitetin tonë tek libri i tij i fundit.Krijimtaria artistike dhe orientimi gjeoshpirtëror i? Kadaresë kanë plazmuar shijet estetike të intelektualeve shqiptarë për një gjysëm shekulli, metaforat dhe? alegoria e tij politike kanë qenë ushqimi i paktë që ka rritur mendjet dhe zemrat e uritura të të rinjve tanë në kohën e diktaturës. Sot po ai Kadare, nëpërmjet këtij libri, po përpiqet t′u tregojë shqiptarve se rruga jonë e vetme drejt realizimit të shpirtit tonë kombëtar në simbiozë me idealet e larta të botë së qytetëruar perëndimore është shkuarja drejt Evropës si evropianë.Mendoj se tek libri identiteti evropian i shqiptarëve natyrshëm ka? rrëfyer? shpirtin tonë autentik me art dhe e ka? mbrojtur? atë edhe me pendën e publicistit dhe të eseistit e bash në kohën e duhur kur Evropa e qytetëruar përfundimisht do të zhdaravisë mjegullën që koha hodhi mbi marrëdhëniet tona.Në këtë kontekst po i referohem kryeministrit Berisha i cili, duke përkufizuar marrëdhënien e shkrimtarit me shqiptarët dhe qeverinë? e tij? ka shprehur një opinion mbarëshqiptar, duke? e quajtur Kadarenë? një rilindas? modern.
Vizioni europeist i shkrimtarit tonë Kadare si edhe bindja e tij se identiteti i shqiptarëve nuk është një lishars që lëkundet nga perëndimi në lindje por është një shkallë e mundimshme e ndërtuar mbi sakrificat dhe mbi gjakun e idealistëve dhe të atdhetarëve – është një e vërtetë e madhe, pa të cilën nuk mund të ndërtojmë një të nesërme të qartë për brezat e ardhshëm.