Tiranë,më_20.06.2006
Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj priti sot ministrin e ekonomisë së Sllovenisë Z. Andrej Vizjak. Ky i fundit gjendet në Shqipëri i shoqëruar nga një grup biznesmenësh, ku mori pjesë në forumin ekonomik, shqiptaro -slloven, organizuar mbajtur në Tiranë.
Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi dy palësh në fushat e turizmit dhe kulturës, ku ministri Leskaj i kërkoi ministrit slloven të hartohet një marëveshje bashkëpunimi në turizem mes dy vendeve.
“Një mareveshje e tillë do të përbënte bazë të fortë për ardhjen e investimeve sllovene në turizmin shqiptar si dhe do të nxiste më tej? bashkëpunimin në legjislacion dhe logjistikë”-tha ministri Leskaj në takim.
U ra dakort për ngritjen e grupeve të punës nga të dy palët për të mbajtur kontaktet dhe bisedimet për cështjet përkatese të turizmit.
Më tej Z. Leskaj rikonfirmoi vullnetin e qeverisë për mbështetjen e plotë ndaj investitoreëve të huaj duke u dhënë atyre statusin “Person i Stimuluar”. Në këtë pikë ministry Leskaj? theksoi masat e lehtësimit doganor dhe tatimor, mes të cilave është dhe heqja e taksës së Tatim- Fitimit në 5 vitet e para të hapjes së investim në turizëm.?
“Une ju premtoj tha ministri Leskaj se do të jem avokat i interesave të biznesmenëve sllovenë, duke ju garantuar atyre zbatim të ligjit dhe zbatim të standarteve evropiane në investimet e tyre.
Ne takim u theksua se Shqipëria po ben te gjitha perpekjet per te hyre ne tregjet nderkombetare si nje produkt me cilesi te larte turistike, duke ofruar një paketë? të integruar të? turizmit “të diellit dhe të kulturës”.
Ministri slloven Vizjak tha se shumë investiture sllovenë janë të interesuar për investime në infrastrukturën e turizmit, ndërkohë që theksoi dhe dashamirësinë e shumë bashkëatdhtareve shqiptarë në Slloveni për të ardhur në? Shqipëri. Z. Vizjak nënvizoi faktin se vendi ynë paraqet? potenciale të fuqishme turistike, duke krijuar premisë peër zhvillim të? turizmit.
Në takim u trajtuan dhe cështje të bashkëpunimit në kulturë vecanërisht në forcimin e logjistikës së biblotekave.