“Festa e pare italo-shqiptare në det”

Në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti turistik “Festa e pare italo-shqiptare në det”. Me këtë rast, në portin e jahteve në Orikum, rreth 20 km larg qytetit të Vlorës, u zhvillua Konferenca “Perspektivat e zhvillimit të turizmit në Republikën e Shqipërisë, roli i turizmit nautik”, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Bujar Leskaj. Në këtë aktivitet të përbashkët, merrnin pjesë edhe 157 shtetas italianë, profesorë, biznesmenë, të pasionuar pas turizmit sportiv nautik,të cilët mbërritën kishin mbërritur n&′l; portin e jahtëve në Orikum, me 30 veliera “jahte sportive”, në kuadrin e aktivitetit “Giro d’Italia a vela”.
?Në fjalën e tij, ministri Bujar Leskaj u ndal në perspektivën e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, duke nënvizuar politikat dhe masat që po merr qeveria në mbështetjetë këtij sektori dhe stimulimin einvestitorëve të huaj në vendin tonë, vecanërisht atyre italianë. “Vlora dhe Saranda do të shndërrohen në dy pole të fuqishme të zhvillimit të turizmit në Shqipëri”, evidentoi mes të tjerash, zoti Leskaj. Sipas tij, gërshetimi i turizmit të rërës e të diellit me atë kulturor, që po realizohet me sukses, po plotësohet edhe me masat që po merren në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës. “Ne jemi të vendosur për të përmirësuar cilësisht infrastrukturën rrugore dhe për të zhvilluar gjerësisht atë portuale dhe aeroportuale”, nënvizoi Leskaj. Brenda këtij konteksti ai evidentoi ndërtimin e akseve rrugore Lushnje-Fier e Fier-Vlorë, të cilat do të shërbejnë si arterie për të sjellë drejt Vlorës, flukset e pushuesve shqiptarë nga Kosova e Maqedonia. Për ministrin Leskaj, ndërtimi i rrugës përgjatë bregdetit zhvillimi i turizmit elitar e atij sportiv në këtë zonë,do të krijojë hapësirat e nevojshme për të kontaktuar me këtë pjesë të pastër të Rivierës Shqiptare. Duke u ndalur në investimin për ndërtimin e portit të jahteve në Orikum, Leskaj nënvizoi se, ai përbën një shembull konkret të pranisë së investitorëve italianë në Shqipëri, të cilët kështu, vec të tjerash, ndihmojnë edhe biznesin e tyre.
?Leskaj, foli gjithashtu për qëndrimin politiko-strategjik të Qeverisë “Berisha”, për nxitjen e investimeve të huaja, vëcanërisht ato italiane në Shqipëri. Në këtë aersyetim ai përmendi se, MTKRS ka përgatitur një sërë paketash ligjore për të mbështetur këto investime. Me këtë rast, ai përmendi dhënien e titullit “Person i stimuluar”, që. në vetvete presupozon lehtësira të ndjeshme fiskale për investitorët e huaj, sic janë përjashtimi nga një sërë taksash doganore, apo përjashtimi për një periudhë 5 vjecare nga taksa e tatim fitimit etj. “Ne jemi të vendosur t’i thellojmë këto masa, të liberalizojmë gjithcka e të stimulojmë ata investitorë, që do të investojnë në sektorin e turizmit, në formën e fshatrave turistikë etj”, theksoi më tej Ministri, Bujar Leskaj. Ai e cilësoi Vlorën simbolikisht, një “kryeqytet të turizmit shqiptar”. Brenda këtij përcaktimi, Leskaj përmendi celjen së shpejti të dy parqeve kombëtarë arkeologjikë, në Orikum dhe Amantia, duke plotësuar kështu paketën turistike të Vlorës e cila do të konturohet si një qytet me trashëgimi të vyer historike,? arkeologjike e kulturore. “Ne po mbështesim zhvillimin e turizmit dhe synojmë që Shqipëria të shndërrohet gradualisht, nga një vend turistik, në një vend me industri turistike”, nënvizoi Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ai ftoi të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë dhe të investojnë në Shqipëri.
?Duke ju përgjigjur interesimit dhe pyetjeve të përfaqësuesve të shtypit italian e të pranishmëve, Ministri Leskaj, nënvizoi se, Moratoriumi “Për mjetet lundruese”, është në thelb një ligj antiskaf e antitrafik i cili nuk pengon, por përkundrazi stimulon zhvillimin e turizmit dhe nxit bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë.
?Ai ripërsëritiedhe një herë se, qeveria shqiptare është e interesuar të mbështesë investimet e huaja në Shqipëri dhe vecanërisht, ato të italiane. Gianfranco Pontel, president kombëtar i shoqatës së Assonautikës së Italisë, i dorëzoi Ministrit Leskaj, një mesazh përshëndetjeje nga Ministrja e Turizmit e Italisë(?) Stefania Melandri, e cila e ftonte homologun e saj shqiptar për të bashkëpunuar ngushtësisht në fushën e zhvillimit të turizmit, në interes të përbashkët të të dy vendeve. Po ashtu, kryetari i bashkisë(?) së Venecias, i dërgoi Ministrit Leskaj, simbolin e këtij qyteti, në shenjë miqësie e bashkëpunimi.
?Mjaft nga të pranishmit, personalitete të fushave të ndryshme, drejtues të shoqatave, apo të dhomave të tregtisë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, të qyteteve të ndryshme të Italisë, folën për probleme të ndryshme në fushën e bashkëpunimit mes dy vendeve për zhvillimin e turizmit. Prof. Paolo Del Buono, drejtor i shoqatës nautike të Adriatikut,? nënvizoi se, Shqipëria po përjeton një fazë dinamike zhvillimi. Ai kërkoi që, të mbështeten aktivitetet promovuese në fushën e turizmit sportiv, si dhe lehtësira portuale. Po ashtu, folën edhe përfaqësues të pushtetit vendortë Vlorës e bashkisë së Orikumit, që garantuan mbështetje të plotë për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e turizmit.
?”Giro d’Italia a vele”, është një aktivitet që zhvillohet për të dytin vit rradhazi, duke prekur portin e jahteve në Orikum, 20 km larg qytetit të Vlorës. Në të marrin pjesë 157 persona, personalitete të fushave të ndryshme, të arsimit, shkencës, biznesit, kulturës, të pasionuar pas turizmit sportiv, përfaqësues të qyteteve të ndryshme portuale, nga gjithë Italia. Ata janë nisur me 30 veliera(jahte sportive, nga bregdeti perëndimor i Italisë(Genova) dhe pasi përshkojnë të gjitha portet që lagen nga deti Adriatik, do të përfundojnë lundrimin detar në Trieste. Në këtë udhëtim, velierat do të ndalen për tre ditë edhe në portin e jahteve në Orikum të Vlorës, investim i shtetasit italian, Giorgio Alfo. Një nga nismëtarët e këtij aktiviteti është kampioni i botës, Cino Ricci, president i “Giro Vela”, i cili ndodhet në Vlorë.
?Aktivitetet vazhdoi me promovimin e guidës turistike “Vlora, qyteti me dy dete”, botim i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, me ekspozite te fotove dhe [ikturave nga peizazhe te Vlores dhe zonave turistike? pereth, nje koktej me ushqime tradicionale si dhe me mbajtjen e nje koncerti ne qendren kulturore te Vlores.