Date 1 Korrik 2006
I nderuar Z. President
I nderuar Kryetar i Bashkisë
Te nderuar familjarë të poetve V.Blloshmi e G.Leka
Te nderuar te pranishem
Perherë në vizionin tim për altarin e kombit shqiptar kanë qënë përkrah heronjtë dhe poetët, luftetaret dhe mendimtaret, fjala dhe veprimi.
Natyrisht kur them këtë bash aty shoh Vilson Blloshmin dhe Genc Leken, të cilet si pak kush e deshen jeten, lirinë, të bukuren e si pak kush u ndanë prej tyre duke i mbrojtur ato. Shteti totalitar i trembej fjalës së lirë dhe artikuluesve të saj.
Ne të gjithë e dimë nga dialektika historike se, shtetet totalitare bien dhe poetët mbesin: vargu i tyre është monumenti më i perkryer i thelbit të njeriut, është deshmitari i perjetshem i triumfit të lirisë mbi tiraninë.
Blloshmi dhe Leka iken naten, por lanë dritë për të gjithë shqiptaret që ishin në kerkim të ndergjegjës së tyre të humbur.Është ajo dritë që na ka mbledhur ne sot rreth ketij monumenti të kujtesës e jo vetem aq: Kujtesa nuk është gjithmonë marrdhënie vec me të kaluaren për të balancuar ekuilibrat socialë politikë e kulturorë.
Jo -ajo është dhe vizion për të ardhmen, rojtare e patjetërsueshme e vlerave që duhen percjellë breznive. Ajo është dhe barrierë për negativitetet tragjike që mund t′i qasen te perditshmes tonë. Sot është një ditë e zymtë për të gjithë ata që prej dekadash ndertuan një mur solidariteti me xhelatet kunder viktimave, me fajtoret kunder të pafajshmëve e nga ana tjetër një ditë meditimi dhe krenarie për të gjithë ata që fort besuan tek idealet e Blloshmit dhe Lekes, të cilet, si peng dashurie u rikthyen në qytetin e tyre.
Të dashur miq!
Poetët kanë dy jetë: një fizike e një të perjetshme, dhe kjo e dyta e sfidon vdekjen tejpertej dhe atdheun e purifikon nga skorjet, e bën atë të? vazhdueshem, të perjetshem, Itakë dashurie.Bij të ketij dyzimi, poetët tanë shkruan një poezi të sinqertë me pejza të holla? ndjeshmerie,? duke respektuar? kultin e së bukures brenda parimit se e verteta dhe rregjimet totalitare nuk perputhen .Ata i kenduan vatres familjare, ngrohtësisë së zjarrit, nderrimit të stineve ,njeriut në thjeshtësinë dhe madheshtinë e vet? dhe jo ideologjisë së stepave? Poezitë “Sahara” dhe “Oxhaku”, krejt të vecanta nder letrat shqipe, qenë padyshim disidence e natyrshme? e artit ndaj skematizmit e moralit ndaj poshterimit e dinjitetit mbi vesin. Virtytet dhe vlerat qenë faj perballë doktrines komuniste dhe jakobinve të realizmit socialist .
Dy poetë që jetuan bashkë dhe i vranë bashkë′; dy shpirtëra binjakë në poezinë shqipe që emrin e tyre nuk e lanë të shkruajtur jo vetem në antologjinë poetike, por edhe në mendjet dhe zemrat e një kombi të tërë që kerkon të rilindë.
Shoqëria shqiptare u mbetet përjetësisht borxh këtyre martirëve, që në ditët më të zymta, patën kurajon të dëshmonin se ndjenja e së bukurës nuk është tharë përfundimisht në shpirtërat tanë.Ne sot, jemi projeksioni i ëndrrave të tyre, një shoqëri demokratike, e cila duhet t′i kthehet me dhimbje e mirënjohje dinjitetit njerëzor, me të cilin ata na përfaqësuan si komb.Ata janë krenaria jonë në ditët më të vështira, kur për kreënarinë njerëzore ngrihej kryqi, litari, trikëmbëshi.
Diktatura totalitare dje, por edhe periudha e turbullt e, shpesh herë e pasqaruar e postkomunizmit, ku nga amullia, e ku nga mungesa e vullnetit politik, e kanë ngadalësuar piedestalin e këtyre martirëve të vërtetë të shpirtit tonë demokratik.
Në këtë kontekst ka shumë të drejtë shkrimtari dhe mendimtari ynë i njohur Ismail Kadareja kur thotë: “Strategjia e kësaj sjelljeje cinike është e qartë – të mbulohet m′do kusht e vërteta e krimit komunist në kulturë”. Por shoqëria shqiptare me kohë ka vazhduar të emancipohet dhe të fitojë atë vetëdije europiane për të dalluar kush është xhelati e kush viktima.Vetë qeveria demokratike e zotit Sali Berisha, si vlerë e përbashkët dominuese e standarteve europiane demokratike, kthehet të respektojë altarin e përgjakur nga këta dy dëshmorë të lirisë e civilizimit. Unë si ministër i MTKRS-së, jam i bindur se vendosja e këtyre shenjave, do ta orientojë sensibilitetin popullor drejt vlerave të larta, demokratike e qytetëruese, pa nostalgjinë e recidiveve komuniste që qarqe të caktura kërkojnë të ringjallin ende. Unë sot dua t′ju kumtoj një mesazh kumbarëve të tragjedisë Blloshmi-Leka,- pranoni turpin! Natyrisht, sipas besimit sektant që keni… rrëfehuni… që bashkejetesa? jonë e imponuar? të marrë një kuptim.