Tirane 5 Korrik 2006.
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
Ne perputhje me nje nder kater perparesite e programit ekonomik te qeverise Berisha, qe eshte zhvillimi i turizmit te qendrueshem e gjenerues te te ardhurave per shqiptaret, ka ardhur koha qe Shqiperia te kete nje Ligj te ri per Turizmin.
Ne fillim, do te doja te falenderoja koleget tane nga OBT dhe SNV, qe po na ndihmojne ne kete perpekje te madhe. Do te doja te falenderoja po ashtu te gjitha institucionet e tjera donatore dhe te asistences teknike ne Shqiperi, qe po japin nje kontribut shume te vyer per zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne vendin tone, si PNUD, GTZ, Programi EDEN i USAID-it, Bashkepunimi Italian, etj.Sektori i turizmit ne Shqiperi ka potencial te madh qe kontribuon ne zhvillimin social-ekonomik te vendit, duke sjelle te ardhura, duke forcuar rezervat e valutes, si dhe duke krijuar vende pune. Ekzistojne mundesi te jashtezakonshme per te shfrytezuar avantazhet e Shqiperise ne tregun nderkombetar te turizmit. Megjithate, kjo duhet te arrihet duke mbrojtur dhe zhvilluar ne te njejten kohe kulturen unike te vendit, trashegimine dhe mjedisin.Ministria qe une drejtoj ka afro nje vit qe po bën të gjitha përpjekjet për të rritur nivelin e marrëdhënieve me OBT-ne dhe ne pergjithesi me gjithe komunitetin donator nderkombetar, ne funksion te marrjes se ndihmes sa me cilesore e intensive per zhvillimin e nje kuadri ligjor favorizues per investimet dhe berjen e biznesit ne turizem. I ka gjetur marredheniet me OBT-ne ne nivel gati zero dhe tani jemi duke zbatuar nje projekt me kete organizate. OBT eshte FMN-ja e industrise turistike mbareboterore. Ajo mund të vendosë në dispozicion fonde, ekspertize dhe projekte me shumë vlerë për Shqiperine. Ky projekt i pajisjes se vendit tone me nje ligj te ri modern dhe gjitheperfshires per turizmin eshte vetem fillimi i mbare i punes me kete organizate. Ju kemi ftuar te gjithe ju veprimtare turistike, perfaqesues te ministrive te linjes, organizata donatore, OJQ, qeveri vendore, akademike, etj., pse synojme te fusim ne procesin e pergatitjes se ligjit sa me shume ide dhe propozime tuajat per rritjen e cilesise se aktivitetit turistik, per lehtesira te metejshme fiskale per investimet ne turizem. mirekuptim dhe mbeshtetje nga ministrite e tjera te linjes, si ministria e Financave, ajo e Rregullimit te Territorit dhe Transportit, ministria e Brendshme, etj. Përvoja dhe profesionalizmi i ekspertit të OBT-se, zotin John Downes? pa dyshim do të jenë shumë dobiprurës për hapat tanë të mëtejshëm ligjore në zhvillimin e turizmit. Me lejoni t′ju permend disa nga objektivat tona si ministri e Turizmit per zhvillimin e ketij sektori:
· Turizmi do te mbeshtetet si nje sektor ekonomik kryesor me qellim qe te permbushen kerkesat e turisteve nderkombetare dhe ato te qytetareve shqiptare per argetim, shplodhje dhe dijeni per kulturen dhe mjedisin;? per te ulur varferine; per te hapur vende pune dhe mundesi per biznesin, dhe si kontribues ne zhvillimin social-ekonomik te vendit.
· Promovimi i Shqiperise si nje destinacion turistik i nje cilesie te larte persa i perket kultures dhe interesit per vende piktoreske dhe cilesise e sherbimeve mikpritese dhe keshtu te krijohet nje pershtypje e favorshme dhe e paharrueshme per njerezit e ketij vendi.
· Ndersa vazhdojme te mirepresim vizitore afat-shkurter; do te mbeshtesim prodhimin e produkteve te reja, tregjet dhe shtytjet per turistet qe te zgjasin koheqendrimin e tyre ne Shqiperi.
· Me qellimin per te nxitur zhvillimin e balancuar rajonal, do te mbeshteten aktivitete qe lidhen me turizmin ne te gjitha pjeset perkatese te vendit, ne menyre qe njerezit ne te gjithe Shqiperine te kene mundesine te perfitojne nga ky sektor.
Parimet e zhvillimit te qendrueshem te turizmit do te jene ne thelb te politikave te qeverise per turizmin, si me poshte.
· Turizmi do te zhvillohet ne te njejten linje me trashigimine kulturore, dhe me traditat dhe zakonet e popullit tone
· Planifikimi, organizimi dhe zbatimi i turizmit ne nivel lokal do te jete pjese perberse e zhvillimit te qendrueshem te turizmit.
· Do te kete pjesmarrje te gjere te aktoreve dhe e komunitetit ne proceset e planifikimit per zhvillimin e turizmit ne nivel kombetar dhe lokal.
· Planifikimi i turizmit dhe menaxhimi i burimeve te turizmit do te realizohet duke mbrojtur mjedisin dhe burimet natyrore te vendit.
· Do te kete shperndarje te barabarte te avantazheve dhe kostove te zhvillimit te turizmit? ndermjet biznesit te turizmit, bashkive dhe komuniteteve rurale dhe popullsise ne pergjithesi ne zonat pritese.
· Do te ofrohet informacion, edukim, motivim dhe perfshirje te, komunitetit lokal ne procesin e zhvillimit te kapaciteteve te turizmit.
· Do te kete mbeshtetje per zhvillimin e turizmit ne nivel lokal? me ane te krijimit te kushteve te mjaftueshme per zhvillimin e infrastruktures se turizmit.
Nje rol kyç i ministrise se Turizmit qe do te percaktohet qarte ne ligjin e ri eshte ai i rregullimit te industrise turistike. Ky eshte nje funksion baze i autoriteteve kombetare turistike ne te gjitha vendet e botes. Akreditimi i sherbimeve turistike ne Shqiperi do te respektoje normat dhe direktivat e BE-se, duke ndihmuar ne rritjen e cilesise se produkteve te kesaj industrie. Zhvillimi i ketij sektori eshte ne nje faze fillestare. Ne bashkepunim me sektorin privat dhe organizatat perfaqesues te tij, qeveria shqiptare dhe ministria jone synojne te krijojne nje kulture sipermarrjeje dhe te respektimit te standarteve e Kodit te Etikes ne turizem. Burimi me i mire qe ne kemi per zhvillimin e turizmit jane njere′ tane, sidomos te rinjte. Ne duhet t′i inkurajojme ata te shikojne nje karriere ne turizem, duke i nxitur dhe shperblyer per mundin e tyre.Duke draftuar kete ligj te ri per turizmin, ne synojme te nxisim dhe fuqizojme ndermarrjet e vogla e te mesme shqiptare ne kete sektor, te promovojme standarte te larta cilesie dhe te largojme pengesa te mundshme burokratike per te realizuar nje konkurrueshmeri sa me te larte ne kete industri. Do te nxisim sektorin privat te rrise nivelin e numrin e njesive te tij akomoduese dhe te standartit te sherbimeve. Ju ftojme te gjitheve te kontribuoni me sugjerimet dhe verejtjet tuaja ne pergatitjen e ketij ligji. U sigurojme se qe ne fillim te pergatitjes se tij(sikurse jane keto dite) ju do te ndjeheni dhe do te jeni realisht aktore te mirefillte te tij. Ky takim kombetar do te pasohet nga dy te tjere te tille ne Vlore ne fund te kesaj jave, dhe ne Shkoder ne fillim te javes tjeter. Drafti i pare qe do te behet gati edhe me verejtjet e sugjerimet tuaja, do t′ju vihet serish ne dispozicion per nje thellim te kontributit dhe ideve tuaja. Ministria e Turizmit dhe une personalisht jemi te bindur se vetem duke nxitur nje diskutim sa me te gjere mes aktoreve dhe faktoreve te zhvillimit te turizmit, te cilet jeni ju, do te mund te ndertojme nje ligj ndihmues, qe do te sherbeje per nevojat e sotme dhe te perspektives se sektorit.
Ju uroj te gjitheve pune te mbare!