Letra At Zef Pllumin – Drejtuar Ministrit te Kultures z.Bujar LESKAJ

Shum I nderuemi Z. Bujar Leskaj Minister I Kultures dhe Rinise e Sporteve. Me ane te ksaj letre kryesisht due me ju falnderue per propozimin e perpjekjet tuaja personale qe te me jepet Urdhri Nderi I Kombit.Me fole te drejten kam ndjeke me vemendje te madhe veprimtarine tuaj njvjecare si titullar I ksaj ministrie e cila mue m′intereson shum, dhe simbas mendimit tim, pa medyshje, jeni Ministri me i sukseseshem I periudhes postkomuniste per Kulturen shqiptare ashtu edhe ma properendimori.Me kane pelqye mjaft memoriali I Vilson Blloshmit e Genc Lekes si figura te panjoftuna te kultures shqiptare, por mendoj se duhen rri ne pah dhe figurat madhore te Kultures shqiptare si At Gjergj Fishta, Shtjefen Gjecari, Faik Konica e ndonje tjeter te perbuzur gjate diktatures proletare.Mendoj se emrat e ktyre duhen perhape ne te gjithe Shqiprine, sidomos me ane monumentesh, emra rrugesh, sheshesh dhe shkollash te rendesishme.Perfundoj me urimet ma te mira per veprimtarine tuaj e u pershendes me zemer.

firma

Shkoder, 8 korrik 2006