Takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

Tiranë,më_11.07.2006
Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj priti sot ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës,Z. Bujar Dugolli ( në këtë dikaster përfshihet dhe turizmi). Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi dy palësh për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe Kosovë. Ministri Leskaj theksoi se MTKRS po punon për zbatimin e marëveshjes së bashkëpunimit në turizëm mes dy vendeve nënshkruar në fillim të muajit maj në Prishtineë. Ndër të tjera ministri Leskaj vuri ne dukje se qeveria e djathtë, e ka renditur prej kohësh turizmin si një ndër prioritet kryesore të zhvillimit ekonomik, dhe në këtë pike po merren të gjitha masat për një pritje sa më të mire të turistëve nga Kosova.
“Krahas zhvillimit te turizmit të rërës dhe diellit, MTKRS po zbaton strategjinë e turizmit kulturor ku rëndësi të vecantë po i? jepet respektimit të vlerave kulturore, traditës dhe frekuentimit të muzeve.
Ministri Leskaj kërkoi nga homologu i Kosovës bashkëpunim të ekspertëve të turizmit në Kosovë për hatrtimin e ligjit për turizmin. Sipas ministrit Leskaj dhe MTKRS e Shqipërisë do ndihmojë për anëtaresimin e Kosovës si partnere e denjë në Organizatën Botërore të Turizmit, me qendër në Madrid.
Ministri Bujar Leskaj tha se këto ditë në Ministrinë e Punëve Publike po përfundojnë dhe tenderat për ndeërtimin e disa akseve kryesore të rrugës më të ë kombëtare Dures-Morinë, e cila sipas Leskaj është arteria bazë për zhvillimin e turizmit të të dy vendeve. Ministri Leskaj dhe Dugolli theksuan nevojën e hartimit të një strategjie të përbashkët të turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohe që u vu theksi dhe tek shkëmbimi i turistëve, ku dashamirësit e rërës dhe diellit të vinë në Shqipëri dhe turizmi alpin të zhvillohet në Kosovë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Z. Bujar Dugolli? vlerësoi masat që ka ndërmarrë qeveria për përmirësimin e turizmit, dhe në vecanti për lehtësirat kufitare për turistët nga Kosova. Ai përmendi ndryshimin e ndjeshëm të imazhit turistik të Durrësit, si dhe mikpritjen në pikat hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë.