Tirane me, 15 Korrik 2006
Të nderuar pjesëmarrës, shkrimtarë, kritikë, studiues dhe kulturologë!
Është kënaqësi e veçantë për mua si Ministër i Kulturës t′ju shoh sot të tubuar në një aktivitet të rëndësishëm ku do të diskutohen çështjet e komunikimit kulturor në botën shqiptare. Zhvillimi dinamik i shoqërisë sonë demokratike shtron kërkesa të reja për modernizimin e sferës shpirtërore, siç është kultura jonë kombëtare dhe bashkëpunimi kulturor midis krijuesve shqiptarë nga të gjitha trevat. Kjo do ta zgjerojë dhe do ta bëjë më fisnike sferën tonë shpirtërore. Vetë prezantimi që i bëjmë sot Institutit të Kontakteve Kulturore me këtë aktivitet promovues, synon të harmonizojë potencialin artistik të krijuesve shqiptarë për të hyrë në një rezonancë mbarëkombëtare. Jam i bindur se me talentin dhe profesionalizmin tuaj, ju do të dini të shtroni çështje strategjike për fatin e kulturës sonë kombëtare, e cila, duhet pranuar, deri më sot, për shkaqe të ndryshme historike, ideologjike e konjukturale ka funksionuar e ndarë, e mbyllur, pa e njohur vetveten. Ne si Ministri, në akord me politikat tona kulturore, e kemi m′uml;shtetur Institutin e Kontakteve Kulturore, sikundër kemi mbështetur e mbështesim çdo inisiativë të dobishme që përputhet me filozofinë kombëtare të kulturës që është në thelb të platformës së qeverisë demokratike. Vetëm me një bashkëpunim dhe harmonizim të tillë ne do të mund të kapërcejmë barrierat e ndryshme që kanë penguar komunikimin me vlerat tona më të mira artistike. Kultura dhe arti shqiptar janë vitalë, janë të shumllojshëm. Ato kanë një identitet të vetëm me të cilin i prezantohemi rajonit dhe botës. Integrimi i përvojave të ndryshme artistike në një komunikim kulturor të përbashkët e cilësor, do të imponojë një situatë krejt tjetër në kulturë. Ky k′nikim me vlerat më të mira të krijuesve tanë nga Tirana, Prishtina, Shkupi apo Ulqini, do të na shpalosë një dimension të panjohur më parë të kulturës shqiptare në Ballkan dhe në Europë. Energjia e vërtetë krijuese e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë do të derdhet për herë të parë, e bashkuar në një rilindje kulturore mbarëshqiptare me një art origjinal kombëtar. Politikat tona kulturore të qeverisë demokratike dhe filozofia jonë mbi kulturën do ta bëjnë realitet konkret këtë rilindje shpirtërore, nëpërmjet energjisë krijuese dhe humanizmit të kulturës, për të vërtetuar se ne jemi, para së gjithash një ko′me shpirt artistik që e duam dhe e çmojmë të bukurën, shëndetin moral, vlerat humane. Si të tillë, ne nuk jemi të huaj për civilizimin europian.Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë hapa konkretë dhe të qartë në përmbushjen e këtij misioni integrues e përbashkues me botën kulturore shqiptare. Bashkëpunimi dhe kontakti ynë do të vazhdojë të jetë gjithmonë ekzigjentë në fusha të pa eksploruara më parë. Startegjia jonë e qasjes ndaj komunikimit kulturor ndërshqiptar gjatë këtij viti do të vazhdojë të intensifikohet me një gamë të madhe aktivitetesh të shumëllojshme kulturore midis Tiranës dhe Prishtinës, komunikim i cili kulmon në muajn shtator. Mbi njëzetë aktivitete të rëndësishme në arte të tilla si dramaturgjia, letrësia, piktura, muzika klasike, politologjia etj do të synojnë afrimin tonë estetik e shpirtëror tanimë në një kontekst të përbashkët të kulturës sonë kombëtare.Ndaj pra kjo ditë është një ditë e mbarë dhe me siguri që hap një prespektivë të re kulturore dhe si e tillë i uroj me gjithë zemër mbarësi.
Ju faleminderit