Tiranë,më_17.07.2006
Ministri i MTKRS Z. Bujar Leskaj në prani dhe të drejtorëve të dikasterit, ka pritur sot homologun e Kosovës, Ministrin? e Kulturës Z. Astrit Haracija. Në qendër të takimit ishte axhenda e aktiviteteve te Muajit të Kulturës Mbarëkombëtare Shqipëri-Kosovë, që do të mbahet gjatë shtatorit.
Ministri Leskaj tha se drejtoritë e MTKRS dhe institucionet e varësisë po punojnë për përcaktimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të mbahen në shtator, në të dyja vendet. Axhenda e aktiviteteve të muajit të kulturës i është përcjellë për njohuri dhe kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka mbështur plotësisht këtë inisiativë të ministrit të kulturës Bujar Leskaj. Ministri Leskaj tha se pamvarësisht nga fondet që janë në dispozicion për këtë inisiative, strukturat e artit dhe kulturës do tia dalin mbanë, në mënyrë që të percillen realisht vlerat e artit të kombit shqiptar. Z. Leskaj tha se në qytete të ndryshme të Shqipërisë ku pritet të zhvillohen aktivitetet e artistëve nga Kosova, do të jenë në gadishmëri të gjitha institucionet e kulturës dhe artit, përfshirë godinat përkatëse.
“Shpallja e shtatorit të muajit të Kulturës mbarëkombetare është një nga prioritet tona kryesore dhe ne do të punojmë me tëe gjitha kapacitetet për zbatimin me sukses të kësaj sfide- tha ndër të tjera ministri Leskaj
Në të njëjtën linjë vlerësimi ishte dhe ministri i kulturës së Kosovës, z. Haracija, i cili u shpreh se “edhe në Kosovë qëndron problemi fondeve, por artistët shqiptarë në të dy anët e kufirit, në muajin shtator do të punojnë krejtësisht per nder të kombit”. Ai garantoi mbështetje të plotë të institucioneve të Kosovës për aktivitetet e artistëve dhe intelektualëve të Shqipërisë në qytete të ndryshme kosovare.
Inisiativa për shpalljen e shtatorit, “Muaji i Kulturës Mbarëkombëtare” u bë publike në Prishtinë gjatë vizitës së ministrit Bujar Leskaj në Kosovë në muajin prill, ku u nënshkruan dhe marëveshje bashkëpunimi mes disa
Institucioneve të artit dhe kulturës së Shqipërisë me ato të Kosovës.