Tirane me, 3 Gusht 2006
Të dashur bashkëpatriotë!
Të nderuar miq e pjesmarres!
Gjatë punes time si anëtar i kabinetit Berisha kam patur shumë momente të rendesishme por ky i tanishmi pra kjo mbrëmje është e veshur me petkat e së vecantes,një ide e bukur dhe emocionuese e cila synon të realizojë monumentin më të madh kombetarë-bashkimin shpirtëror të shqiptarve kudo që janë? na ka mbledhur sonte në këtë konventë të? Organizates Kombetare Shqiptaro-Amerikane të ciles i uroj punë të mbarë për të miren tonë të perbashkët.Diaspora Shqipetare? kudo e ndodhur ndryshe nga të tjerat ka patur një fat dhe pergjegjësi të madhe perballe historisë.
Ajo si qënder rendese pati gjithmone Shqiperine që nga Rilindja Kombetare e deri më sot.Kur Shqiperia mungonte,kur ajo vete rrethohej me gjëmba- ju të dashur bashkëatdhetarë u shnërruat në tejzgjatje të atdheut në ambasadorë të tij? në botën e qytetëruar dhe të lirë- si projeksioni më i mirë i deshirave dhe endrrave të vellezerve dhe motrave tuaja nën diktaturen komuniste.Ju u shndërruat në puntorë të? palodhur të lirisë kombetare e shoqërore? per krejt hapësiren shqiptare në Ballkan e për këte keni e do të kini gjithmonë mirnjohjen e kombit tuaj.Prezenca juaj në SHBA? në shtetin e lirive dhe të drejtave ka qënë një faktor i rëndesishem që ka percaktuar miqësinë ndermjet dy popujve? përgjatë historisë pavarësisht nga lufta e ftohte.
Ne gjejme tek SHBA mbeshtetesin? kryesor te ceshtjes shqiptare si dhe aleatin kryesor në të gjitha betejat tona per zhvillim shoqëror e politik e cila falw jush i bwn keto lidhje edhe me tw natyrshme. Po të shfletojmë? fjalorin?? demokratik?? të termave? të këtyre viteve ne vendin tone fjala integrim është më e perdorshmja.Rreth saj kanë pluskuar dilema e hamendje, paragjykime e vrasje ndergjegjjeje të pafund e zhbirime historike me kahje e tendenca të kunderta.Modeli më i mirë i integrimit per ne jeni ju shqiptaret e Amerikes që në kushtet e lirisë duke respektuar punen ,sakrificat dhe demokracinë si të tillë duke arritur suksese të admirueshme ne ekonomi në jeten sociale e politike në kulturë e fusha të tjera deshm′ se shqiptari është një individ dhe bashkësi e? denjtë në? botën perendimore, ndan të njëjtin qytetërim të njëjtat vlera të demokracisë universale.Sic ju e dini rruga jonë drejt demokracisë dhe progresit nuk ka qënë e lehtë por ju keni ardhur në Tiranë pas një ndryshimi të madh politik e shoqëror të përftuar nga zgjedhjet e 3 korrikut të 2005 produkt e së cilave është edhe Qeveria Berisha.Kjo qeveri mbi të gjitha po perpiqet të krijojë një fuqi morale të re per krejt jeten tone kombetare bazuar në shënjterinë e ligjit në luften e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe në krijimin e një infrastrukture që nxit zhvillimin ekonomik e hap rrugen e Shqiperisë drejt bashkimit Europian dhe organizmave atlantik.Kjo Konventë është shënjë që ju dhe ne sëbashku po besojmë në fuqinë e vullnetit tonë dhe po besojmë seriozisht në rindertimin e ndergjegjës tonë vetjake e kolektive në sherbim të së sotshmes e të së nesërmes.
Në cilësinë e ministrit të Turizmit kam kenaqësinë t′ju njoftoj se Turizmi është një nga prioritet e kësaj qeverie .Është prioritet sepse ne jemi të ndergjegjshem per bukurite dhe pasurite e medha natyrore me dete e male si pak kush? dhe sitet e shumta kulturore? e arkeologjike nepermjet të cilave po potencilizojmë turizmin kulturor .
Më konkretisht për të stimuluar sa më shumë zhvillimin e Turizmit ne kemi punuar njekosisht në fushen e legjislacionit? duke e permirësuar e modernizuar atë si dhe me asistencë për të gjithë operatoret turistikë në vend. Në një hark të ngushte kohe në bashkëpunim me ekspert dhe organizma të specializuar nderkombetarë hartuam stategjinë kombetare të zhvillimit të turizmit e cila po jep frytet e para gjatë ketij 6 mujori patem rreth 80 mijë turiste më shumë se një vit më parë.
Të dashur bashkëatdhetare !
Qeveria jonë? po favorizon investimet e huaja në shumë sektorë të jetës ekonomike të vendit por ajo deshiron mbi të gjitha që këta investitore të jenë shqiptarë prandaj ju bëj një? thirrje të sinqertë ejani dhe investoni në Shqiperi sepse ketu do të keni mjaft lehtesira fiskale dhe siguri të plotë për Biznesin tuaj.
Panorama turistike e Shqiperisë? ju ofron ju shansin e zgjedhjes cka do të thotë një nisje e sigurt per paratë tuaja.Sonte ketu jeni 300 shqiptaro Amerikan e ju falenderoj të gjithëve që na keni nderuar me praninë tuaj e në vecanti falenderoj zotin? GJON LULGJURAJ që është perpjekur më së shumti për t′ja arritur ketij casti por sëbashku duhet të punojmë që jo 300 por 3mijë, 30 mijë e shumë më teper shqiptaro amerikan të rizbulojne vendin e eterve dhe gjysherve duke respektuar profecine e Nolit MBAHU NËNO MOS KI FRIKE SE KE DJEMTE NË AMERIKË .
Ju faleminderit