FJALIMI I MINISTRIT NË TAKIMIN PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

Galeria Jozef-Durres me, 06 Shtator 2006.
Të nderuar pjesëmarrës,
Duke iu uruar mirëseardhjen në Shqipëri kolegëve tanë të Kosovës, dëshiroj në fillim të them se,? ky aktivitet ishte një hap më shumë drejt integrimit të vlerave tona kulturore kombëtare në Europën e përbashkët.
Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në një takim si ky i sotmi, pasi është në prag të nismave dhe veprimeve të përbashkëta, të udhëhequra me synim popullarizimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.
Nuk është e tepërt të themi se kultura përveç se është një element i spikatur i identitetit tonë, është njëkohësisht një nga vlerat të cilat na kanë integruar në kulturën botërore. Jo më kot site të trashëgimisë kulturore si; Parku Kombëtar i Butrintit, Qyteti muze i Gjirokastrës, ose dukuri të tjera të trashëgimisë kulturore shpirtërore si; Isopolifonia, me të drejtë janë çmuar nga UNESCO si pasuri botërore. Në këtë rrugë janë edhe shumë monumente dhe tradita të tjera të popullit shqiptar, të cilat në fokusin e këtij takimi do të vazhdojnë të zgjojnë interesime të ndryshme.
Binomi turizëm-kulturë është tashmë motoja jonë në definicionin e Strategjisë së Turizmit Kulturor, strategji e cila ka ofruar jo vetëm një tip të veçantë turizmi, por ka bërë më tërheqëse Shqipërinë dhe traditat e saj në sytë e tyre.
Më lejoni t′ju them se, në mbështetje të promovimit dhe përmbushjes së objektivave të Strategjisë së Turizmit Kulturor, ne kemi referomuar dhe jemi në vazhdimësi të procesit të reformimit të strukturave dhe institucioneve tona përgjegjëse për tashëgiminë kulturore. Qeveria Shqiptare në programin e saj për trashëgiminë kutlurore tregon një kujdes të vecantë për të pasi kjo trashëgimi përfaqëson një dukuri që mbart një përmasë bashkëpunuese vlerash kulturore mes trevave, kulturave, traditave dhe religjoneve. Kjo prirje është pasqyruar edhe në strukturat e reja të institucioneve të kulturës,? të cilat tashmë gërshetojnë së bashku, në një faktor harmonik trashëgiminë, kulturën dhe turizmin. Në këtë kuadër ne mbështesim fuqimisht dhe e konsiderojmë shumë të rëndësishëm angazhimin për një luftë të përbashkët për ata që me ose pa qëllim,? dëmtojnë këtë trashëgimi të vyer. Ju jeni në dijeni të faktit që, deri më sot, tradita jonë e konsolidimit të institucioneve të mirëfillta të specializuara në fushën e trashëgimisë kulturore si; Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, janë institucione? të cilat mbartin në vetvete një komponent shumë domethënës, në skemën për institucionalizimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore, për ruajtjen, restaurimin, konsolidimin, njohjen dhe promovimin e kësaj pasurie.Në vazhdimësi të plotësimit të kësaj skeme vjen organizimi i? Zyrave të Reja të Parqeve Kombëtare Arkeologjike nën modelin e shumënjohur të Butrintit, në 6 sitet e reja arkeologjike, si Butrinti Apollonia, Amantia, Orikumi, Bylis, Shkodra dhe Antigonea dhe në vitin 2007 do të hapen të tjera Zyra në Finiq dhe Lezhë. Këto Parqe të reja arkeologjike, duke respektuar traditën tonë të lashtë duke e përdorur atë për edukimin e brezave të rinj në funksion gjithahstu të rritjes së numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Këto tre grupe institucionesh të specializuara për: restaurimin, gërmimin dhe menaxhimin, bashkëveprojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën, në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri. Pa turizëm kulturor nuk ka edukim, imazhin e duhur dhe punësimin në kulturë.
Rijetëzimi i monumenteve të kulturës është standart i ri që ne kërkojmë nga institucionet e trashgëimisë kulturore, sepse rijetëzim do të thot&e′; pikë së pari: mbrojtje, restaurim dhe popullarizim të këtyre vlerave. Prandaj, të qartë në hapat tona, për t′i hapur monumentet për publikun, jemi të bindur se, në këtë mënyrë i shërbejmë vetëm trashëgimisë që ajo të bashkëjetojë me brezat e rinj.
Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave ka aprovuar edhe mbështetjen financiare prej 100.000 euro për rijetëzimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, pjesë e aksioneve të përbashkëta ndërkombëtare të ideuar nga UNESCO nëpërmjet kulturës dhe integrimit
Shpresoj që në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, nëpërmjet binjakëzimit të institucioneve tona me ato të Kosovës, si dhe në kuadër të aktiviteteve dhe nismave si këto që po zhvillohen në këtë muaj të përbashkët kulture, të provojmë për veten tonë por edhe për opinionin ndërkombëtar, se ne jemi të aftë të mbrojmë, restaurojmë dhe rijetëzojmë një trashëgimi kulturore që nuk është vetëm e jona. Përsa më sipër, më lejoni të theksoj fakti se, ne jemi bërë pjesë e legjislacioneve ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore, ku ndër më të rëndësishmet do të nënvizoja: ratifikimin e Konventës bazë të fushës së trashëgimisë kulturore, ndërfutjen? e standarteve europiane dhe atyre botërore, në luftën kundër krimit të organizuar në trafikimin ilegal e objekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe arritjes së standarteve në katalogimin e vazhdueshëm të pasurisë sonë kulturore kombëtare.
Takimi i sotëm, vjen pikërisht pas realizimit me sukses të Konferencës Ndërkombëtare të organizuar nga Ministria jonë nën interesin e vecantë të Zyrës së UNESCO-s në Venecia, Interpolit, UNIDROIT, etj. Në këtë Konferencë pjesëmarrësit njëzëri u solidarizuan me delegacionin nga Kosova, i cili gjeti mbështetjen e tij të plotë për të bashkëpunuar në të ardhmen, për të punuar për kthimin e objekteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilat gjenden në një formë apo në një tjetër jashtë territorit të saj.Duke iu uruar punë të mbarë këtij takimi që do të na shërbejë të gjithëve në shkëmbimin e përvojave në këtë fushë. Çmoj se është i domosdoshëm një bashkëpunim afat-gjatë mes institucioneve dhe specialistëve tanë, në të dy anët e kufirit, në fush&′l;n e trashëgimisë kulturore për të qënë konkretë dhe për të arritur rezultate sa më të mira në këtë drejtim, për të përballuar në të gjitha nivelet sfidat dhe aspiratat për një integrim tërësor në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane.