Krijohet Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

Tirane, më 20 shtator 2006

Ne kuader te muajit te kultures Kosove – Shqiperi, drejtori i Bibliotekes Kombetare te Tiranes, Z. Aurel Plasari dhe ai i Bibliotekes se Prishtines, Z. Sali Bashota nenshkruajne marreveshjen e krijimit te institucionit me te ri ne viset shqiptare, Konferences Kombetare te Bibliotekonomise, ne prani te Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, z. Bujar Leskaj.

Eshtë bukur të mendosh sesi libri shqip i ka paraprirë gjithnjë proceseve të rëndësishme të jetës kulturore dhe politike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kështu është shprehur Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj dje mbasdite gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Në këtë ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme të jetës kulturore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë iu dha një hov i ri zhvillimit te marrëdhënieve në fushën e librit nëpërmjet nënshkrimit të një marrveshje nga ana e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, z. Aurel Plasari dhe atij të Kosovës, z. Sali Bashota. Nënshkrimi i marrëveshjes mbi themelimin e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, u bë pas pesë vjetësh nga marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim mes dy Bibliotekave të Tiranës dhe asaj të Prishtinës. “Për mua është kënaqësi e veçantë që pas nënshkrimit të pesë viteve të aktit zyrtar të bashkëpunimit midis dy bibliotekave tona, të mbërrimë tashmë në themelimin e këtii institucioni të ri që quhet Konferenca Kombëtare e Bibliokonemisë. Marrëdhëniet e Biblotekës Kombëtare të Shqipërisë me Ish-Bibliotekën e Prishtinës, sot Biblotekë Kombëtare, janë marrëdhënie disa vjeçare dhe tashmë vendosen në një stad tjetër më domethënës”, është shprehur drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Tiranës Aurel Plasari. Ndërsa Sali Bashota, drejtori i Bibliotekës së Kosovës u shpreh se “Ky është një stad shumë i rëndësishëm

për bibiotekat e Tirannës dhe Prishtinës. Themelimi i Konferencës Kommëtare është një çast solemn e shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bibliotekave në shekullin e XXI. Jam shumë gëzuar, pasi biblioteka është port i dijes, muze i dijes, ne do të përpiqemi që përbrenda këtij aktiviteti të punojmë sa më shumë, që të kemi një rrjet unik të bibliotekave shqiptare jo vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri por edhe në vendbanime të tjera shqiptare. Të kemi një bashkëpunim më të mirë, me shkrimtarët dhe botuesit me të gjitha institucionet e kulturës, dhe falënderoj në këtë mënyrë të dyja qeveritë, që ky muaj i kulturës po kurorëzohet me një akt shumë solemn”. Ndërsa Ministri i Kulturës, z. Bujar Leskaj u shpreh se ndjehej i bindur se kjo konferencë do ti shërbente më së miri kulturës sonë kombëtare.” jam i bindur se kjo konferencë e përvitshme, e dy vendeve që janë një komb, do t’i shëibejë më së miri krejt kulturës sonë kombëtare, krejt trashëgimissë sonë, dhe pjesës së saj elitare e më të vyer, librit. Eshtë një fakt i bukur që libri shqip gjithnjë i ka paraprirë proceseve”, është shprehur z. Leskaj.Në aktin zyrtar të nënshkrimit të marrëveshjes thuhet se “Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë do të ketë një organizim të përvitshëm, përkatësisht; një vit në Tiranë dhe një vit në Prishtinë”. Synimi sipas aktit zyrtar është “analizimi dhe përgjithësimi i zhvillimeve aktuale në shkencën e bibliotekonomisë në të dyja vendet në ballafaqim me zhvillimet në shkallën evropiane dhe botërore, të mbrojë dhe të nxisë lirinë intelektuale, të nxisë implementimin e teknologjive të reja të informacionit në proceset dhe shërbimet bibliotekare, etj”.

MARREVESHJA MES DY BIBLIOTEKAVE

Në vijim dhe plotësim të Marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSh) dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (BKUK) merren vesh për themelimin e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë.

Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë është organizim i përbashkët i dy institucioneve dhe do të mblidhet nën kujdesin dhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës & Teknologjisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.?

Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë do të ketë organizim të përvitshëm, përkatësisht: një vit në Tiranë, një vit në Prishtinë.

Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë do të synojë:

-te analizojë dhe përgjithësojë zhvillimet aktuale në shkencën e biblioiekonomisë në të dyja vendet në ballafaqim me zhvillimet në shkallë europiane dhe botërore;

-të pasqyrojë praktikat dhe përvojat në zhvillimet e proceseve dhe shërbimeve bibliotekare në të dyja vendet;

-të nxisë bashkëpunimin për probleme të formimit dhe të kualifikimit profesional përmes organizimit të veprimtarive të përbashkëta;

-të nxisë implementimin e teknologjive të reja të informacionit në proceset dhe shërbimet bibliotekare;

-të ndihmojë për përditësimin me teorinë dhe praktikën bashkëkohore në fushën e bibliotekave duke nxitur bashkëpunimin me projekte me organizma te tilla si: KE, UNESCO, IFLA, CENL, LIBER etj. si dhe me biblioteka të veçanta të përparuara;

-të kontribuojë në ruajtjen dhe mirëmbajljen e trashëgimisë kulturore

kombëtare posaçërisht në fushën e librit;

-të mbështesë mbrojtjen e pronësisë intelektuale;

-të mbroje dhe te nxisë lirinë intelektuale;

-të promovojë veprimtaritë e përbashkëta bibliografike mes dy institucioneve me synim krijimin e katalogut përmbledhës duke kërkuar bashkëpunimin edhe të bibliotekave me koleksion e albanologjike ne Ballkan, Europë dhe botë;?

-të ideojë ekspozita, botime, veprimtari përkujtimore dhe manifestime te tjera të përbashkëta;

-Çdo edicion i saj do të përkujdeset nga institucioni i vendit ku Konferenca mblidhet: Shqipëri (BKSh) ose Kosovë (BKUK).

-Tema, data e mbledhjes së Konferencës dhe programi i veprimtarisë së saj propozohen nga një komitet i përbashkët bashkërendimi, i caktuar nga Drejtoritë e të dyja institucioneve, dhe miratohen prej këtyre Drejtorive.