Tirane me, 21/09/2006.
Drejtoresha e politikave rinore në MTKRS, Migena Reci tha se reformat e qeverisë se djathtë, i kanë vënë këto politika në qendër të prioriteteve. “Strategiia e Rinise u vlerësua si një strategii sektoriale e cila do të përfshihet në Strategiinë Kombëtare te zhvillimit te vendit. Ky është një vlerësim dhe angazhim i ri i qeverisë për politikat që kanë në qendër rininë.” -tha ne takimin me donatoret vendas dhe ndërkombëtare drejtoresha Reci
Drejtoria e Kordinimit të Politikave Rinore në MTKRS ka filluar procesin e prezantimit te strategjisë Kombëtare te Rinise dhe Planit Kombëtar te Veprimit , 2007-2011. Janë mbajtur takime rajonale me të rinj në Shkodër, Vlorë, Korçë duke e finalizuar proces me takimin kombëtar në Tiranë. Takimet kishin si qëllim pjesëmarrjen sa më të gjere të të rinjve në të, gjithë këtë proces duke qenë vete ata bashkëprojektues të programeve e projekteve .që kanë në qendër zhvillimin e tyre. Procesi u koordinua nga Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore ne bashkëpunim dhe pjesëmarrje të gjerë konsultimi me ekspertë te ministrive të linjës, ekspertë te organizatave ndërkombëtare, përfaqësues te OJF~ve rinore, si dhe ekspertë të fushave të ndryshme akademike.
Qëllimi i rishikimit te Strategjise Kombëtare te Rinisë.
Në kuadër të ecurisë së reformave dhe nevojat që do të lindin deri në vitin 2011, në tetor 2005 fillimet e mandatit të ri qeverisës, Ministri i ri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Bujar Leskaj, i dha rëndësi të veçantë hartimit të një Strategjisë Kombëtare te Rinise dhe Planit Kombëtar te Veprimit në përputhje me Programin e qeverisë shqiptare si dhe Paktit të Stabilitetit që ka një rëndësi të veçantë, për reformat në të gjithë sektorët në vend. Programet dhe projektet rinore të vendeve të Evropës duke u përqendruar në strategjitë parësore të zhvillimit, përshtatur sa më afër realitetit të rinisë shqiptare. Në përputhje me rekomandimet e Këshillit te Evropës dhe Forumit Rinor Europian. Gjithashtu Rishikimi i Strategjisë erdhi edhe si kërkesë e vete te rinjve e OJF-ve rinore, disa prej te cilave ishin edhe hartuesit e Strategjisë se vitit 2003 e cila përmbante ide te mira por qe nuk ishin te shoqëruara me një plan te detajuar veprimtarish. Gjatë takimit të mbajtur në Tirane për prezantimin e plan veprimit të strategjisë rinore, drejtoresha e politikave rinore në MTKRS Migena Reci tha se reformat e qeverisë se djathtë, i kanë vënë këto politika në qendër të prioriteteve. “Strategjia e Rinise u vlerësua si nje strategji sektoriale e cila do të përfshihet në Strategjinë Kombëtare te zhvillimit te vendit. Ky është një vlerësim dhe angazhim i ri i qeverisë për politikat që kanë në qendër rininë.” -tha ne takimin me donatoret vendas dhe ndërkombëtare drejtoresha Reci. Politikat rinore qe po hartohen nga MTKRS bazohen në udhëzimet përkatëse të vendosura në “Programin botëror të veprimit për rininë nga viti 2002 e më tej” të Kombeve të Bashkuara , “White Papper Policy” të Këshillit të Europës dhe ne Programin me titull “Rinia ne Veprim ” për periudhen 2007-2013. Integrimi Evropian parashtron kërkesa të tilla, që e bëjnë të domosdoshëm përfshitjen e rinise në rrjedhën e zhvillimeve bashkëkohore, në harmoni me ato ç’ka po ndodhin në rajon dhe Bashkimin Europian. Kjo strategji do të risë angazhimin për bashkëpunim të gjithë aktorëve që mbulojnë zhvillimin social- kulturor dhe ekonomik të rinisë shqiptare si: qeveria shqiptare, bashkitë dhe komunat, komunitetin e biznesit, institucionet ndërkombëtare shtetërore.