Takim me drejtuesit e koncernit austriak të ndërtimeve dhe investimeve në turizëm “Strabag SE”.

Tirane 19 – 20 shtator 2006
Me ftesë te MTKRS dhe ministrit Z. Bujar Leskaj mbërriti në Shqipëri për një vizitë dy ditore drejtuesit e KONCERNIT austriak “Strabag SE”. Delegacioni austriak zhvilloi bisedime zyrtare me kryeministrin Z. Sali Berisha dhe disa ministra të tjerë të qeverisë.
Vizitën e parë në Shqiperi delegacioni austriak e kreu në Vlorë, ku? anëtarët e delegacionit austriak u shoqëruan nga ministri Leskaj zv ministri i MTKRS Z Neritan Alibali dhe përfaqësues të tjerë të MTKRS. Gjatë takimit me autoritetet lokale të Vlorës, ministri Leskaj vuri në dukje se pamvarësisht nga ngjyrat e politikës, të gjitha partitë janë në unison për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe vecanërisht në këtë qytet, ku ka potenciale të mëdha turistike. Z. Leskaj vuri ne dukje traditën e shkëlqyer të marëdhënieve mes Austrisë dhe Shqipërisë e cila duhet të “shërbejë si busull? në shkëmbimin e interesave të përbashkët ekonomike.”
“Qeveria nën patronazhin e vetë kryeministrit Berisha ka ndërmarrë një nisem shumë të rendësishme për zhvillimin ekonomik të vendit e quajtur “Shqipëria – një euro”,- tha ministri Leskaj. Sipas tij në Shqipëri tashmë ka një klimë të garantuar ligjore dhe të sigurisë për biznesin e huaj. Gjatë takimit me autoritetet lokale u fol për mundesitë reale të investimeve në rivierë, dhe në sektore të tjerë të ekonomisë si infrastruktura rrugore etj.
Drejtori i Përgjithshëm i koncernit austriak, Dr. Hans Peter Haselsteiner tha ndër tjera se ” shpreson në eliminimin? e pengesave burokratike për fillimin e investimeve, ndërkohë që theksoi se kompania e fuqishmne austriake ka interesa afatgjate biznesi në Shqipëri dhe në tërësi në Ballkan.
“Austria vecoi drejtori Haselsteiner është ndër aleatët më të forta të Shqipërisë në rrugën e saj për integrim dhe asocim në BE.
Shoqëria Ndërtuese Anonime Austriake Bauholding STRABAG është? krijuar në vitin 1895, fillimisht në Gjermani dhe më pas në Austri. Ky koncern ka një xhiro vjetore prej rreth 10 miliard Euro duke numëruar sot? rreth 500 filiale në të gjithë botën; eshtë njëkohësisht dhe pronar i koncernit. i lindur në vitin 1944 ai sot është një nga multimilionerët më të fuqishëm të Austrisë.
Ky koncern, si një nga sipërmarrjet më të njohura në fushën e ndërtimeve në Europë si dhe duke përdorur njohuritë moderne teknike dhe ekologjike, përfshin një gamë të gjerë? veprimtarish ndërtuese? si rrugë me të gjitha veprat e artit, komplekse ndërtimesh: banesa objekte social kulturore, komplekse moderne sportive dhe turistike, pishina, stadiume, palate sporti? si dhe? infratsrukture? të banjove termale etj.
Koncerni e ka shtrirë veprimtarinë e tij gjerësisht në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
BASHKËPUNIMI? NË FUSHËN E TURIZMIT DHE SPORTIT
Vazhdim? i bisedimeve të filluara nga takimi i datës 7 prill 2006 i Ministrit të Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve me Prof. Dr. Norbert Bachl të Universitetit të Vjenës,? gjatë të cilit u bë prezent? propozimi për Planifikimin, Zhvillimin dhe Operimin e një Qendre Olimpike Shqiptare të Mjekësisë Sportive? dhe Rehabilituese. Fale interesimit të tij, Prof Bachl ka mundur të tërheqë vëmendjen e investitorëve të fuqishëm austriakë sic janë drejtuesit e koncernit Strabag për të zhvilluar më tej këtë bashkëpunim duke hedhur? 2 projekt -ide të tjera: atë të planifikimit dhe zhvillimit të një ski-piste në Dardhë të Korcës si dhe në Peshkopi, të ndërthurur këtë me turizmin shëndetsor sic jane? banjat termale.
Për fillimin e investimeve në Shqipëri në fushën e turizmit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ngritur një grup pune që do të punojë me ekspertë të të dy palëve.