Prishtine 23 shtator.Sesioni shkencor në sallën e konferencave në “Grand Hotel Prishtina”, me temë: “Lëvizja çlirimtare Kryeziu” në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”
Leskaj në Kosovë, u kemi shumë borxhe Kryezinjve
Historianë nga Shqipëria e Kosova, duke i kaluar në sitën e historisë dokumentet autentike dhe të besueshme të arkivave jo vetëm shqiptare, por edhe jugosllave e angleze, sollën këndvështrimet e tyre për figurën dhe kontributin e Kryezinjve përgjatë Luftës së Dytë′otërore. Ndonëse jo historian, por duke lexuar historinë e vendit të tij, duke qenë prezent, diçka tha edhe ministri i Kulturës, Bujar Leskaj. Duke cituar dokumente e botime të ndryshme të historianëve në zë jo vetëm shqiptarë, Leskaj e përfundoi fjalën e tij mes përshëndetjes dhe referatit, duke u shprehur se: “Të gjithë ne u kemi borxh Kryezinjve, të gjithë ne i kemi borxh lëvizjes së tyre përgjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ndërsa Uran Butka, që në fillim të fjalës së tij u shpreh se: “Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare të popullit shqiptar përgjatë Luftës së Dytë Botërore”, duke e cilësuar më tej si lëvizjen e rezistencës shqiptare kundër nazifashizmit. Turi vijoi në mbrëmje me koncertin e sopranos Inva Mulës, e cila përcolli për artdashësit muzikë tradicionale shqiptare. Ndërsa mëngjesi i një dite pushimi siç është e diela, nuk ka penguar askënd të jetë në sallën e Bibliotekës së Prishtinës, për promovimin e veprës së Uran Butkës, kushtuar shqiptarit të madh Mit′hat Frashëri. Gjithçka nën kujdesin dhe me praninë e ministrit Leskaj, i cili edhe këtë herë vlerësoi jo vetëm punën e Butkës për këtë vepër të munguar në Shqipëri, por edhe rolin e Frashërit në politikën dhe jetën kulturore e shoqërore të Shqipërisë pa kufij. T&eum′gjithë këto aktivitete, që janë një barometër i mirë i mbarëvajtjes së këtij muaji të kulturës së përbashkët, i ka ndjekur nga afër ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraçia, i cili duke qenë fjalëpakë u shpreh se: “Duhet të jemi të gjithë të lumtur, ju edhe ne, që më në fund kemi një muaj të kulturës sonë, përgjatë të cilit shkëmbimet mes kulturës sonë të përbashkët marrin përmasa të tilla”. Këtij muaji do t′i vijë fundi me mbarimin e shtatorit, por lidhjet mes shqiptarëve do të vijojnë ama.