Prishtine, me 23 shtator 2006.Sesioni shkencor ne sallen e konferencave ne “Grand Hotel Prishtina”, me teme: “Levizja clirimtare “Kryeziu ne rrjedhat e Luftes se Dyte’ Boterore” Ministri Leskaj ne Kosove: “U kemi shume borxhe Kryezijve Historiane nga Shqiperia e Kosova, duke i kaluar ne siten e historise dokumentet autentike dhe te besueshme te arkivave jo vetem shqiptare, por edhe jugosllave e angleze, sollen kendveshtrimet e tyre perfiguren dhe kontributin e Kryezinjve pergjate Luftes se Dyte Boterore. Ndonese jo historian, por duke lexuar historine e vendit te tij, duke qene prezent, digkatha edhe ministri i Kultures, Bujar Leskaj. Duke cituar doku-mente e botime te ndryshme te historianeve ne ze jo vetem shqiptare, Leskaj e per-fundoi fjalen e tij mes pershendetjes dhe referatit, duke u shprehur se: “Te gjithe ne u kemi borxh Kryezinjve, te gjithe ne i kemi borxh levizjes se tyre pergjate Luftes se Dyte Boterore”. Ndersa Uran Butka, qe ne fillim te fjales se tij u shpreh se: “Levizja “Kryeziu” eshte nje nga levizjet me te rendesishme glirimtare te popullit shqiptar perg?jate Luftes se Dyte Boterore”, duke e cilesuar me tej si levizjen e rezistences sh?qiptare kunder nazifashizmit.
Ne fjalen e tij, organizatori i ketij aktiviteti, prof. Uran Butka beri nej pershkrim levizjes se Kryezinjve, duke e konsideruar Levizjen “Kryeziu” eshte nje nga levizjet me te rendesishme glirimtare te popullit shqiptar pergjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo eshte nje levizje e rezistences shqiptare kunder pushtuesve nazifashiste, e cila e ka fillesen qysh ne vitin 1939, pas okupacionit italian si nje reagim kunder ketij pushti-mi. Per organizimin e kryengritjes kunder pushtimit italian, vellezerit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu organizuan rezistencen dhe me pas edhe kryengritjen e armatosur. Ata vepruan ne Shqiperi e ne Kosove, kryesisht ne malesine e Gjakoves. Lideri kryesor i levizjes, njekohesisht edhe komandant i forcave te armatosura luftarake ishte Gani Kryeziu, i percaktuar si i tille qysh ne vitin 1940, ne mbledhjen qe u be me emigrantet ne Sarajeve. Shtrati dhe shpirti i kesaj levizjeje ishte Hasan Kryeziu, ideator koordina-tor ishte Said Kryeziu. Luftetaret qene nga e gjithe Malesia e Gjakoves dhe me gjere, nderkohe qe baza e qendres ishte krahina e Bytygit. Levizja “Kryeziu” eshte nje levizje glirimtare, pasi u luftua per glirimin nga gdo pushtues. Veprimtaria kryesore e tyre qe pergjate viteve 1941 -1942 dhe u perqendrua ne propaganden antiitaliane, ne regjistrimin e luftetareve neper geta dhe ne aksionet ushtarake kunder pushtueseve italiane. Pr-ijesit kryezinj mblodhen shume shpejt me teper se 1000 luftetare dhe sulmuan disa here, duke u bere rrezik serioze per ta, kur u pergatiten per te goditur italianet ne Sh-koder. Shqiperia dhe pjesa me e madhe e Kosoves ishte pushtuar nga Italia dhe kokat e kryezinjve kerkoheshin me shperblime te medha. Tre vellezerit u arrestuan nga gjer?manet, te cilet me pas i internuan ne kampin e perqendrimit ne Zemun. Me pas ata iu dorezuan autoriteteve italiane dhe ne qershor te vitit 1942 u internuan ne Ventone te Italise. Levizja “Kryeziu” mori dimensione me te medha, kur u kthye nga internimi Hasan Kryeziu, ne veren e vitit 1943, qe pergatiti shtratin e levizjes dhe ne ditet e para te janarit, ne vitin 1944, edhe Gani e Said Kryeziu tok me intelektualin Llazar Fundo, i cili u inkua-drua ne forcat e Kryezinjve. Kjo levizje doli si faktor i luftes per glirim ne fillim te vitit 1944, kur Kryezinjte me 300 luftetare neTropoje, ne fshatrat Dege e Gege-Hysen dhe Berishe e Tplan ku u mbeshteten gjeresisht nga malesoret liridashes dhe bene organizimin e plotesimin e luftetareve nga GjakovaeTropoja, Bytygi, Gashi, Krasniqjaetj., duke arritur afersisht 300-400 vete, por ne kohen e duhur ishin te gatshem te ngrinin gjithe’ kon-tingjentet e luftetareve, sig ndodhi ne betejen e clirimit te Gjakoves, ku ata angazhuan rreth 4000 luftetare, sipas raportimit te majorit britanik Simkoks, qe kishte marre vete pjese ne kete beteje.
Levizja “Kryeziu” qendronte jashte vorbulles se luftes civile ne Shqiperi dhe vazhdon-te luften kunder gjermaneve. Jane te dokumentuara lufterat e tyre ne bjeshken e Bytycit, Pacit, Kepnekut, Zogajt, Zherkes, Vagones, Qerretit, Junikut dhe beteja per glirimin e Gjakoves 10-16 shtator 1944. Jane te dokumentuara lufterat e forcave te tyre kunder pushtuesve gjermane te perroi i Itisit ne Pac (13.05.1944), ku u plagosen dy luftetare te cetes, lufta ne bjeshken e Bytycit me 17.08.1944, ku u vrane kater oficere gjermane dhe u zune rober 9 ushtare te tjere gjermane; ne Corraj mbeti i vrare nje luftetar i Kryezinjve dhe 4 te tjere mbeten te plagosur. Jane gjithashtu te njohura e te pasqyruara ne doku-mentet e arkivave shqiptare e te huaja betejat e forcave te komanduara nga Gani Krye?ziu, me 19-20 gusht 1944, ne minierat e kromit qe shfrytezoheshin e ruheshin nga gjer?manet ne Zogaj, Kam dhe Kepnek, ku Ganiu liroi edhe 200 punetore-rober serbe, te cilet iu bashkuan forcave nacionalclirimtarejugosllave.
Britaniku Simkoks thekson nje tipar themelor njerezor te Gani Kryeziut dhe te Levizjes “Kryeziu”: “Une mund te them, se Gani Kryeziu tere kohen ka qene ne gjendje te ndih-monte viktimat e fashizmit dhe nazizmit, pa marre parasysh besimin fetar, kombin apo drejtimin politik te tyre ne lufte kunder armikut te perbashket. Beteja me e madhe e Kryezinjve kunder forcave gjermane per glirimin e qytetit te Gjakoves eshte zhvilluar nga datat 10 deri me 16 shtator 1944. Komandant Ganiu i ndau forcat e tij ne 2 pjese, per te zene pozicionet e fortifikuara te gjermaneve ne qafat e Zogajve dhe te Prushit, pika te forta mbrojtese te Gjakoves. Ne daten 11 shtator 1944, Ganiu sulmoi ne drejtim te fshatit Zogaj dhe i zmbrapsi gjermanet nga pozicionet e tyre, ndersa Hasan Kryeziu me forcat e tjera zune forttfikatat e Prushit, duke i thyer gjermanet qe u terhoqen per ne qytet. Te dy pjeset e luftetareve u bashkuan ne fushe ne agim te 12 shtatorit dhe vazhduan mesymjen drejt Gjakoves. Britaniku Simkoks qe luftonte trimerisht me shqiptaret u plagos. Ne kete lufte, sipas njoftimeve te Komandes se Xhandarmerise Shqiptare, mbeten te vrare 170 luftetare nga geta e Gani Kryeziut. Ndersa sipas dokumenteve jugosllave, u vrane mbi 200 njerez me rastin e sulmit mbi Gjakove.
R. Hi’lbert nenvijezon se: “Vellezerit Kryeziu ishin te vetmit nacionaliste ne Shqiperine e kohes se luftes, qe ishin kapur me gjithe zemer pas idese per ta ndertuar Shqiperine e ardhme, duke luftuar kunder gjermaneve.
Levizja “Kryeziu” i pati vazhdimisht kontaktet, mbeshtetjen kryesore dhe koordinimin me aleatet e medhenj perendimore, veganerisht me britaniket, nepermjet perfaqesuesve te tyre: Emer, Hill, Kemp, Maklin, Smith, Simkoks etj. Interesimi i atasheut per geshtjet e propagandas dhe shtypit ne legaten britanike ne Beograd, Xhuliano Emerit, per Shqiperine dhe nepermjet tij edhe i Anglise per Shqiperine, nis me kontaktin e tij me Gani e Said Kryeziun ne Beograd. Ne fillim te vitit 1940, nepermjet Emerit e mandej te nenkolonel Oklej Hillit dhe kolonelit Sterling, u arrit nje bashkepunim midis sipermar-resve kryesore te rezistences shqiptare me emrin “Fronti i Bashkuar”, ku nuk mun-gonte as krahu i djathte (A. Kupi), as qendra (G. Kryeziu), as krahu i majte (M. Gjin-ishi). Interesi politik dhe kombetar synonte veprimin gjitheshqiptar dhe luften per clir-imin nga okupatoret, kerkonte bashkepunim me fituesit e Luftes se’ Dyte Boterore e jo me humbesit dhe orientimin nga perendimi, per sigurimin e nje jete kombetare, e nje te ardhme demokratike pas lufte dhe jo orientimin nga lindja, nga skllavokomunizmi, qe perbente serish nje rrezik shume te madh per Kosoven dhe ceshtjen tone ko?mbetare. Kete politike e kishin bere te tyren dhe e ndoqen deri ne fund Kryezinjte.
Britaniku Peter Kemp ra ne kontakt ne Malesine e Gjakoves me Kryezinjte, se pari me Hasanin, si ish-prefekt i Krumes dhe deputet i Parlamentit te pare shqiptar ne viti 1925, i terhequr ne jeten private pas largimit nga Shqiperia. “Ai mbante marredhenie te mira me te gjitha palet politike shqiptare. Njihej qe i respektonte aleatet dhe siguroi qe mund te mbeshteteshin ne perkrahjen e tij”, nenvijezon Kemp.
“Hasan Kryeziu organizoi takime te misionit anglez me nacionalistet: prof. Selman Rizen, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun etj., si edhe drejtues te Levizjes Nacionalclir-imtare”.
Ne fillim te qershorit, Kryezinjte u takuan me misionin britanik me ne krye B. Maklin dhe oficere madhore Emer, Smajl, Herr, Nil etj., qe kishin bere nje inkursion neper Shqiperine e Veriut, per te bashkuar kreret e saj ne luften kunder gjermaneve dhe per te organizuar ne veri kryengritjen e pergjithshme kunder tyre. “Ganiu sapo kishte pa-sur nje perleshje me gjermanet, e treta ne keto javet e fundit”, shkruan Xh. Emeri…
Nderkohe, Ganiu u dha me vete per disa muaj me radhe Saidin, per te ndihmuar ne Dsedimet dhe bashkepunimin qe ata do te ndermerrnin me Abaz Kupin e kreret e veriut. Te te jete ky nje peng i vullnetit tim te mire”, iu tha ai britanikeve, ndersa prijesve dhe liftetareve te tjere qe asistuan ne bisedimet iu drejtua me fjalet: “Une i jap besen Britanise se Madhe, por perpjekjet e mia nuk mund te jene te mjaftueshme pa ju. Nese doni qe shqiperia te shpetohet, atehere secili prej jush duhet te plotesoje deshiren e vet”.