Koncerti në Tiranë me 27.09.2006 realizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës z.Agim Çeku dhe Kryeminstrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, në kuadër të muajit të kulturës mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë.Filarmonia e Kosovës sivjet fillon sezonin e gjashtë koncertal. Nëse i bëjmë një retrospektivë të shkurtër të veprimtarisë së këtij istitucioni të rëndësishëm rnuzikor do t’i vërejmë dy etapa zhvillimore. E para fillon me vetë themelimin e orkestrës kamerale, i cili u quajt Filharmonia e Kosovës. Emërtimi i tillë ambicioz shprehte më tepër një dëshirë -orientim në perspektivë se sa realitet objektiv: Megjithatë, ky hap u mirëprit dhe së shpejti një ansambël i vogël harkor filloi punën me seriozitet e maturi drejt zhvillimit të mëtejmë. Për një kohë fare të shkurtër ky ansambël modest u shndërua në një orkestër të mirëfillt kamertaI. Filluan koncertet e rregullta, bile në vitin 2002 edhe u arritë që të konceptohet një sezon i kompletuar koncertal. Etapa e dytë karakterizohet nga tendenca dhe aspirata për formimin e operas. Ishte ky hap joreal dhe i ngutur bazuar në kapacitetet tejet të vogla të ?instrumentistëve vendor dhe pa kushte themelore infrastrukturale. Përjetuam disa shfaqje të zbehta operistike pa efekt të mirëfilltë zhvillimor për këtë institucion. Rrugëtimi i filluar mirë i Filharmonisë u ngatërrua me konceptin e themelimit të parakohshëm të Operas, edhe pse mjaft të dëshirueshme dhe nevojshme për publikun kosovar e më gjërë. Sidoqoftë në këtë kohë u formua edhe ansambli i dytë profesional – Kori i Filharmonisë – ansambël vokal profesional i cili jo vetëm do të (duhej të) vazhdojë traditën e mirë të Korit të dikurshëm profesional të ish RTP -së por, njëherit paraqet edhe një ndër shtyllat bazë për formimin e Operas në të ardhmën. Këtu edhe përfundon (ta quajmë) etapa e dytë zhvillimore. Etapa e tretë fiIlon pikërisht tani – me fillimin e sezonës së rregullt koncertale 2006/2007. Është koincidencë që kjo fazë zhvillimore përkon me miratimin e Ligjit mbi FiIharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës – ligj ky mjaft i avancuar dhe i konsultuar mirë posaçërisht nga ana e ekspertëve muzikor i cili në detaje rregullon dhe përcakton rolin e këtyre tri institucioneve të pavarura kulturore. Çka nënkupton etapa e tretë me rradhë e institucionit të Filharmonisë së Kosovës? Para se gjithash ajo nënkupton konsolidimin organizativ të institucionit, ndërtimin e një koncepti strategjik programor dhe zgjërimin sistematik të infrastrukturës kadrovike-profesionale. Gjithsesi në mesin e këtyre detyrave të zhvillimit strategjik, theksi do të jetë në krijimin e kuadrit instrumentist vendor mungesa e të cilit ka qenë që moti lëngatë e jetës sonë muzikore. Pa instrurnentistë nuk ka orkestër, pa orkestër të kompletuar (simfonik) nuk ka Filharmoni e aq më pak Shtëpi Operistike.Pa mëdyshje, konsolidimi kadrovik do të kërkojë angazhim maksimal të Filharmonisë por njëkohësisht edhe angazhimin dhe mirëkuptimin e të gjitha institucioneve relevante kulturore, arsimore dhe qeveritare. Filharmonia e Kosovës meriton një vëmendje të posaçme. Është institucion i vetëm i këtij lloji tek ne dhe si i tillë paraqet simbol të fuqishëm kulturor, kombëtar dhe shtetëror.Koncerti në Tiranë me 27.09. 2006 realizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës z.Agim Çeku dhe Kryeminstrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, në kuadër të muajit të kulturës mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë.