kultura do të shkrijë kufijtë simbolikë

Shkup me, 24/09/2006

LESKAJ-BEQIRI: RRITJE E KONTAKTEVE DHE NIVELIT NDERKULTUROR

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj ka zhvilluar këtë fundjavë një vizitë formale në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku është takuar me homologun e tij, Ilirian Beqiri;Sipas një njoftimi për shtyp, në qendër të takimit ka qënë bashkëpunimi dypalësh në lëmin e kulturës, ku të dy ministrat kanë rënë dakord në rritjen e nivelit të marëdhënieve ndërkulturore mes dy vendeve si dhe me Kosovën.

“Kultura është sfida për shkrirjen e kufijve simbolike, që mund të ekzistojnë mes shqiptareve në rajon” citohet të ketë thënë ministri Leskaj duke nënvizuar se, integrimi i rajonit në BE, do të shkonte në mënyre të pashmangshme dhe nga kultura.

Ministri Leskaj është shprehur se, mes dy ministrive të kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të zhvillohen projekte të përbashkëta që nxisin potencialet intelektuale, për njohje më të mirë të gjuhës dhe vlerave të identitetit shqiptar, thuhet në njoftimin për shtyp. Po sipas njoftimit, Ministri Beqiri është shprehur se si një orientim i mirë bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve, mund të shërbejë Muaji i kulturës Kombëtare, Shqipëri -Kosovë; që po mbahet momentalisht.

 Gjatë takimi është diskutuar për ngritjen e një komisioni me eksperte institucionale, të cilët do të hartojnë një axhendë të përbashkët të veprimtarive kulturore e artistike ku nuk do të mungojnë dhe artistët me shtetësi maqedonase. Ministri Leskaj, gjatë vizitës disa orëshe në Dibër të Madhe u ftua të ndajë dhe një nga çmimet e para të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, që u mbajt më 15-22 shtator në Dibër të Madhe. Në këtë festival u nderua si aktorja më e mire Yllka Mujo, ndërsa si aktori më i mirë Xhelal Tafa]. Shfaqja më e mirë u vlerësua “Imigranti” interpretuar nga trupa teatrore “Oda” e Tetovës.