Mbyllet Muaji I Kulturës Kombëtare Shqipëri-Kosovë.

Pas një muaji të gjatë maratonë aktivitetesh kulturore, artistike, rinore e sportive u mbyll në Kosovë Muaji I Kulturës Kombëtare.
Në aktivitetet e fundit të muajit mori pjesë Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë , Znj. Suzana Turku.
Në datë 29 shtator 2006, u organizua në ambjentet e Sallës së Kuqe në Prishtinë Mbrëmja Koncertore e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit “PËRSHËNDETJE KOSOVË”.
Aktiviteti ishte konceptuar I larmishëm ku pjesën më të madhe të tij e mbante Kori “Pax Dei” nën dirigjimin e Artistes së Merituar njëherësh dhe Zevendësministre e Kulturës, Znj. Suzana Turku.
Ndër pjesët më të spikatura të interpretuara nga Kori “Pax Dei” do të përmendnim pjesë nga Vivaldi (Gloria), Gastoldi (Quasta dolce sirena), Zadeja (kënge popullore), Roll Jordan roll dhe Some Day.
Koncerti I korit qe I ndërthurur me interpretimin e shkëlqyer të yjeve të baletit shqiptar Enada Hoxha dhe Gerti Vaso të cilët interpretuan “Liqenin e Mjelmave” të Cajkovskit dhe “Shota dhe Azemi” e Nikolla Zoraqit, si dhe me performancat e mrekullueshme të Mexosopranos Vikena Kamenica, Sopranos Eriona Gjyzeli dhe Baritonit Sindrit Bejleri.
Auditori I madh që mori pjesë në këtë koncert ishin artistë dhe profesionistë të shquar të Kosovës në fushën e muzikës dhe të artit dhe duartokitjet e tyre drejtuar interpretimeve të artistëve nga Shqipëria ishin të vlerësuara dhe merituara.
Data 30 shtator shënonte ditën e fundit të aktiviteteve të mujait Kombëtar të Kulturës Shqipëri-Kosovë dhe ishte e konceptuar në këtë formë:
Në mëngjesin e datës 30 në aulën e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u zhvillua promovimi I librit të At Zef Pëllumbit “Rrno për me tregue” botuar nga Shtëpia Botuese “55”.
Në këtë aktivitet të mundësuar nga bashkëpunimi midis kësaj shtëpie botuese dhe Bibliotekës Komëbatare të Kosovës morën pjesë historian dhe studiues të shquar si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria.
Këtë takim e përshëndeti këshilltarja për kulturën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Astrit Haracija. Më pas Zëvendësminis′a e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, Znj. Suzana Turku, krijoi një moment emocionues në sallë duke lexuar përshëndetjen? që At Zef Pëllumbi i dërgonte këtij takimi në pamundësi për të marrë pjesë vetë.
Takimi vijoi me prezantimin e Z. Fahri Balliu, Botues i Shtëpisë Botuese “55”, me ligjeratën e përfaqësuesit të kishës katolike në Kosovë dhe me kumtesën e studiuesit të mirënjohur kosovar Zekiri Acana I cili e krahasoi veprën e madhe “Rrno për me tregue” si një “Komedi Hyjnore” të dytë por ku në këtë shqiptaren ekzistonte vetëm Ferri dhe ku shkrimtari vetë është protagonist I përjetimeve të tij.
Aktiviteti I fundit që u konsiderua dhe si ceremonia e mbvlljes së muajit të kulturës kombëtare ishte një koncert-tubim I madh rinor me pjesëmarrjen e grupeve rinore më të mira shqiptare. Ky aktivtet I madh u realizua si bashkëpunim midis Qëndrës Ndërkombëtare Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës të Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (Departamenti I Rinisë).
Koncertin e përshëndeti dhe Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, Znj. Suzana Turku e cila mes brohoritjesh dhe entuziasmi rinor u kujtoi të rinjve që të dy Ministritë tona do përpiqen ta ruajnë këtë nismë dhe ta institucionalizojnë atë duke e kthyer të përvitshme, duke zhdukur kështu kufijtë administrativë të dy vendeve tona dhe duke u ndjerë të plotë në kulturën, gjuhën e identitetin tonë të përbashkët shqiptar.