Takimi me Zv.Presidentin e UEFAS

Ministri i MTKRS Bujar Leskaj takoi sot pasdite delegacionin e UEFAS dhe FIFA drejtuar nga Senez Erzik, Zevendespresidenti i pare i UEFAS dhe anetar i komitetit ekzekutiv te Fifas dhe
Marcel Benz shef i sherbimeve ligjore dhe licensimit te klubeve ne UEFA.
Ministri Leskaj tha se ne ceshtjen e auditimit te FSHF nuk kerkohet vecse zbatimi i ligjit dhe respektimit te rregullave te UEFES dhe FIFES.
Ministri Leskaj garantoi se auditimi financiar i FSHF do te kryhet vetem ne hapesirat te cilat i parashikon ligji per sportet dhe ai i? kontrollit financiar te shoqatave dhe organizatave jofitimprurese. “Une tha ministri Leskaj kam ndjekur dhe do te vazhdoj respektimin e rregullit te arte, mbi baze te se cilit, auditimi nuk do te kryhet tek ndihmat apo mbeshtjen financiare qe UEFA dhe FIFA, i kane dhene FSHF.
“Kjo federate tha ministri ka mbi 6 vjet qe nuk auditohet dhe ministria qe une drejtoj garanton se auditimi nuk eshte i paragjykuar por i bazuar ne ligj, ne mbeshtetje per transparence dhe ne respect te rregullave te UEFES dhe FIFES.
Ministri theksoi nder te tjera faktin se drejtuesi i Federates Armando Duka, nje nga aksioneret e paketes Sat plus i ka dhene te drejte transmetimi televizioneve te kesaj pakete, per ndeshjet qe kryen ekipi kombetar.
“Ministri theksoi se futbolli si sporti me i ndjekur dhe i pelqyer ne Shqiperi nuk mund te jete prone e personave te vecante, por ai i perket gjithe shqiptareve dhe dashamireve te tij.
Ministri Leskaj ne interesim te pyetjeve te delegacionit sqaroi se FSHF nuk po lejon monitorimin nga ana e MTKRS te ndryshimeve ne statut te Federates e cila eshte ne kompetencat ligjore te MKTRS.
Perfaqesuesit e delegacionit te UEFES dhe FIFES rane dakort per nje bashkepunim dhe shkembim informacioni me te drejteperdrejte ne ditet e ardhshme me MTKRS, ne menyre qe ceshtja mes paleve te zgjidhet brenda nje kompromisi mbi baze ligjore dhe ne respektim te rregullave te UEFES dhe FIFES.