Tiranë,më_16.10.2006
Ministri i MTKRS Z,Bujar Leskaj priti sot në zyrën e tij, “Little Miss Ëorld” , 11 vjecaren nga Tirana, Goldi Halili, si dhe një grup femijesh, përfaqësues të programit Miss & Mr Baby, një nisëm private, dedikuar fëmijëve për të nxitur frymëzimin dhe ambiciet? e tyre. 11 vjecarja Goldi, u përzgjodh mes 26 fëmijve nga e gjithë bota në Festivalin Ndërkombetar të Talentit dhe Bukurisë për fëmijë, që u mbajt në fillim te muajit tetor në Antalia të Turiqisë. Juria ndërkombëtare e vlerësoi 11vjecaren shqiptare, jo vetëm për nga bukuria, por dhe niveli i inteligjencës, edukimit dhe prezantimit të traditave e kostumeve popullore kombëtare.
Gjatë takimit me fëmijët, ministri Leskaj vlerësoi nivelin e njohurive të tyre në letërsi dhe në art. Ai u theksoi vizitorëve të vegjël, se tek njeriu “nuk është e rëndësishme bukuria fizike pa horizontin kulturor”, i cili sot përbën vlerën më të madhe për shoqëerinë shqiptare.
Fëmijët? dhe “Little Miss Ëorld” – Goldi Halili,? falenderuan ministrin Bujar Leskaj për përkujdesjen që ai? po i përkushton letërsisë për fëmijë dhe aktiviteteve artistike në favor të tyre.