Ministri I MTKRS Z. Bujar Leskaj merr pjesë në takimin e 17-të informal të Ministrave Europianë të Sporteve.

(Moskë, 21 Tetor 2006)
Me nisëm të Këshillit të Europës dhe me ftesë të përbashkët të zotit Terry Davis, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës dhe Kryetarit të Agjensisë Federale për Kulturën Fizike dhe Sportetet të Federatës Ruse, Zotit Vjaceslav Fetisov, një delegacion i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, I kryesuar nga Ministri zoti Bujar Leskaj, mori pjese? në Takimin e 17 Informal të Ministrave Europiane të Sportit, që u zhvillua në? Moskë, në datat 20 – 21 Tetor 2006.?
Në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të sportit të 44 vendeve europiane, palë? nënshkruese të Konvetës Kulturore Europiane, shtete me shtatusin e vazhguesit në Këshillin e Europës si dhe zyrtarë të lartë të organizmave ndërkombëtare sportive apo dhe që merren me problememt e sportit dhe edukimit fizik, si UNESCO, ENGSO, ËADA, EËS, ISCA, FIFA, UEFA.??
Njëheresh? ishin të pranishëm? zyrtarët e lartë përfaqësues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Europës, Komitetit Ad Hoc për Marrëveshjen mbi sportin, Grupi Monitorues i Konventës Anti Doping si dhe nga Kombet e Bashkuara, ku ishte i pannishëm Këshilltari Special I Zotit Kofi Annan, zoti Adolf Oggi.
Tema qendrore e Takimit të Ministrave përgjegjës për Sportin ishte ” E ardhmja e bashkëpunimit Pan-Europian në Sport”. Në këtë kontekst, u shkëmbyen mendime mbi rrugët dhe mundësitë për një bashkëpunimmë efikas në fushën e sportit, duke marrë në konsideratë? fuqinë dhe ndikimin që ka sporti në? shoqërinë e sotme moderne.
Qellimi i pjesemarrjes se Ministrit te MTKRS Z. Bujar Leskaj ishte konfirmimi per mbeshtetjen e Marrëveshjeje të Pjesshme të Zgjeruar për Sportin (EPAS) nëpërmjet përgjegjësise në rritje të takimeve ministeriale.
Përsa I takon kësaj marreveshjeje, delegacioni shqiptar bashkëndau miratimin e saj me të 44 shtetet pjesëmarrëse, ndonëse daniarka dhe Finlanda rane dakrd per kete me kusht qe te gjitha shtetet anetare ta nenshkruajne ate. Anëtarësimi në këtë Marrëveshje do të shoqërohet me një kontribut financiar të cdo shteti pjesëmarrës, vlera e së cilës do të përllogaritet në bazë të numrit të popullsisë, ndërsa përfitimi do të jetë mbi bazën e solidaritetit dhe jot ë ” kombit më të madh” apo “më të vogël”.
Kjo Marrëveshje e Pjeshme e Zgjeruar për Sportin (EPAS) do të bëjë të mundur që:
·?Këshilli i Europës të ruajë dhe të mbrojë dy Konventat ekzistuese në fushën e sportit, përkatësisht Konventën Europiane Anti Doping dhe Komnventën Europiane mbi Dhunën në Sport dhe sjell jen e pahijsjme të spektatorëve në mjediset sportive,
·?Këshilli i Europës të vazhdojë të merret me cështje të bashkëpunimit sportiv me ndihmën e EPAS? ( Marrëveshjes). EPAS do të jetë një marrëveshje e pjesshme e zgjeruar , e hapur për shtetet anëtare të Këshillit të Europës, organizatat jo-fitim prurëse të sportit si dhe për shtetet jo-anëtare të KE;
·?EPAS do të marrë rolin e përcaktimit të standardeve dhe bërjes së politikës për shtetet anëtare? të Marrëveshjes së Pjeshsme të Zgjeruar. Ashtu sic ndodh me Kartën Europiane aktuale të Sportit si dhe Kodin e Etikës Sportive, standardet e reja nuk do të jenë zyrtarisht detyruese, por do të udhëheqin disa prej angazhimeve që duhet të realizojne qeveritë e shteteve anëtare të KE.
·?EPAS të përgatisë konferenca ministeriale, nën autoritetin e Komitetit të Ministrave të KE, për të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Europës, të cilat do të zhvillohen ne cdo dy vjetë.
·?Të shfrytëzohen mundësitë e programeve të partneritetit të përbashkët me organizata të tjera ndërkombëtare sic janë BE, OKB, UNESCO, etj, brenda EPAS.
Sporti është parë nga Këshilli i Europës si mjet komunikimi pavarësisht dallimeve gjuhësore, kulturore dhe fetare. Në përvjetorin e 30 të tij, Komiteti për Zhvillimin e Sportit (CDDS) në Këshillin e Sportit (1975) ka provuar se ka qenë e ndërgjegjshme për sfidat me të cilat duhej ballafaquar sporti, sidomos pas rënies së diktaturës komuniste në vendet e Europës Lindore dhe Jug Lindore. Përmes programeve të tij SPRINT ( reformë në sport, inovacion dhe trajnim) të gjitha këto vende, duke përfshirë dhe Shqipërinë, kanë marrë asistencën e domosdoshme? për të adoptuar poltikat e tyre sportive në përputhje me standardet e Këshillit të Europës, dhe bazuar në parimin e sportit për të gjithë.?
Në takim u prezantua Studimi i Fizibilitetit mbi rrugët emundshme të bashkëpunimit në fushën e sportit në nivel Europian.?
Gjatë kësaj seance u prezantuan dhe 2 kandidaturat për postin ad interim, te Zëvendës Kryetarit të Agjensisë Botërore Anti Doping për vitin 2007, ku gjatë votimit fitoi Zoti Jean-Fransua Lamour, Ministër i? Sporteve të Francës, kundrejt kandidaturës së Zotit Fetisov. Gjithashtu? u miratuan dhe emrat për vendin e anëtarit të Bordit Themelues të Agjensisë Botërore Anti Doping për vitet 2007 – 2009 dhe anëtarit për Komitetin Ekzekutiv të Agjensisë Botërore Anti Doping për vitin 2007, respektivisht të zotit Vjacheslav Fetisov, Kryetar I Agjensisë Federale të Kulturës Fizike dhe Sporteve të Rusisë dhe zotit Brian? Mikelssen, Minister I Kultures dhe Sporteve te Danimarkes.
Konkluzionet e diskutimeve të dy ditëve të Takimit të 17 Informal të Ministrave Europianë përgjegjës për Sportet?? mbajtur në Moske u përmblodhën ne tre Rezolutat e dala nga ky? takim, për të cilat u ra dakord në parim, te cilat do u paraqiten për miratim Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.