Vlore me 25.10.2006.Ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, i shoqëruar nga deputeti dhe njëkohësisht ministri i Kulturës dhe Turizmit, Bujar Leskaj, kanë inspektuar dje spitalin e qytetit të Vlorës. Vizita kishte synim për t’u njohur më nga afër me ecurinë e investimeve dhe problemeve të mundshme të shërbimeve shëndetësore. Ministri përuroi godinën e rehabilituar të Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe u shpreh para mediave se edhe rikontruksioni që ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të spitalit do të përfundojë shumë shpejt. Gjatë takimit me mjekët dhe drejtuesit e spitalit, ministri Cikuli garantoi se në vazhdim vëmendja e dikasterit do të jetë maksimale dhe nuk kanë për të munguar investimet në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit shëndetësor.
Më shumë se 93.5 milionë lekë investime për spitalin e Vlorës ishin parashikuar këtë vit, një pjesë e konsiderueshme rehabilitime fizike dhe aparatura. Gjatë vizitës në shërbime të ndryshme, Ciku1i u ndal veçanërisht në punktin e gjakut, ku u njoh me situatën e grumbullimit të gjakut, nivelin e dhurimeve vullnetare dhe familjare (në rastin e operacioneve të planifikuara). Ministri e vlerësoi grumbullimin e gjakut si jo të mjaftueshëm, po të kihet parasysh fakti që bëhet fjalë për t’iu përgjigjur nevojave të popullsisë së një zone ku talasemia është problem madhor. Cikuli kërkoi nga mjekët specialistë dhe drejtuesit e spitalit më shumë bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit vendor dhe të institucioneve të tjera për të rritur numrin e dhurimeve të mirëfillta vullnetare, për t’iu përgjigjur me gjak në sasi dhe cilësi të sëmurëve me talasemi. “Eshtë e pafalshme që një i sëmurë me talaserni nga Vlora të presë nga Lushnja sasinë e nevojshme të gjakut, kur dihet që edhe në spitalin e Lushnjes presin trajtim një numër jo i vogël të sëmurësh me hemoglobinopati”, tha Cikuli.Ministri inspektoi në përfundim të vizitës edhe një klinikë private, mjekët e së cilës zhvillonin një aktivitet krejtësisht të shkëputur nga sistemi publik. Ministri u shpreh se kjo është e ardhmja e sistemit privat të shëndetësisë, i shkëputur dhe i pavarur nga ai shtetëror. “Një sistem hibrid si ai që kemi aktualisht, me mjekë të dypunësuar është i dëmshëm si për shërbimin shëndetësor publik ashtu dhe për atë privat. Por unë e kuptoj që është ende shpejt për të ndërmarrë një reformë të tillë për t’i ndarë përfundimisht këto dy sisteme. Në mjaft rrethe ne kemi mungesa të theksuara mjekësh dhe specialistësh dhe në këto kushte ne nuk mund t’u garantojmë pacientëve shërbime të konsoliduara në sistemin publik nëse këta mjekë të paktë zgjedhin të punojnë privatisht. Kështu që, për momentin është e mjaftueshme që kjo ndarje sistemesh të mbetet në nivelin e drejtuesve të shëndetësisë”, tha Cikuli, duke përforcuar se reforma e sipërpërmendur për ndarjen e sistemeve i takon së ardhmes.