Ne datat 16-17 nentor 2006 u mbajt ne Limasol te Qipros Forumi i Peste Europian i Turizmit, nje nisme e Komisionit Europian dhe e Presidences finlandeze te tij. Mes shume mesazheve te dhena nga tre tavolinat kryesore te punes se Forumit, mendoj se njeri prej tyre ka vlere veçanerisht per ne, vendet e Evropes Qendrore dhe te Ballkanit Jugperendimor. Dhe pikerisht ai i? Ives Mannaerts, anetar i Grupit te Turizmit te Qendrueshem te BE-se, i cili u shpreh se:” Konkurrueshmeria e rritur e turizmit europian duhet te jete perfitimi kryesor i bashkepunimit dhe partneriteteve mes aktoreve te ndryshem ne turizem. Tipet e ndryshme te partneritetit publik-publik, publik-privat dhe privat-privat duhet te ekzaminohen ne nivele te ndryshme-nderkombetare, kombetare dhe rajonale dhe duhen identifikuar perberesit e nje partneriteti te suksesshem”. Me lejoni t′ju informoj se qeveria shqiptare e ka konsideruar kete partneritet si jetesor per turizmin. Dhe njekoh′sht ka vleresuar si perparesi te programit te saj zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Ky sektor tek ne? kontribuon sot me rreth 11 perqind te GDP-se, duke punesuar afro 8 perqind te popullates. Ai po rritet shpejt dhe paraqet industrine e dyte me te madhe te vendit, pas ndertimit.? Me nje perspektive te qarte per t′u bere industria numer nje e Shqiperise brenda pak vitesh. Qeveria jone e ka te qarte se ne menyre qe te jemi konkurrues ne kete treg shume kerkues e te sofistikuar, ne duhet te aplikojme pike se pari standarte cilesore te sherbimeve turistike. Prandaj dhe jemi perpjekur t′i arrijme keto standarte ne dy menyra kryesore:.
I. Se pari nepermjet nje bashkepunimi cilesisht te ri dhe intensiv me institucione nderkombetare. Ne linje me startin e ri te Strategjise se Lizbones, qeveria shqiptare pershendeti afrimin e ri te ndermarre nga Komisioni Europian ne shkurt 2005, te perqendruar ne sigurimin e nje rritjeje te forte e afatgjate dhe me me shume punesim ne turizem. Sikurse zevendesPresidenti i KE-se, z. Gunter Ferhojgën ka deklaruar ne Forumin e Katert te turizmit Europian te mbajtur ne Malte ne tetor 2005: “Qellimi kryesor i politikes sone eshte te permiresojme konkurrueshmerine e industrise turistike europiane dhe te krijojme me shume vende pune nepermjet rritjes se qendrueshme ne sektor”. Ne te njejten linje me kete menyre te menduari, qeveria shqiptare ka vleresuar konkluzionet e Forumit te Maltes dhe po pret konkluzionet e Forumit te Qipros, per te perqendruar punen drejt nje partneriteti me te fuqishem mes sektorit publik dhe atij privat ne industrine turistike.? Dhjetorin e kaluar, ministria qe une drejtoj lansoi Strategjine Kombetare te Zhvillimit te turizmit Kulturor dhe Natyror, te ndjekur nga nje plan konkret veprimi per zbatimin e saj. Turizmi kulturor dhe ai natyror jane sektoret me rritje me te shpejte ne turizmin mbareboteror. Ky perafrim u mbeshtet gjeresisht nga PNUD-i, i cili solli specialistet me te zote qe kane keshilluar vende si Greqine e Kroacine ne planet e tyre te zhvillimit. Tani ne kemi nje kontrate afatgjate me PNUD, me vlere 3.5 milion dollare, per te promovuar turizmin kulturor e natyror. Krahas ndihmeses ne rigjenerimin e thesareve kulturore te qyteteve tona historike si Gjirokastra(e listuar nga UNESCO ne ato qytete te botes qe perbejne trashegimine e njerezimit) dhe Berati(i cili ka hyre ne procesin e mesiperm te listimit), marreveshja me PNUD-in na mundeson kalibrimin e aktivitetit turistik shqiptar me standartet ndërkombëtare. Keshtu,? do të përmirësojme sistemin e klasifikimit me “yje” te njesive tona akomoduese në parametra të pranuar nga standartet ndërkombëtare, do të shtrijme çertifikatën “Blue Flag” tek plazhet e bregdetit dhe të liqeneve tona, në lidhje me pastërtinë dhe cilësine e tyre. Do të aplikojme standartin “Green Globe 21” për aktivitetet mbështetëse të turizmit, si dhe′aft standarte të BE-së për transportin, bujqësinë organike dhe sigurimin ushqimor. PNUD-i gjithashtu po na ndihmon te vendosim nje website modern me informacione te plota per Shqiperine turistike, i cili shume shpejt do te behet veprues.
Nga ana tjeter, duke e konsideruar Organizaten Boterore te Turizmit(OBT) si FMN-ne e sektorit turistik, kemi kerkuar dhe kemi arritur te kemi bashkepun′intensiv edhe me kete organizate nderkombetare. Gjate periudhes maj-shator 2006, OBT na mbeshteti per te pergatitur nje ligj te ri per turizmin. i cili eshte ne fazen e diskutimit perfundimtar mes ministrive te tjera te linjes dhe aprovimit ne qeveri. Nëpermjet k&′l;tij ligji te ri, vizitori, turisti i huaj dhe konsumatori i shërbimeve të plota turistike shqiptare gjen mbrojtjen dhe garancitë ligjore që deri tani i mungonin (si per shembull do te garantohet e drejta për t′u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim ndaj një shërbimi turistik të munguar ose difektoz për faj të akomoduesit apo operatorit turistik shqiptar, etj.). Një komunitet turistik i huaj i mbrojtur me ligj në Shqipëri përfaqëson garancinë themelore të investuesit të huaj, krahas vullnetit dhe ofertës qeveritare te paketës “Shqiperia një euro” në fushën e turizmit. Kjo nisme e gjen veten të shprehur tërësisht në termat e projektligjit, pse lehtësirat e kontraktimit, të klimës miqësore, transparente e ndihmuese për investuesin vendas dhe të huaj në turizëm garantohen në kapituj të veçantë të tij. Krahas mbeshtetjes me efikase per investitorin, partneritetet ne turizem, sidomos mes sektorit publik(ministrise Turizmit, bashkise, komunes, prefektures, qarkut te interesuar) dhe atij privat do te promovohen nepermjet krijimit te agjensise se Partneritetit dhe Zhvillimit te Turizmit, e cila do te jete nje strukture kombetare me pjesemarres perfaqesues te sektorit publik e privat. Krahas ndihmeses ne fazen e implementimit te ligjit te ri per turizmin, OBT eshte e interesuar te bashkeorganizoje me ne Panairin e Pare Nderkombetar per Turizmin ne Tirane, i cili do te hapet ne muajt e pare te vitit 2007. Nga ana tjeter, Sekretarin i Pergjithshem i saj,? Francesco Frangialli me ka siguruar personalisht ne Madrid kete shtator gjate vitit 2007 do te vizitoje jo vetem Shqiperine, por do te vije edhe ne Mal te Zi dhe Maqedoni per te forcuar marredheniet me keto vende te Evropes Juglindore. Ardhja e tij do te perfaqesoje pa dyshim nje rast te mire per vendet tona te bashkepunojne per nje oferte te perbashket turistike, duke patur OBT-ne si keshilluese dhe orientuese te perbashket.?????
Ne kemi nevoje te bashkepunojme, te bashkojme forcat. Deri tani, vendet tona i kane perqendruar energjite e tyre ne promovimin e destinacioneve te tyre te veçara turistike. Jam i sigurte se ne rast se ne vendet e Evropes JugPerendimore i drejtohemi popullates se turisteve boterore me nje oferte turistike integrale, ne do te behemi me konkurrues. Ne menyre spontane, nisma te tilla po gjejne jete ne gjirin e biznesit privat turistik. Mund t′ju sjell dy shembuj nga Shqiperia. Nje eshte me shtetin tone fqinj ne jug, Greqine. Ka agjensi turistike ne ishullin e Korfuzit qe i adresojne klientet e tyre ne Sarande per nje udhetim njeditor. Nderkohe, lart ne kufi me Malin e Zi, disa agjensi ne Ulqin i adresojne turistet ne Shkoder, qytetin shqiptar aty afer. Nese punojme ne menyre institucionale se bashku dhe pergatisim programe akomodimi dhe vizitash rajonale, pjesa jone ne treg do te rritet. Turisti nderkombetar sot ne pjesen me te madhe parapelqen pushime te diversifikuara. Kerkon per shembull, gershetimin e pushimeve te reres dhe detit me turizmin kulturor. Se bashku si vende te Ballkanit do te jemi me ne gjendje te japim kete pakete sherbimesh te ndryshme. Po ashtu, duke punuar e projektuar bashke, kom′teti nderkombetar donator ne turizem do te terhiqet dhe do te na ndihmoje me shume. Se bashku do te jemi te afte te kemi me shume akses ne financimet e BE-se dhe ne programet e zhvillimit per rajonin.
Nga ana jone, qeveria shqiptare dhe ministria e saj e Turizmit po bejne perpjekje maksimale per bashkepunim me partnere rajonale. Me Kroacine dhe Maqedonine kemi marreveshje bashkepunimi ne fushen e turizmit. Kemi marre pjese ne te gjitha nismat ballkanike te turizmit dhe do te deshironim marrjen e eksperiences dhe binjakezimin me struktura turistike te vendeve me turizem te zhvilluar ne rajonin e Mesdheut, si me Greqine dhe Italine.? Mendojme se sfida dhe shansi yne i perbashket eshte unifikimi i ofertave tona te veçanta turistike. Kete pa dyshim do te na e keshilloje e sugjeroje edhe Bashkimi Europian. Ky mesazh qendror, sikurse e permenda ne fillim, vjen edhe nga Forumi i KE-se ne Qipro. Se bashku punojme me mire, plotesojme njeri-tjetrin dhe do te jemi me konkurrues ne tregun e turizmit boteror. Ftoj te gjithe homologet e mij te vendeve te Evropes Qendrore dhe te Ballkanit Jugperendimor, qe te institucionalizojme bashkepunimin ne fushen e turizmin, duke ngritur, pse jo, edhe ne nje Forum Ballkanik te Turizmit, per te realizuar se shpejti nje oferte integrale turistike te rajonit.
Ju faleminderit!