Londer me, 20 Nentor 2006
Te nderuara Zonja dhe Zoterinj!
Rajoni i Mesdheut perben destinacionin udheheqes turistik ne bote, ku turizmi kryesisht eshte i perqendruar ne zonat bregdetare, te cilat presin rreth 30% te turisteve nderkombetare. Ne totalin e gjatesise bregdetare mesdhetare prej 46 000 km, ben pjese edhe bregdeti i Shqiperise prej 427 (273 km bregdeti e detit Adriatik dhe 154 km bregdeti Jonian. Ky bregdet ofron mundesine e zhvillimit te turizmit te diellit dhe plazhit dhe formave te tjera te turizmit. Format e tjera te turizmit jane shtrire ne te gjitha anet e vendit. Sidomos turizmi kulturor perben nje thesar shqiptar per t′u zbuluar! Nga pikapamja e trashegimise kulturore, Shqiperia renditet vendi i dyte ne Pellgun e Mesdheut(pas Italise) per densitetin e monumenteve te kultures. Kemi 1.5 te tille per çdo kilometer katror. Ne menyre qe vendi yne te jete nje destinacion turistik i plote ne tregun turistik mesdhetar dhe nderkombetar, po punojme te krijojme produktin turistik nepermjet nderthurjes se zhvillimit te te gjitha tipeve te turizmit. Produktit te diellit dhe plazhit, te interesit te vecante dhe atij te biznesit dhe konferencave, duke perparesuar per periudhen afatshkurter dhe afatmesme zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror. Nje orientim i tille zhvillimi do te jape ndikimin e tij ne rritjen e vendeve te punes, te te ardhurave nga turizmi, ne uljen e perqindjes se urbanizimit si dhe ne rivleresimin e zonave bregdetare.Biodiversiteti klimatik, gjeografik dhe fizik i Shqiperise shpjegon aresyen e nje flore dhe faune shume te pasur. Ato perfaqesohen me shume rezervate dhe parqe natyrore brenda vendit. Sipas statistikave te IUCN-se, tek ne ka kater rezervate natyrore, 13 parqe natyrore, 4 monumente te natyres, 4 zona te mbrojtura detare dhe kater rezervate te burimeve natyrore te menaxhuara. Ne to mund te ushtrohen lirshem udhetimi me kajak, ngjitja alpine ne male te thepisura, peshkimi, sporte te tjere dimerore, shetitje me biçikleta malore, ekoturizem, ekuitacion, etj. Duke njohur rendesine e ketij ambienti atraktiv shqiptar, si parakusht per suksesin e turizmit, qeveria shqiptare punoi intensivisht per pergatitjen sa me cilesore te sezonit turistik 2006.Po funksionon me ritem te plote katerkendeshi i bashkepunimit qeveri qendrore(ministri te linjes)-qeveri vendore-shoqeri civile lokale-biznes lokal. Vete kryeministri Berisha ditet e fundit nxiti qeverite vendore(bashkite dhe komunat) per te shtuar sherbimet e tyre ndaj turisteve dhe strukturave pritese te tyre, duke garantuar mbeshtetje maksimale nga qeveria qendrore. “E cila duhet te filloje”, sikurse u shpreh ai, “qe ne pikat kufitare ku hyjne turistet”. Per kete qeveria shqiptare ka liberalizuar rregjimin e vizave, si dhe procesin e liçensimit te veprimtareve turistike, apo dheniet e lejeve per fshatrat turistike. Krahas masave ndihmuese e nxitese per turizmin ne nivel te te gjithe qeverise, ministria e Turizmit nga ana e saj ka shpalosur nje program ambicioz qe perfshin nga botimi i manualeve, hartave dhe guidave turistike kombetare dhe per te gjitha qytetet kryesore te vendit, tek organizimi i Konferences se pare Kombetare te Biznesit Turistik me 23 maj 2006 dhe i Panairit te pare Nderkombetar te Turizmit ne Tirane. Gjate periudhes shtator 2005-shkurt 2006, nepermjet nje turi me takime ne te gjitha prefekturat e vendit, ministria e Turizmit ka njohur problematiken e zhvillimit te turizmit ne te gjitha zonat e Shqiperise dhe po zbaton nje plan nderhyrjesh per sigurimin e sherbimeve turistike cilesore sipas standarteve te BE-se. Puna eshte perqendruar ne ngritjen e qendrave te informacionit turistik ne qytetet me atraktive te vendit, si dhe ne permiresimin e sinjalistikes rrugore per objektet me vlera turistike. Ne′vel te rregullimit mjedisor dhe investimeve kapitale te te gjithe bregdetit shqiptar, ministria e Turizmit po zbaton master planin e realizuar nepermjet nje projekti te Bankes Boterore per Menaxhimin e Integruar te Bregdetit.?
Krahas nxitjes se zhvillimit te turizmit te reres dhe detit, duke pare potencialet e medha qe ka Shqiperia(biodiversiteti i pasur, peisazhe natyrore, vende historike dhe kulturore dhe nje jete tradicionale ende te gjalle), ne bashkepunim te ngushte me PNUD-in, Ministria e Turizmit hartoi dhe shpalli Strategjine dhe Planin e Veprimit te Zhvillimit te Turizmit Kulturor dhe Natyror ne fund te Dhjetorit te vitit te kaluar. Qellimi i kesaj Strategjie eshte ngritja e cilesise se jetes per nje numer sa me te madh dhe ne rritje shqiptaresh. Vizioni yne per te ardhmen e afert, eshte qe keto forma te turizmit te jene elemente te suksesshem te ekonomise kombetare, duke vleresuar dhe konsideruar rritjen e kerkeses se tregut turistik nderkombetar. Vizioni i qeverise shqiptare eshte ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me te mira, si dhe me konkluzionet e Forumit te Katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte.Krahas perputhjes graduale dhe te qendrueshme te sektorit turistik shqiptar me standartet dhe politikat perparesore te BE-se, qeveria shqiptare ka nxitur dhe eshte pjesemarrese aktive e bashkepunimit rajonal ne fushen e turizmit. Marreveshje bashkepunimi i shkembimi eksperience jane nenshkruar me Kroacine, Maqedonine e Kosoven. Ne muajin prill te ketij viti, ministria e Turizmit mori pjese ne Mbledhjen e Ministrave Rajonale te Turizmit ne Kroaci. Ky takim u shfrytezua dhe per te marre pervojen e pasur e te sukseshme kroate ne zhvillimin e nje turizmi modern e konkurrues.
Per zbatimin e Strategjise se Zhvillimit te Turizmit Kulturor dhe Ekoturizmit, ministria shqiptare e Turizmit ka nenshkruar marreveshje afatgjate me PNUD-in, me vlere mbi 3.5 milione dollare. Marreveshje te tjera te rendesishme qe ndihmojne zhvillimin ne teresi te turizmit ne Shqiperi jane nenshkruar me projektin EDEN te USAID, me Peace Corps, me SNV hollandeze. Nderkohe qe jane ne fazen e permbylljes marreveshjet me Bashkepunimin Italian dhe GTZ-ne gjermane. Keto marreveshje synojne zhvillimin e nje programi te plote per mbeshtetjen e Qeverise Shqiptare ne forcimin e kapaciteteve per te perballuar sfidat e turizmit modern, per krijimin e prezences ne internetit ne menyre efektive per turizmin shqiptar, si dhe zbatimin e nje marketimi te gjere ne bote per produktin turistik shqiptar. Gjate Konferences se Biznesit Turistik Shqiptar ne Tirane, perpara grupeve te interesuara prezantuam Kodin Global te Etikes te OBT-se. Ky Kod sjelljeje do te jete pike referimi, si per sektorin publik ashtu dhe ate privat, te perfshire ne zhvillimin turistik. Ne perputhje me orientimet e BE-se per pergatitjen e Axhendes Europiane 21 per Turizmin dhe me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte, kemi rritur nivelin e bashkepunimit me OBT-ne, e cila ka vene ne dispozicion? fonde dhe projekte me shume vlere per Shqiperine, sic jane projekti per zhvillimin e turizmit rural dhe me baze natyren dhe projekti per rishikimin dhe hartimin e kuadrit ligjor te ri turistik. Po bashkepunojme intensivisht me ekspertet e OBT-se per te zhvilluar nje legjislacion turistik modern ne Shqiperi. Edhe pse legjislacioni yne i pergjithshem per investimet e huaja eshte mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojme te favorizojme edhe me shume kompanite e huaja dhe vendase qe do te investojne ne zonat me potencial te larte turistik, duke u dhene atyre statusin e Personit Juridik te Stimuluar. Me marrjen e ketij statusi, kompania investuese perjashtohet nga tatimi mbi fitimin per pese vjet, ndersa per pese vite te tjere paguan vetem gjysmen e tatimit. Per investuesit e huaj qe riinvestojne fitimet e tyre ne shqiperi, paguhet vetem 40 perqind e tatimit mbi fitimin. Po ashtu, makinerite dhe mallrat e importuara qe shkojne per kryerjen e investimit ne zonen turistike perjashtohen nga taksat doganore. Nga ana tjeter, Ministria e Turizmit i jep kompanise se stimuluar mbeshtetje dhe lehtesira per marrjen e lejes dhe truallit te ndertimit, si dhe lehtesira per sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare. Ne paketen e re ligjore qe mendojme ta zbatojme shume shpejt (ndoshta qe ne fillim te muajit shtator te ketij viti), synojme te perjashtojme nga TVSH paketat turistike te vendit, per t′i bere sa me terheqese ato ne tregun nderkombetar. Duam te zhvillojme nje kuader te plote ligjor per fushat perberese te zhvillimit dhe veprimit te industrise turistike dhe perafrimit te tij me standartet e BE-se,? me objektivin e rregullimit te veprimtarive ne drejtimet e zhvillimit te qendrueshem, duke perfshire fushat e investimeve, planifikimit, klasifikimit, regjistrimit, standartizimit, licensimit, paketat turistike (te udhetimeve, pushimeve, tureve), regjistrimi ne NJAT, sistemi i certifikimit per turizmin e qendrueshem, percaktimi i definicioneve per llojet e strukturave turistike, mbledhjen dhe perpunimin e informacionit, insentivat, format e turizmit, etj.?? Te gjitha keto hapa kryhen, per aresye se ne stadin e sotem te zhvillimit te turizmit ne Shqiperi eshte mjaf e rendesishme te sigurohet dhe ruhet nje zhvillim afatgjate. Te strukturohet, organizohet dhe zhvillohet turizmi vendas dhe produktet e tij, te permiresohet cilesia e produkteve ekzistuese dhe sherbimeve, te krijohet produkti i promovueshem me cmim te leverdisshem dhe te krijohet nje imazh pozitiv ne nivelin nderkombetar.. Kjo do te influencoje ne terheqjen e turisteve te huaj, per te garantuar perfitimin maksimal.
Duke e perfunduar, mund te them se shanset e turizmit ne Shqiperi jane ne rritje gjeometrike. Ne vitin 2001 kemi patur gjithsejt 150 mije turiste te huaj. Vitin e kaluar numri i tyre arriti ne 500 mije. Sfida e mbare qeverise dhe shoqerise sone ne kete vit, te cilesuar si viti i turizmit per Shqiperine, eshte qe vellimi turistik te rritet me 30 perqind. Ne shpresojme dhe besojme se me ndihmen e komunitetit nderkombetare dhe ne baze te vitalitetit te sektorit privat turistik ne Shqiperi, ky objektiv ambicioz do te arrihet per kete vit. Duke ju uruar te vini ne Shqiperi, besojme se do te kenaqeni nga oferta turistike e vendit tone.
Ju faleminderit!??