Fjala ne Forumin Krans Montana

Tirane me, 25 Nentor 2006
Te nderuar Zonja dhe Zoterinj!
Eshte nje nder i veçante dhe nje kenaqesi per mua te paraqes perpara jush perpjekjet e Qeverise Shqiptare per forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian ne fushen e zhvillimit te industrise se turizmit. Me lejoni t′ju informoj se keto perpjekje tashme jane institucionalizuar. Ky institucionalizim eshte i shtrire ne tre drejtime kryesore:
1.Ne perputhje me Strategjine e rinovuar te Lizbones, qeveria shqiptare pershendeti startin e ri te ndermarre nga Komisioni Evropian ne shkurt 2005 per nje rritje me te fuqishme e te qendrueshme, si dhe vende pune me shume dhe me te mira. Sikurse vete zevendesPresidenti i KE-se, z. Gynter Ferhojgën e ka perkufizuar ne Forumin e katert te Turizmit Evropian ne tetor 2005 ne Malte :”Industria turistike e Evropes eshte nje sektor ne bum. Objektivi kryesor i politikes sone eshte te permiresojme konkurrueshmerine e industrise turistike europiane dhe te krijojme me shume vende pune nepermjet nje rritjeje te qendrueshme ne sektor”. Qeveria shqiptare ka vleresuar lart perfundimet e ketij Forumi dhe qendrimin e Komisionit Evropian per krijimin e nje Partneriteti te ri me te fuqishem per Turizmin Evropian. Ajo ka pare oportunitetet e saj, duke iu referuar veçanerisht turizmit kulturor, mjedisor dhe atij rural. Sikurse thuhet ne dokumentin kryesor strategjik te Komisionit Europian me titull “Nje politike turizmi e rinovuar e BE-se: Drejt nje pertneriteti me te fuqishem per Turizmin Evropian”, faqe 6 “…Zonat rurale jane bere me atraktive dhe ofrojne shume perparesi mjedisore…Kjo mund te jete nje mundesi e rendesishme per Vendet e reja Anetare te BE-se dhe per vendet kandidate. Fondi i ri Evropian i Bujqesise per Zhvillimin Rural do te jape mbeshtetje per:
·Inkurajimin e aktiviteteve turistike si pjese e diversifikimit te objektivit te ekonomise rurale
·Studime dhe investime per mirembajtjen, restaurimin dhe ngritjen cilesore te trashegimise kulturore…”
Duke marre parasysh fokusin dhe perspektiven e mesiperme te Komisionit Evropian, si dhe nevojat dhe segmentet e veçanta te tregut, qeveria shqiptare punon per mbeshtetjen e turizmit te reres dhe detit krahas promovimit te komponenteve kulturore, mjedisore dhe rurale te tij.?
2.Ne Programin e saj per zhvillimin ekonomik te Shqiperise 2005-2009, qeveria shqiptare konsideron zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem e cilesisht te ri si nje nga perparesite e programit(krahas promovimit te bujqesise/agroindustrise dhe ekporteve). Zhvillimi i turizmit cilesisht te ri ne Shqiperi ka te beje me promovimin e nje industrie turistike qe synon shfrytezimin e avantazheve krahasuese te vendit. Keshtu per shembull, nga pikapamja e trashegimise kulturore, Shqiperia renditet vendi i dyte ne Pellgun e Mesdheut(pas Italise) per densitetin e monumenteve te kultures. Kemi 1.5 te tille per çdo kilometer katror. Nderkohe qe turizmi i kulturës, aventurës dhe ekoturizmi janë tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit në mbarë botën-15 deri 20 përqind në vit. Ato përfaqësojnë sot më shumë se një të katërtën e tregut botëror të turizmit. Ne fund te dhjetorit te vitit te kaluar, ministria e Turizmit e Shqiperise shpalli Strategjine e saj Kombetare per zhvillimin′Turizmit Kulturor e Mjedisor dhe nje plan konkret zbatimi te Strategjise. Ky perafrim u ndihmua gjeresisht nga PNUD-i dhe nga eksperte te nivelit boteror te komisionuar prej tij. Po ashtu, ne linje me orientimet e BE-se per pergatitjen e Axhendes Europiane 21 per Turizmin(kur e perfshire eshte edhe OBT-shiko faqe 8 e dokumentit te permendur me siper-), ministria e Turizmit e Shqiperise ka aprovuar draft projektin e OBT-se dhe PNUD-it per zhvillimin e qendrueshem te turizmit shqiptar te bazuar mbi natyren dhe te atij rural.??????
3.Krahas ngritjes ne nje nivel cilesisht te ri te marredhenieve me OBT-me daten 11 mars u takova personalisht me sekretarin e pergjithshem te OBT-se, z. Francesco Frangialli ne Panairin e Berlinit-, ministria e Turizmit e Shqiperise po synon bashkepunimin efikas me te gjithe partneret dhe institucionet donatore nderkombetare te interesuara per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne Shqiperi, sikurse PNUD, Bashkepunimi Italian, GTZ, SNV, projekti EDEN i financuar nga USAID, etj. Ne linje me permiresimet e propozuara te legjislacionit ne Forumin e Turizmit Europian ne Malte ne tetor 2005(workshopi “Mbi permiresimin ligjor ne çeshtjet e turizmit”), Shqiperia po bashkepunon me ekspertet e OBT-se per te zhvilluar nje legjislacion turistik modern, nepermjet nje projekti per perditesimin e legjislacionit. Edhe pse legjislacioni yne i pergjithshem per investimet e huaja eshte mjaft liberal dhe stimulues, ne kerkojme te favorizojme edhe me shume kompanite e huaja dhe vendase qe do te investojne ne zonat me potencial te larte turistik, duke u dhene atyre statusin e Personit Juridik te Stimuluar. Ministria e Turizmit i jep kompanise se stimuluar mbeshtetje dhe lehtesira per marrjen e lejes dhe truallit te ndertimit, si dhe lehtesira per sigurimin e kredive nga bankat ose institutionet e tjera financiare. Ne e dime qe industria turistike kontribuon me 32-60 perqind te GDP-se ne pjesen me te madhe te vendeve evropiane te zhvilluara. Mes gjithe aktiviteteve te turizmit, komponenti kulturor eshte ai qe premton me shume ne bashkeveprimin nderkulturor mes shteteve(Lizbone 2005, studimi i gjashte). Ai eshte komponenti i perspektives, perderisa ne tre vitet e ardhshme do te rritet sa te perfaqesoje 65-70 perqind te industrise se pergjithshme turistike. Prandaj dhe Shqiperia kerkon ta zhvilloje sa me shume. Nese ju vini ne shqiperi, do te vizitoni ansamble te qyteterimeve antike deri tek fortifikimet e Ali Pashes se Janines. Do te gjeni ketu njerez mikprites dhe me deshiren e mire per t′ju shoqeruar ju gjate gjithe thesareve kulturore shqiptare. Mirupafshim ne Shqiperi!
Ju Faleminderit!