Tirane me, 8 Dhjetor 2006
Te dashur dhjetoriste, te rinje e te reja.Dita e sotme 8 Dhjetor nuk shenon per ne vetem nje date historike, ajo e fitores se lirise, por ajo beri? rizgjimin më te madh te shqiptarëve që nga koha e Rilindjes Kombëtare. Dhe kete e bene studentët, ata qe si askush tjeter perqafojne te paret dijen, ndryshimin, dhe progresin. Ne Dhjetorin e 90 te gjithe ne, u lidhem me shume se kurre me rinine, sepse Shqiperia i perkiste dhe do ti perkase asaj. Te rinite së bashku me intelektualët iluministë? të dhjetorit, e njesuan Shqiperine? me kombet e qytetëruara, të cilat lirinë ne te gjitha dimensionet e saj ,kanë në themel të institucioneve dhe shoqerise së tyre.Qeveria Berisha e dale nga zgjedhjet e 3 Korrikut, është produkt edhe i 8 Dhjetorit, i vullnetit të rinisë shqiptare, është produkt i shpirtit të një kombi që kërkon të jetojë me dinjitet në gjirin e familjes se madhe europiane.Kjo pjese e cmueshme e historise per kombin shqiptar, nuk mund te ndricohej perjetesisht nese nuk do kishte farin e saj, liderin e protesave te Dhjetorit dhe demokracise Azem hajdarin. Vlerat e patjetërsueshme historike për fatet tona politike e shoqërore, jane te lidhur ngushtë edhe me emrin e ketij njeriu te madh, dhe? të një partie, të Azem Hajdarit dhe Partisë Demokratike. Ish presidenti cek, antikomunisti i njohur ne Europe, humanisti Havel ne nje fjalim te tij do te thonte”? se e verteta arrihet kur ndergjegja dhe llogjika behen nje”. Te verteten e madhe te lirise e arriti dhe e percoi mes te rinjve Azem Hajdari, sepse e tille ishte dhe ndergjegja e tij :kunder dhunes, kunder dikatures, kunder fjales se burgosur nga deshtaket e mjere komuniste. Cdo Dhjetor por dhe muaj te tjere te vitit, ne te gjithe politikane dhe njerez? te thjeshte, intelektuale dhe studente perkujtojme Azemin si një shembull humanizmi dhe qytetarie.Pas tetë vitesh të një opozite dramatike, periudhe në të cilën u krye edhe krimi politik më i shëmtuar i kohëve tona, partia e dhjetorit, që si kryetare të parë pati Azem Hajdarin dhe Sali Berishën, rierdhi? në pushtet, duke përligjur shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Azem Hajdari qe njeri i mendimit dhe i veprimit, një sintoni e admirueshme, natyrshëm pengesë për armiqtë e Shqipërisë dhe demokracisë. Ndër të tjera 8 Dhjetori eshte dhe nje dite qe thërret drejtësi në emër të tij, liri – demokraci, dhe një ′ipëri si gjithë Europa,