Shkoder 29 Dhjetor 2006.
QENDRA E REALIZIMIT TE VEPRAVE TE ARTIT
Gjate kesaj periudhejane realizuar :
1. Shtatorja e Heroit te Demokracise Azem Hajdari.
2.Shtatorja e Nene Terezes, vendosur ne sheshin qendror te qytetit te? Shkodres me 29 dhjetor 2006.
Fjala e Ministritte MTKRS Z. Bujar Leskaj ne perurimin e Shtator?es se Nene Terezes, Shkoder.
E nderuar Zonja Kryetare e Parlamentit
Te nderuar klerike
Te nderuar autoritete lokale
Te nderuar qytetare te Shkodres
Sot ndihem vertete i lumtur qe pas premtimit qe bera kohe me pare ne Teatrin “Migjeni” per ngritjen e monumentit te Nene Terezes re qytetin e Shkodres, jam ketu bashke me ju si deshmitar i konkreti-zimit te asaj ideje qe ne t′b nderon dy simbole per qyteterimin shqiptar Shkodren dhe Nene Terezen. Shoqeria shqiptare e postko-munizmit (e qe te behej e tille, pra postkomuniste, qyteti juaj qe rcergjegjja e ndryshimit) qe ne hapat e pare e vene ne kerkim te kjentitetit te saj, te bazuar mbi vlera reale dhe jo ideologji gjeti tek s^.enjtorja shqiptare doktrinen morale.
Nene Tereza ishte dhe mbetet monument humanizmi dhe dashu-rie perte gjithe boten e sigurisht kjo statuje jo fort e madhe nuk eshte gje tjeter vec nje shenje qe tregon se ne shqiptaret jemi duke vendosur nje marredhenie te re me historine dhe te ardhmen.Ajo ishte njeriu qe meshires i dha pushtet.Kumti i saj e kaperceu kohen kur jetoi duke sfidur te gjitha realitetet qe bota kish njohur gjer atehere duke i mbetur te ardhmes si etalon matjeje ne te gjitha ndjesite sublime.Personalitete te skajshme te globit tone u bashkuan njezeri ne percaktimin se shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu eshte sfera me e eperme e qenieve njerezore.Bashkeqytetari juaj frati i kujtimeve,Nderi i Kombit dhe Penda e Arte e letrave shqipe,At Zef Pllumi na sjell ekzistencen e saj fort te bukur e krejt? thjeshte”Ajo nuk pati kurre kapitale,as pushtet,kjo vetem shpirti i dashumise per jeten,per njeriu e per Zotin,qe e bani te madhe para njerezve te ketij shekulli”. Si qytetar i ketij vendi e si minister i Kabinetit Berisha gjej rastin te theksoj ketu ne qytetin model te bashkejeteses dhe tolerances se pa madheshtine e Nene Terezes kjo epoke qw rendom thiret pas moderene do te ishte e manget.
Te nderuar miq.
Ministria qe une drejtoj? ne vazhdim te politikave te reja te konceptuara prej nesh qe kujtesen historike e konsiderojne edukuese dhe referuese e sigurisht Nene Terezen ne qender te tyre, po punon per ngritjen e nje Pavioni muzeal ne Muzeun Historik kombetare kushtuar Shenjtores tone si dhe ndertimin e nje permendoreje ne Aeroportin qe mban emrin e saj.
Gjithashtu gjej rastin tju bej me dije ju te nderuar qytetar te Shkodres se ne punen tone per ngritjen e kesaj statuje apo per projektr te tjera ne kete qytet kemi patur interesimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te zonjes se nderuar Jozefina Topalli e cila ne ndjeshmerine per Shkodren eshte ndoshte e pakonkurueshme.
Prezenca e Nene Terezes ne kete shesh,apo ne te tjera vende ku ajo do te vendoset,do te na kujtoje fjalet e saja per ne,bashkekombasit e saj,ne vitin 1997 ?Kujtoni se Zoti ka krijuar sejcilin prej nesh per gjera te medha,te duam dhe te na duan.Ky eshte kuptimi i jetes ,te cilin asnje vuajtje nuk mund ta largoje prej nesh,cdo burre,cdo grua,cdo femije eshte vellai im,motra ime dhe une duhet ti dua gjithesecilin,ashtu si Zoti na do te gjitheve,derisa secili te mesoje te dashuroje deri ne dhimbje ne menyre qe ti sjelle paqe vendit dhe zemrave te gjithesecilit.Le te? lutemi.