Vizioni per industrine numer nje te Shqiperise, Turizmin

Projekt- Ligji i ri “Per turizmin”, i miratuar nga Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e tij te dates 23 janar 2007, ofron? ne menyre cilesore dhe ne perputhje te plote me standartet dhe direktivat e Bashkimit Evropian rregullimin e sektorit dhe mbulimin e një sërë aspekteve të patrajtuara nga? ligji ekzistues i vitit 1993. Vizioni dhe interesi themelor ne pergatitjen e ketij drafti eshte fuqia e tij per te ndihmuar konkretisht zhvillimin e industrise turistike në përputhje me drejtimet strategjike të zhvillimit të turizmit tone, duke priorizuar dhe harmonizuar resurset natyrore me trashëgiminë kulturore. Ambicia jone eshte qe te shnderrojme turizmin ne industrine e pare te vendit (ai aktualisht ze vendin e dyte, pas ndertimit) dhe ne nje sektor qe puneson rinine shqiptare, si dhe hap vende pune per zonat rurale te vendit. Në raport me ligjin ekzistues te 14 viteve me pare, i cili përbën një ligj specifik ne drejtim te identifikimit te zonave me prioritet zhvillimin e turizmit dhe dhenien e lehtësirave fiskale për biznese të zhvilluara brenda tyre jashtë skemave të kontrollit, projektligji i paraqitur, ofron avantazhe te konsiderueshme. Keshtu, ai synon shfrytëzimin në të gjithë territorin e vendit të potencialeve natyrore dhe kulturore, në shërbim të zhvillimit të turizmit, si një oportunitet për ngritjen e nivelit ekonomik. Projektligji i sotem ka nje raport te natyrshem e ndihmues me interesat e ruajtjes dhe mireadministrimit te mjedisit shqiptar. Ai ne thelb krijon mekanizma të dhënies së asistencës financiare për bizneset turistike, duke siguruar kontrollin e përdorimit të tyre, nëpërmjet hartimit të programeve të financimit dhe veprimit të strukturave përgjegjëse. Ne duam qe turisti shqiptar dhe ai i huaj te vije jo vetem nje here ne njesite tona te pritjes turistike, por te behet klient i perhershem. Per kete projektligji jep parimet bazë për një zhvillimin të qëndrueshëm të turizmit dhe krijon partneritete me grupet e interesit dhe njësitë e pushteteve vendore. Zhvillimi i turizmit nuk eshte vetem nje detyre e pergjegjesi e qeverise qendrore, por ne rradhe te pare ky zhvillim shkon ne interesin e komuniteteve lokale dhe qeverive te tyre. Po ashtu biznesi lokal, OJF-te lokale dhe grupet e tjera te organizuara te komunitetit duhet te jene ne pararoje persa i perket nismave turistike. Por per kete subjektet qe ushtrojne veprimtari turistike dhe organet shteterore duhet te kene nje raport shume te qarte te detyrave reciproke dhe te pergjegjesive e te drejtave. Prandaj dhe ky projektligj merr persiper te rregulloje marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, personave fizikë/ e juridikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike. Ai po ashtu percakton të drejtat dhe detyrimet e subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarite turistike, në përputhje me standardet e vendosura dhe nga vete Bashkimi Evropian per kete industri. Ne duhet ta kemi te qarte se nuk mund te zbatojme si duhet MSA-ne me BE-ne ne turizem, ne rast se nuk vendosim ne ligj kriteret e liçensimit dhe kategorizimit te veprimtareve turistike, ne te cilet duhet te perfshihen natyrshem njesite akomoduese (hotelet, motelet, kampet turistike, dhomat e shtepite qe jepen me qera, etj.), agjensite e udhetimit dhe te tureve e me rradhe. Fuqia liçensuese dhe kategorizuese e sanskionuar ne ligj do te na jape mundesine te zhvillojme standartet qe kerkohen ne turizmin bashkekohor, te realizojme nje oferte turistike integrale te Shqiperise, e cila te jete konkurruese ne rajon, si dhe te rrisim ndjeshem dhe qendrueshem fluksin e turisteve te huaj. Ne rast se njesite tona akomoduese apo agjensite e udhetimeve, per shembull, nuk respektojne kerkesat e kategorive te caktuara, te jemi te sigurte se turistet e huaj do te gabonin nje here duke ardhur tek ne, por pastaj nuk do te ktheheshin kurre me. Duke bindur per kete edhe shume e shume te tjere farefis, miq apo te njohur te tyre. Prania e nje zyre per dhenien e asistences ndaj turisteve eshte nje strukture e mirepritur nga turistet kudo ne bote dhe kjo garantohet nga projektligji i ri. Ai do te mundesoje krijimin e një strukture embrionale të inspektoriatit turistik (Zyra e Asistencës së Turistëve), me funksionin e dhënies së informacionit për turistët, trajtimin e ankesave dhe inspektimin e zbatimit të dispozitave ligjore. Nuk mund te lejojme nje gjendje amorfe apo kaotike te nivelit te sherbimeve turistike, sidomos te ofrimit te paketave turistike. Ky nivel nuk mundet thjesht te rregullohet nga konkurrenca ne treg, por duhet nderhyre me autoritetin shteteror per te mbrojtur konsumatorin e ketyre sherbimeve (turistin vendas dhe te huaj), ne rast se ato rezultojne jashte cilesise se deklaruar apo nenshkruar ne kontrate. Projektligji po ashtu realizon sigurimin e përpunimit, transmetimit dhe vërtetësisë së të dhënave statistikore, të domosdoshme në procesin e planifikimit turistik dhe orientimin e politikave në këtë fushë. Pesha e strukturave shteterore qe do te kontrollojne zbatimin e starndarteve te sherbimeve turistike forcohet me kete projektligj dhe nje peshe e tille eshte e nevojshme me shume se kurre per te mos lejuar riçiklimin e parave te pista ne turizem apo shfrytezimin e oportuniteteve turistike per zhvillim te trafiqeve te qenieve njerezore. Se fundi, projektligji parashikon zhvillimin e e zonave rurale, të mundshme për t′u kthyer në destinacione të formave të turizmit rural. Potenciali per turizmin me baze natyren dhe turizmin rural eshte i jashtezakonshem dhe shpresohet qe me partneritetet qe nxit projektligji “Per Turizmin” keto dy lloje aktivitetesh turistike te behen nder dominueset ne te ardhmen ne industrine turistike.