Berlin, 9 Mars 2007.
Te nderuar pjesëmarrës.
Ju falenderoj per pjesemarrjen ne kete konference shtypi ku do te prezantojme shkurtimisht zhvillimet pozitive te turizmit ne Shqiperi per vitin 2006 dhe vlersimin tone per zhvillimet e pritshme per vitin 2007.Si vend mesdhetar, Shqipëria ka një kompleks të faktorëve klimateriko-tokësorë në favor të zhvillimit dhe inkurajimit të shërbimeve të karakterit turistik. por, pa pasuritë e mëdha kulturore, arkeologjike, natyrore e mjedisore, shpirtërore e gjeografike, faktorët klimateriko-tokësorë nuk do të kishin vlerën e duhur. Në Shqipëri ka një diversifikim të përsosur të kushteve që favorizojnë forma dhe lloje të ndryshme të turizmit, të cilat ashtu të përfytyruara dhe të konceptuara si një e tërë, plotësojnë një produkt turistik mjaft atraktiv .Duke qene një ndër vendet komuniste gjatë viteve 1945-1990, që aplikonte izolimin në komunikimin njerëzor dhe ekonomik me vendet perendimore, periudhë kjo e pasuar me një tranzicion ekonomik me turbulenca? në stabilitet dhe në rajon me luftra, vazhdon të mbetet ” një destinacion për tu zbuluar” në tregun e turizmit botëror.Në programin e qeverisë për vitet 2005-2009, është vënë theksi vecanërisht në zhvillimin e turizmit duke e pare atë si një ndër tre fushat prioritare ( krahas agro-industrisë dhe eksportit) për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit. Në këtë aspekt, ai është dhe do të jetë një pjesë e strategjisë kombëtare drejt përmbushjes së nevojave urgjente të zhvillimit dhe si detyrim i vendit për Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Kthimi i turizmit nga pasuri potenciale në pasuri reale për zhvillimin dhe begatinë e shpejtë të vendit, është një nga objektivat me të cilat duhet të matet roli i institucioneve, i shtetit dhe i politikave që mbështesin, përkrahin, stimulojnë dhe zhvillojnë subjektet akomoduese dhe njësitë e atraksioneve turistike. Tani pas 15 viteve në një sistem të hapur ekonomisë së tregut, nga një numër i kufizuar dhe strikt i kontrolluar ne levizje dhe sjellje nga ish-sigurimi i shtetit i grupeve turistike që mund të vizitonin Shqiperinë të organizuar nga i vetmi tour operator shtetëror që zotëronte rreth 30 objekte akomoduese në të gjithë vendit, kemi një zhvillim të turizmit me mbi 900 objekte akomoduese private, rreth 100 agjensi turistike? dhe 25 pika hyrjeje në Shqipëri.Stabiliteti politik dhe makroekonomik si në vend, ashtu dhe në rajon shoqeruar me permiresimet ne infrastrukture, sherbime, imazh dhe intesitet të marrëdhënieve ekonomike? kanë bërë të mundur që për vitin 2006 të ruhet tendenca pozitive e rritjes dhe të realizohet një rritje prej 28 % e mberritjeve ndërkombëtare të vizitorëve. Tashmë si struktura publike, ashtu edhe industria turistike kanë kontribuar gjatë vitit 2006 për zhvillimet pozitive. Nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit me BE, rritja e kontrollit dhe masat e sigurisë në vend , stabiliteti makro-ekonomik janë një mbështetje për krijimin e një destinacioni më të sigurtë për vizitorët e huajNga të dhënat e marra, shihet një rritje e qartë e mbërritjeve nga vendet e europës perëndimore si Finlanda 345 %, Franca me 189 % , Britani e madhe 152 %, Austria 136 %, Gjermania 68 %, ndërkohe që kishte një rritje të konsiderueshme edhe të tregut të Europes lindore.
Rreth 53 % të tregut turistik shqiptar, e zënë vizitorët nga vendet fqinje si Kosova, Maqedonia , Mali i Zi qe visitojne shpesh Shqipërinë për biznes dhe e frekuentojnë atë për pushimet e verës. Italia dhe Greqia zënë 13 % me një pjesë të konsiderueshme te vizitoreve për qellime bisnesi, nderkohe që tregu i Europës perëndimore, SHBA e Kanada, i cili vleresohet kryesisht për levizje për qellime pushimesh, mund të ndahet në Britani e Madhe me 5 %, Gjermani, Zvicer dhe Austri me? 4%, SHBA e Kanada me 4 %, dhe Franca, vendet e beneluksit dhe vendet? skandinave,? me 4%.
Kështu turizmi po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm ekonomik për vendin tone. Sipas Bankës së Shqipërisë vitin e kaluar 69 përqind e të ardhurave nga tregtia e jashtme vijnë nga sektori i turizmit. Gjithsej ky sektor solli 614 milionë euro në vend, 19 përqind më shumë se vitin e kaluar. Sipas World Travel & Tourism Council (WTTC) sektori shqiptar i turizmit shënon plot 138.000 vende pune, të cilat përbëjnë dhjetë përqind të numrit të përgjithshëm të tyre Shqipëria ka një strategji të zhvillimit të turizmit deri në vitin 2012, e cila përcakton qartë objektivat e zhvillimit të këtij sektori aq të rëndësishëm për vendin tonë. Gjithashtu, është miratuar edhe Strategjia dhe Plani i Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Natyror. Këto strategji ofrojnë direktiva për një zhvillim të qëndrueshëm të produkteve turistike me synim destinacion sa më të preferuar nga turistët. Disa nga objektivat që kemi përcaktuatr për të arritur, nëpërmjet implementimit të këtyre strategjive janë:
· Zhvillim i qendrueshëm dhe afatgjatë
· Marketingu dhe ofrimi i një eksperience pozitive vizitorëve, sa më konkurruese me vendet e tjera
· Përmirësimi i cilësisë së produktit dhe imazhit
· Krijimi i vlerës së produktit
Potenciali turistik është menduar të arrihet nëpërmjet kombinimit të turizmit të diellit dhe plazhit, interesit të vecantë dhe turizmit të biznesit, duke u fokusuar për periudha afatshkurtra dhe afatmesme në zhvillimin e turizmit të interesit të vecantë dhe për periudha afatgjata në turizmin e diellit dhe plazhit.Gjithashtu, në kuadër të ndryshimeve të tregut ndërkombëtar e shohim të domosdoshme vendosjen e partneriteteve në nivel ndërkombëtar, për të qenë sa më të suksesshëm dhe konkurrues në treg. Kjo do të arrihet nëpërmjet promovimit dhe perceptimit të kulturave të tjera, krijimit të një imazhi pozitiv për të rritur benefitet ekonomike dhe promovimit të stabilitetit në rajon, në sajë të përpjekjeve të përbashkëta.
Ne pozionimin tone strategjik ne e mendojme Shqiperine:
si një destinacion te sigurte me cilësi të larte të atraksioneve kulturore dhe natyrore, të prezantuara në mënyrë vërtet “autentike” ne kete territor te vogel gjeografik i menaxhuar me pergjegjesi sociale dhe ambientale lehtesisht i arritshem nga tregjet europiane.Në listën e WTTC-së prej 174 vendesh me perspektivë rritjeje të turizmit në dhjetë vitet e ardhshme, Shqiperia ndodhet në vendin e nëntë.
Shqipëria është e anëtarësuar në Organizatën Botërore të Turizmit, në të cilën bëjnë pjesë shumë shtete. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e subjekteve turistike të vendit tonë, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë profesional, të ndihen të integruara dhe të përfshira në strukturat ndërkombëtare të turizmit. Disa nga agjencitë turistike shqiptare kanë kohë që kanë vendosur kontakte dhe punojnë si partnerë të barabartë me subjektet paralele të huaja.Në stendën tonë gjatë këtij panairi, tour operatoret të mbështetur nga enti i turizmit po prezantojnë paketat turistike që orientohen si tek paketat e turizmit kulturor ( vizita në qendrat e rendësishme arkeologjike, historike, kulturore ) tek produkti i natyrës ( nga ai i bregdetit, udhëtimet e aventurës me rally, kayak, bicikleta, paragliding, ekskursionet ) ku kudo komunikimi me komunitetin pritës shton vlerat e eksperiencës turistike Në kuadër të aplikimit të standarteve ndërkombëtare në turizëm,? të përcaktuara nga OBT, kemi shpërndarë Kodin Global të Etikës në Turizëm të gjithë subjekteve të shërbimeve turistike, të cilët janë të detyruar ta zbatojnë atë. Gjithashtu, në funksion të zbatimit të këtij kodi, kohët e fundit Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrinë e Brendshme mbi zbatimin e Kodit të Sjelljes për Parandalimin e Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve, kur ai shkaktohet nga shërbimet turistike.
Qeveria shqiptare i ka dhënë një prioritet të vecantë rregullimit të infrastrukturës rrugore në zonat turistike, për të rehabilituar dhe ndërtuar rrugë të reja në të gjitha akset rrugore që lidhin zonat turistike të Shqipërisë me shtetet fqinjë si psh: ndërtimi i rrugës Durrës-Morinë-Prishtinë, i cili do të shërbejë si një aks me shumë vlera për shtimin dhe qëndrueshmërinë e fluksit të turistëve kosovarë, të cilët janë rritur ndjeshëm pas viteve 2000-2001, fill pas luftës së Kosovës, ashtu sikurse edhe projekti i rruges Hanin i Hotit-? Kosove dhe segmentet e fundit per arritjen eskajeve jugore dhe jugpermendimore si dhe po punohet per terminalin? e pasagjereve ne portin e durresit,? nderkohe qe inaugurohet me date 22 mars terminali i ri i pasagjereve ne aeroportine rinasit.?? Gjithashtu, Shqipëria është në prag të miratimit të Ligjit të ri “Për? turizmin”. Qëllimi kryesor i hartimit të këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, vendosja dhe zhvillimi i standarteve të shërbimeve turistike dhe shërbimeve të tjera që lidhen me të etj. Rol të rëndësishëm në procesin e hartimit të draftit paraprak të ligjit, ka luajtur Organizata Botërore e Turizmit, nëpërmjet financimit të konsulencës.