Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e Turizmit
* U nënshkrua në Prishtinë, marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit. Në qendër te marrëveshjes është bashkëpunimi dy palësh për shkëmbimet e operatorëve turistike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja parashikon njëherësh shkëmbimet? mes operatorëve turistikë si dhe modaliteteve për zhvillimin e turizmit të të dy vendeve, ku një rëndësi te vecantë do t′i jepet pjesëmarrjes së përbashkët në panairet ndërkombëtare
Në nenshkrimin? e marrëveshjes mori pjesë dhe zv. Kryeadministratori? ?UNMIK-ut Joachin Rycker.
Në prononcimin e tij për gazetarët e pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit Ministri Leskaj u shpreh se: “Nënshkrimi i marrëveshjes,? krahas një formaliteti të rëndësishëm për bashkëpunimin turistik mes dy vendeve, është dhe një drejtim i rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të tregut të turistëve nga Kosova që është tregu më i madh për turizmin në Shqipëri”.
Ministri Leskaj tha, se këtë vit zonat dhe burimet turistike paraqesin një hov cilësor, duke u nisur nga përmirësimi i ndjeshëm i furnizimit me energji dhe ujë 24 orë në ditë si dhe infrastrukturës rrugore.
“Zhvillimi i turizmit është një nga prioritet e qeverisë Berisha dhe si i tillë ne po punojmë për krijimin e të gjitha lehtësirave si heqja e taksave në kufi, rend dhe siguri si dhe çmime të favorshe për shërbimet hoteliere-tha ministri Leskaj”.
Zoti Leskaj konfimoi faktin që së bashku me palën kosovare kryesuar nga ministri Dugolli, po punohet për një strategji të përbashket të kombinimit të turizmit të rërës dhe diellit në Shqipëri dhe atij alpin ne Kosovë., në mënyrë që turistët mes dy vendeve të shkëmbejnë pushimet.
Duke folur për standartet aktuale të turizmit në Shqipëri z. Leskaj theksoi se ka ardhur koha ti jepet fund taktikës së ardhjes se turistëve nga Kosova për motive patriotike. Turistët e Kosovës duhet të vinë në Shqipëri për pushime argëtuese ku do te shijojnë një alternim të veçantë të vlerave turistike mjedisore me ato kulturore.
“Shqipëria sot e pret turistin me një gamë të gjerë produktesh. Bashkitë e qyteteve tona kryesore turistike (Durresi, Vlora, Saranda, Pogradeci, Lezha, etj.) po përgatisin kalendare me ngjarjet kulturore te sezonit turistik 2006. Kështu që, për shembull, kur je në korrik në Vlorë, ia vlen te dish se në qytet zhvillohet në këtë muaj Festivali Kombëtar i Këngës Polifonike, apo i Këngës për Fëmije. Ose kur je me pushime në Dhermi, pranë Sarandës, mund të zbulosh në një rrugë pak të rrahur bregdetare(e mbiquajtur Itinerari i Bunkereve) manastire të vjetra, apo plazhin e ëndrrave në vendin e quajtur Krorëz. Ka po ashtu me dhjetëra paketa të tjera interesante turistike”.-përfundoi Ministri Leskaj