Prishtine 18 Maj 2008.
HASHIM THAÇI VLERËSON DEPUTETIN BUJAR LESKAJ PËR VIZITËN? E GAZETAREVE NE KOSOVE. Një vendet më impresonjuese është për shqiptarët e këtej kufirit? edhe shteti më i ri në Europë.Tre muaj pas pavarësisë ,rrugët e këtij shteti kanë kohë që popullohen edhe nga shqiptarët e vendit mëmë.Dhe e kundërta,që mijëra kosovarë rrugëtojnë nëpër atë rrugë drejt Shqipërisë.Një lëvizje që është pritur prej kohësh,kur vitet na u dukën se i thinjën ajo erdhi e shumëpritura,pavarësia e Kosovës.Kosova afrohen atë pjesë të munguar e të shkëputur me forcë nga kirugjigja e pamëshirshme e fqinjëve diku nga fillimi i shekullit të XX.Kjo tokë? e populluar nga shqiptarët prej shekujsh që nga kohët përtej mjegullave të historisë me të cilën është manipuluar shumë? nga ku ka rrjedhur gjak shqiptarësh sot është e lirë dhe e mosvarme më nga serbët.
Kyeqyteti i saj ,Prishtina një ëndërr e bukur që po përjeton një realitet të ri,shtetin kosovar të këtij shekulli. Katundet paskufirit?? për nga bukuria janë pjesë e një magjistrali? të përbërë prej një kurorë diademësh.Një tokë, që mbanë të gjitha stinët brenda si dhe vetë aty ka ardhur e është sëndërtuar bukuria në përmasat më të mira nga ku mund të konceptohen,lartësi malesh,fushash me mëngjese dimri të ftohtë acar dhe zheg vere.Udhëtimi për në veri të Ballkanit është një udhëtim nga më të bukurit.Aty pas këtij kufiri nuk ka më pjesë të ngrysur të Ballkanit,por aktualisht shteti i ri që pasqyron një pasqyrë që vezullon e shpërndan rreze lirie dhe që ne e te gjithë shqiptarët e kemi pritur heu burra,thirrjen :”Bac u krye?Në një udhëtim të këtill fundjave nëpër rrugët e këtij shteti të ri udhëtuan së fundi edhe një grup? mediatik nga qyteti i Flamurit.Rrugëtimi për në Kosovë përbënte një mesazh të qartësuar,vijmë nga qyteti i Flamurit buzë detit në jugperëndim të vendit? për të përshëndetur shtetin e ri të Kosovës dhe për ta prezantuar më mirë dhe më qartë në mediumet? e qytetit bregdetar.
Me iniciativën dhe të sponsorizuar nga deputetit i? Vlorës Bujar Leskaj,rreth 20 gazetare nga qyteti i Vlorës ,përcollën? në këtë javë një vizitë tre ditore në shtetin e Kosovës,rreth 3 muaj pas? shpalljes së pavarësisë. Në kryeqytetin e Prishtinës grupi i gazetarëve? nga qyteti jugor i vendit dhe deputeti i Vlorës Bujar Leskaj u pritën në një takim të gjatë nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci dhe më vonë në një takim nga ish-zvkryeminstri Lutfi Haziri.
Kryeministri Hashim Thaçi në përcjellje të fjalës së tij? i bëri një falënderim deputetit të Vlorës, Bujar Leskaj për iniciativën e shkëlqyer e cila ishte një ide, që i kishte munguar kohës,por që është një ide shumë e mirë,për të përcjellur një vizitë në kryeqytetin e Kosovës me një grup gazetarë të të gjitha mediumeve të shkruara dhe elektronike lokale dhe kombëtare të? këtij qyteti.
Kryeministri Thaci në takim u tha gazetarëve nga qyteti i Flamurit se ndihej shumë falënderues për nderin që i bënë autoritet e qytetit të pavarësisë Vlorës duke i dhënë titullin:” Qytetar Nderi Vlorës.”
-Ne gjithmonë, tha kryeministri i Kosovës, jemi krenar për Vlorën dhe ndihem vlonjat. Kryeministri Thaçi tha se me rrugën Durrës-Morinë dhe më tej qytetarët kosovarë do të vërshojnë? edhe sivjet në bregdetin e Vlorës dhe të Shqipërisë. Do të ketë një fluks të madh turistësh kosovarë në Shqipëri tha Thaci duke ju drejtuar qytetarëve të shtetit më të ri në Europë ,për ti kaluar pushimet në bregdetin jugor. Kryeministri Thaci? e cilësoi vitin 2008 vit të shqiptarëve? për pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe ftesën e Shqipërisë në NATO.
Në 15 Qershor ,tha Hashim Thaci do të hyjnë në fuqi Kushtetuta e Kosovës.
Kryeministri kosovar Thaci njohu gazetarët që kishin rrugëtuar nga qyteti i Flamurit për në Kosovë se ne agjendën e tij të punës po përgatitet një vizitë zyrtare ne Shqipëri.
Për grupin e gazetarëve nga qyteti i Flamurit shfaqi interes edhe ishzvkryeministri Lutfi Haziri i cili i kushtoi një pritje të gjatë
Grupi i gazetarëve të qytetit jugor ndërkohë ata u ndalën nëpër qendra historike të Prishtinës si dhe te qyteteve te tjera kosovare.Kjo është vizita e parë e një grupi të organizuar mediatik nga qyteti i Flamurit drejt shtetit më të ri në botë,Kosovës e mundësuar mrekullisht nga sponsorizimi i deputetit vlonjat Bujar Leskaj.LUTFI HAZIRI: URA BASHKPUNIMI
?Mbërritjen në Kosovë të një grupi të madh gazetarësh të qytetit historik të Vlorës në një? vizitë tre ditore të sponsorizuar nga deputeti Bujar Leskaj përmbante një udhëtim nëpër qendrat historike si dhe takime tepër të rëndësishme të grupit mediatik më të madh shqiptarë që vizitoi Kosovën. Me ishzvkryeminsitrin e Kosovës Lufti Haziri u zhvillua me interes një bisedë .ishzvkryeminsitri Haziri e nisi fjalën duke përmendur ish-ministrin dhe? deputetin? e sotëm të qytetit të Vlorës Bujar Leskaj ,që po krijon ura bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë edhe në këtë fushë me interes siç është media që këto zhvillime pritet tia përcjell publikut të qytetit të flamurit.Haziri duke folur për këtë bashkëpunim tha se? edhe mes dy qeverive ka rreth 60 marrëveshje,në shumë fusha që priten të konkretizohen.
1.2 milion pushues priten të dynden kësaj vere në bregun shqiptar,tha ish zvkryeministri i Kosovës. Duke folur për politikën kosovare Haziri tha se shteti kosovar ka qene në procesin e njohjes dhe rreth 40 shtetet e kanë njohur ndërsa pritet që ky numër të shkojë deri në 100,ku përmbyllja?? e këtij procesi do të kërkojë më vonë zhvillime të tjera? më të rëndësishme si ekonomike.
Akademiku Rexhep Ferri një personalitet i respektuar? fushës akademike kosovare përmendi dhe faktet historike nëpër të cilat ka ecur historia jonë,me 2000 vjet,por që kemi qenë një komb i vuajtur. Me heroin Skënderbe,Ali Pashë Tepelenën, me mitet e mëvonshme si ngritja e flamurit në 1912 me I.Qemali. Qytetin e flamurit tha e ka vizituar vetëm njëherë në kohën? e realizmit socialist..Por Vlorën? e kam përjetuar nga larg? e afër.
Duke cilësuar ngritjen historike të flamurit në 28 nëntor 1912 akademiku Ferri tha se ajo ishte kohë e vështirë.Vlorën? e kam përjetuar edhe në vitin 1997 ku ndodhën trazirat dhe përjetova se u kall Shqipëria,ku Vlora ishte qendra? e tyre,aty u plagos flamuri..Shprehja e akademikut Ferri në fund të përcjelljes ishte se do të mbrinte në qytetin jugor me histori flamuriTEK SHTËPIA E NIPIT TË ADEM JASHARITPër të shkuar në Prekaz, në vendin e famshëm tashmë, për të gjithë shqiptarët, na duhet të udhëtojmë për më shumë se 80 minuta.
Jemi nisur në mëngjes nga Prishtina, për të shkuar në vendin, ku u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme, në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jemi një grup gazetarësh nga qyteti i Vlorës që, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga deputeti, Bujar Leskaj, kemi ardhur në Kosovë, për t′u njohur nga afër me realitetin politik e shoqëror, me zhvillimet aktuale, me momentet që po kalon shteti më i ri në botë. Natyrisht edhe për të vendosur ura komunikimi mes Prishtinës dhe Vlorës, dy qytete që, kanë hyrë në historinë e kombit shqiptar, për simbolikën që përfaqësojnë.
Në Prekaz, zemrën e Drenicës martire, na pret një realitet befasues për ne. Qindra të rinj, nxënës të shkollave nga qytete të ndryshme të Kosovës, burra, gra të të gjitha moshave, kanë mbushur sheshin që ndodhet shumë pranë kullës së Jasharajve. Në krah të djathtë, janë varret e atyre që dhanë jetën në atë luftë të pabarabartë me forcat policore serbe, në atë fillim marsi të vitit 1998, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky vend, tashmë është shndërruar në një Mekë, apo në një Krujë të dytë, për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë Kosovës e Shqipërisë. Cdo ditë, këtu ka mjaft gjallëri. Qindra njerëz, vijnë këtu për të bërë homazhe në varret e Adem Jasharit, vëllezërve të tij, Hamzait e Refatit dhe të gjithë atyre që ranë në luftë për lirinë e Kosovës. Datat 4-5 dhe 6 mars të vitit 1998, shënuan edhe vigjiljen e atyre ngjarjeve madhore, që kulmuan me pavarësinë e Kosovës, në 17 shkurt të këtij viti. Adem Jashari, vëllezërit e tij, ja kushtuan jetën e tyre Kosovës. Beteja e atij fillim marsi, në fakt, nuk ishte e vetmja për ta. Në 31 dhjetor të vitit 1991 dhe, në 22 janar të vitit 1998, serbët nuk arritën t′i kapnin. Shfrytëzuan 4 marsin e 1998-ës, duke qenë të bindur se do t′i gjenin pranë shtëpisë.
7-8 mijë forca serbe, bënë një rrethim të plotë të të gjithë lagjes së Jasharajve dhe të kullës, ku ndodheshin 22 pjestarë të familjes. Ajo cka ndodhi në ato tre ditë, kujtohet me krenari. Ishte një luftë tërësisht e pabarabartë. Adem Jashari, komandanti legjendar i UCK, duhej të asgjësohej patjetër. Kulla u sulmua me të gjitha llojet e armëve. Nga 22 pjestarë të familjes, që ndodheshin brenda saj, humbën jetën 20 prej tyre, ndërkohë që, numri i përgjithshëm i të vrarëve nga lagjja e Jasharajve, arriti në 56.
Edhe sot, kulla është si atëhere. Në krahun e djathtë të saj, në një kthinë përdhese, dha frymën e fundit, Heroi i Kosovës, Adem Jashari. Ajo është tep&eum′ e vogël. Ka një tavan të ulët. Gjithcka ka mbetur ashtu, si 10 vjet më parë. Pranë oxhakut, një pikturë e dëmtuar e heroit të Kosovës. Në fakt, portretet e Adem Jasharit, i has ngado, këtu në këtë vend, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Gjatë këtyre 10 vjetëve, këtu në Prekaz, kanë ardhur rreth 8 milionë vetë. Nga të gjitha skajet e Kosovës dhe të Shqipërisë, nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë, nga vende të ndryshme të botës. Nuk mund të njohësh e të perceptosh historinë e Kosovës, pa ardhur këtu në Prekaz, në zemrën e Drenicës, së Azem e Shote Galicës.
Pak më tej, në një mjedis familjar, tepër të këndshëm, na pret nipi i Adem Jasharit, Murati. Së bashku me të edhe Ramadan Gashi, deputet i Kosovës, ish kryetar i komunës. Murati është një figurë tepër e njohur, këtu, në Kosovë. Të qenit pinjoll i familjes së Jasharajve, për të përbën një krenari të vecantë. Gjithë kohës është i buzëqeshur. Pas bisedës telefonike me deputetin Leskaj, u tregua tepër i gatshëm të na presë, pavarësisht angazhimeve të tij të shumta, të atij momenti. Na pret tek dera dhe na udhëheq në sallon. Deputeti Leskaj dhe të gjithë ne, e falenderojmë. Leskaj vecon kontributin e familjes Jashari në historinë dhe përpjekjet për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se, Heroi i Kosovës, Adem Jashari, është simbol i qëndresës së të gjithë shqiptarëve dhe i përket gjithë kombit. Leskaj, vlerëson qëndrimin e Murat ′harit, pinjoll i familjes së njohur, duke u shprehur se ai ka ditur të mbaj′ml; emrin e historisë së saj.
Për Muratin, të jesh pasardhës i kësaj familjeje, është një nder dhe përgjegjësi, ndaj kombit, ndaj vlerave të historisë, ndaj të gjithë shqiptarëve. Ai thotë se, Adem Jashari u përket të gjithëve. “Pas asaj ngjarjeje, ku mbetën të vrarë 20 pjestarë të familjes sonë, i thanë axhës, diku në një vend perëndimor: “shumë t′u vranë, 20 vetë…”. “Vërtetë janë shumë. Mua më humbën 20 vetë, por fituam 7 milionë(shqiptarë)”.
Pasi përfundoi studimet në Gjermani, Murati ka zgjedhur rrugën e jurisprudencës, së cilës i është përkushtuar plotësisht. Nuk i është futur politikës. Kjo, për të respektuar historinë e familjes dhe të traditave të saj. Adem Jashari dhe të gjithë pjestarët e tjerë të familjes, që kanë dhënë gjakun e tyre për Kosovën martire, nuk mund t′i përkasin asnjë krahu të politikës. Ata janë vetë historia e Kosovës, janë historia e kombit shqiptar. Me këtë qëndrim ka qenë përherë Murati dhe këtë qëndrim do të mbajë edhe në të ardhmen. Madje, këtë ai e ka reflektuar në jo pak raste edhe në ngjarje të vecanta që, i kujton herë herë, sikundër ajo me një ushtarak të lartë të forcave të KFOR, të cilit i tha se, Kosova duhet të ishte edhe e atij, që kishte ardhur të shërbente këtu.
Gjatë mjaft viteve, forca të ndryshme politike në Kosovë, e kanë ftuar për të qene pjesë e e tyre. Madje, ka patur edhe oferta për të qenë në kabinetet qeveritare. Por, ai i ka qëndruar besnik mendimit për të ruajtur jashtë cdo ngjyrimi politik, historinë e familjes, kontributin e saj për Shqipërinë.
Me një buzëqeshje tepër fisnike, që nuk i fshihet asnjëherë nga buzët, Murati, thotë se Shqipërinë dhe Vlorën, i njeh si një qytetar shqiptar. Me deputetin Leskaj, kanë një miqësi të hershme, që e reflektojnë herë herë përgjatë bisedës.
Tashmë, ka edhe një arsye më shumë për të ndërtuar ura të reja komunikimi shpirtëror me Shqipërinë, me Vlorën. Na përcjell deri tek dera ku, ndahemi me besimin se, do të takohemi sërish, shumë shpejt.
Gjatë këtij turi, gazetarët e qytetit të Vlorës, zhvilluan takime me ish ministrin e Kulturës, Astrit Haracija, me deputetë të Kuvendit të Kosovës, me akademikun, Rexhep Ferri, ish deputetin dhe një nga nismëtarët e krijimit të LDK, Veli Bytyçi, etj. Pjesë e programit, ishte edhe një vizitë në Prekaz, në vendin ku, në mars të vitit 1998, mbeti i vrarë Adem Jashari, ku u pritën nga nipi i tij, Murat Jashari, një tjetër në varrin e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Shtëpinë Muze të Pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, gazetarët vlonjatë, vizituan edhe Muzeun E′grafik, shpellën e famshme të Gadimes, Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare