( Botuar ne Gazeten 55, date 9 Dhjetor 2008 )Libri, historikisht ka qenë një mik i mirë i njeriut të ditur. Në historinë e njerëzve të mençur të kësaj bote libri ka qenë pjesë e jetës së tyre, shoqërues deri në sekondat? e fundit të ikjes. Ka edhe proverba, thënie madje për librin se si duhet sjellë karshi tij. Ja shprehjet brilante të një njeriu mistik të bërë shekuj më parë: Fundi i rrugës që nuk kalon përmes diturisë është errësirë. Sa të gëzuar janë ata që ndriçojnë errësirën e pafundme. Ndriçues në këtë mes është libri, pra dija që ai përmban dhe të ushqen si qumështi i gjirit. Pra libri është një pjesë e madhe, një botë që zgjon e ëndërron, një mekanizëm që na lidh me pafundësinë dhe misteret, shkencën, artin, teknologjinë. Edhe në këtë shoqërinë tonë madje edhe në kohë krizash të mëdha, libri është lexuar e vazhdon të lexohet, është kë′uar dhe vijohet të kërkohet. Nuk është vetëm panairi i fundit i librit, por edhe dyndja nëpër librari, stenda libri për të kërkuar e gjetur librin. Libri nuk është vetëm i shkrimtarit, krijuesit por edhe atyre që e blejnë por edhe atyre dashamirësve, pikërisht kjo pjesë është ajo që e kërkon dhe e shikon ende si magji, në të vërtetë ai i këtillë është dhe ka mbetur në historinë e njerëzimit. Nuk dua të citoj thënie shenjtorësh me proverba filozofike, që kanë shpikur për librin, por unë shikoj atë njeri që kujdeset për librin. Njëri prej tyre është deputet i kuvendit të Shqipërisë. Kur i dhuron libra Bujar Leskajt, ke kënaqësi se ai do ta lexojë, pra do t′i shkojë deri ne fletën e fundit leximit, më tha një shkrimtar vlonjat. Dhe më çudit fakti se ku e gjen njeriu kohën,për të lexuar ndërsa angazhimi i tij është i madh. Dhe një fakt tjetër: kur ua dhurova librin disa përfaqësuesve të popullit, prisja të më thoshin ndonjë fjalë por hiç asgjë, nuk është çudi që librat i kanë vërvitur nga dritarja e makinës. I akuzoj pikërisht kështu sepse për ta streha e preferuar është kafeneja ku brumosen me lloj thashethemesh, ajo strehë i mbaë gjallë, i tërheq me mistere në një lloj strehe, krejt e kundërt me atë që kërkon të ketë mik librin. Ndërsa rasti i deputetit të këtij qyteti historik është dhe mbetet i veçantë nëpër provinca larg kryeqendrës së vendit, ku më së shumti gëlon cmira dhe zilia. Mirëpo rasti i mësipërm,për rastësi nuk mund të merret. Deputeti i dhuroi një vit më parë bibliotekës së qytetit të tij 200 libra ne gjuhë të huaj, me një vlerë prej 5 milion lekësh, duke qenë i pari shtetar që dhuron për kulturën në këto vite tranzicioni.