Korce 26/04/2009.
Nga VLADIMIR TOROVECI, Kryetar i L.SH.A, Korçë .
Shpesh kur duam të cilësojmë ndonjë ministër, dinjitar të lartë apo biznesmen të fuqishëm, si përkrahës dhe mbështetës, të artit dhe të artistëve, na kujtohet emri i Mecenatit. Këtij p′onaliteti historik të Romës së lashtë, bashkëkohës dhe mik i perandorit të madh Oktavian August, i cili u bë i famshëm pikërisht, falë dashurisë dhe mbështetjes së tij ndaj artit dhe artistëve. Ky emër i madh, pra Mecenati, mu ngallit në tru kur dëgjova për herë të parë, për mbështetjen që ju bën, artistëve dhe shkrimtarëve z. Bujar Leskaj, ish-ministër i Kulturës dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. E kam fjalën konkretisht, për aktivitetin e ndarjes së çmimeve, para disa muajsh, që dega e L.Sh.A. Vlorë, ju akordoi shkrimtarëve dhe artistëve më të spikatur të zonës. Ai me bujarinë e tij, (ashtu siç ka dhe emrin) jo vetëm që i mbështeti moralisht, por edhe materialisht ata. Gjest ky, që tregon më së miri për prirjet e tij biofile, vetëdijen e një njeriu të qytetëruar dhe me vizion. Edhe në qytetin e Korçës, (përveç veprimtarive të tjera) ka kohë që organizohet i njëjti aktivitet, nën logon, “Vjeshtë letraro-artistike në Boboshticë?? ku Dega e Lidhjes ndan çmime të përvitshme, për të gjithë ata krijues që janë dalluar gjatë vitit. Kjo për dy arsye, e para për të evokuar, figurat më të ndritura të artit dhe të historisë së regjionit tonë dhe e dyta për të vlerësuar në mos materialisht të paktën moralisht ata që kontribuojnë, në fushën e artit dhe të kulturës. Ashtu si z. Bujar Leskaj në qytetin e Vlorës, në Korçë rolin e Mecenates e ka luajtur prefektja e qarkut prof. dr. Elfrida Zefi, e cila me dashamirësinë dhe humanizmin e saj, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pazëvendësueshme e artistëve dhe e shkrimtarëve të Qarkut. “Të përkrahësh artin dhe letërsinë, do të thotë t′i japësh dinjitet, pasurisë dhe pushtetit tënd”, kështu thotë Niçe. Pikërisht në këtë kontekst dhe për këto arsye besoj, ishte edhe shkrimi i z. Leskaj në një prej gazetave të përditshme shqiptare, me titullin aq domethënës “Absurdi i kohës absurde??, i cili merrte shkas nga vepra e fundit e shkrimtarit të shquar, Koço Kosta. Pikërisht në këtë shkrim mësova edhe për dhurimin nga ana e tij e tetëdhjetë kopjeve të romanit “Nata e Sofie Kondilit??, gjë e cila tregon dëshirën e tij, për të ndarë me miqtë dhe dashamirësit e shumtë, kënaqësinë që i ka falur arti i madh i Koço Kostës…(Botuar ne Gazeten Metropol date 25 Prill 2009, dhe Gazeten Republika date 26 Prill 2009)