Gazeta 55, date 16-11-2009
Fjala e mbajtur nga ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj në seminarin e bashkëorganizuar nga Instituti i Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”, me temë “Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria” Në 20-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit
Rrëzimi i Murit të Berlinit ishte padyshim ngjarja më e madhe politike e gjysmës së dytë të shekullit XX. Jehonën e zhurmës së tij e dëgjuan të gjithë, kudo ku ishin. Sa shumë u lumturuan e sa shumë u hidhëruan në atë çast. Askush nuk ishte i sigurt, nëse ai rrëzim do të sillte mirësi në jetën e tyre apo shumë shpejt, fill pas zhurmës, monotonia e zhgënjimi do të rimëkëmbej. Por kjo nuk ishte aspak e rëndësishme. E rëndësishme ishe shembja, rrëzimi…Edhe në gulagë kjo ngjarje u trajtua si një ngjarje e madhe. E madhja lidhej me lirinë dhe liria ishte lirimi nga burgu. Të paktë ishin ata që dinin t′i ndanin këto dy nocione nga njëri-tjetri, të cilët, ndonëse dukeshin të afërt, nuk kishin në fakt asgjë të përbashkët. Për njerëzit në Perëndim fjala demokraci nënkuptonte “demokracinë liberale”, pra atë sistem polik që karakterizohet jo vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe nga sundimi i ligjit, nga ndarja e pushteteve, si dhe nga mbrojtja e të drejtave themelore të lirisë së shprehjes, të grupimit, të besimit dhe të pronës. Vija që në 1500-n ndante Krishtërimin perëndimor nga ai lindor, sot ndan regjimet e suksesshme liberale nga ato të pasuksesshmet. Shqipëria po kalon një tranzicion mjaft të zgjatur. Kultura është e rëndësishme. Ajo mund të jetë nxitëse ose shuajtëse, ngadalësuese ose shpejtuese e ndryshimeve. Asnjë vend nuk mund t′i japë vetvetes një të kaluar të re. Por ai mund të ndryshojë të ardhmen dhe të mbështesë shanset për të zhvilluar një demokraci liberale.
Ne duhet të nxjerrim mësime nga historia dhe të kërkojmë se cilët janë faktet që prodhojnë demokracinë liberale. Kohërat nxjerrin liderë të mëdhenj. Në fakt ato nxjerrin ç′ka kemi më të mirë brenda vetes. Një studiues amerikan thotë: “Nuk ka Amerikë pa demokraci, nuk ka demokraci pa politikë, nuk ka politikë pa parti politike”. Shoqëria shqiptare pas komunizmit – megjithëse vitet e fundit e ka ndërprerë tranzicionin në shumë aspekte e fusha të aktivitetit shtetëror dhe institucional, ku janë definuar dhe konsoliduar shumë struktura të shtetit të së drejtës – ende në disa të tjera vijon të mbetet në tranzicion. Nuk duhet veç të duam të flasim për demokracinë, por edhe të punojmë për ta ndërtuar atë, për t′i ndërtuar institucionet e saj, jo thjesht me kopjim apo formalizëm, por me zbatim pragmatik, veçse jo me pragmatizmin alla shqiptar, pragmatizëm veç që është i mendjeve që nuk duan të mendojnë, por të vegjetojnë. Demokracia është produkt i rregullit. Të gjitha arritjet apo dështimet në historinë e njerëzimit janë nënshtruar gjykimit moral historik, aq sa ka pasur edhe ndryshime të shoqërisë sonë larg çdo revanshi. Detyra historike e Sali Berishës dhe e politikës shqiptare është të shpejtojë e të thellojë veprimet për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë larg çdo revanshi.
Për këtë, mendoj se ne duhet të vazhdojmë një analizë rigoroze të përbërësve të sistemit totalitar, të analizës së institucioneve kryesore që e mundësuan këtë tragjedi dhe personave të implikuar në këtë sistem dhe të vazhdojmë paralelisht në tri shtylla, tri fondamente: dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë; institucionin e kujtesës historike; ligjin e Lustracionit.Lideri i të djathtës së re shqiptare të pas viteve ?90 Sali Berisha, duhet ta forcojë edhe më tej besimin e shqiptarëve në virtytet e demokracisë, duke fuqizuar dhe përmirësuar institucionet shqiptare, e duke forcuar kujtesën pasi një demokraci pa kujtesë e sheh veten në vuajtje. 20 vjet pas rrëzimit të Murit të Berlinit ne duhet të realizojmë: Memorialin e qëndresës antikomuniste në qendër të Tiranës (Le të marrim shembull nga përvoja e Berlinit. Unë dua t′u kujtoj ju të gjithëve atë që bënë gjermanët në Berlin me monumentin e Holokaustit. Në fillit të vitit 2003, nisi ndërtimi i një memoriali zyrtar për 5-7 milionë çifutë evropianë të vrarë gjatë viteve 1933-1945 nga regjimi nazist. Ky memorial u përurua më 10 maj 2005. Kostoja e tij shkoi në 27 milionë euro, por ai u vizitua nga 3.5 milionë njerëz vetëm në vitin e parë. Me afro 2000 vizitorët që tërheq çdo ditë ky memorial, ky vend i Berlinit nuk mund të konsiderohet më si një cep i fshehur i qytetit, ku dikur shëtisnin autorët e këtyre viktimave, por është sot një nga vendet më të vizituara e më të pazakonta). Pikërisht, nën këtë shembull edhe ne duhet të ngremë në qendër të Tiranës memorialin e viktimave të komunizmit. Të festohet me dinjitet 21 maji 1973, si “Dita Qëndresës Antikomuniste”. Muzeu antikomunist në Shkodër, i nisur që në 2006, duhet të përfundojë dhe të fillojë ndërtimi i atij të Spaçit si dhe muzeu i martirëve të t′ë të demokracisë. Të rivendosen në varrezat e kombit eshtrat e poetëve Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela dhe Trifon Xhagjika. Të vendosen monumentet e Azem Hajdarit dhe Arben Brocit. S′kemi bërë sa duhet, pasi 19 vjet pluralizëm janë baras e më tepër me vitet e qeverisjes së Zogut (1925-1939), më pak se gysma e kohës së diktaturës komuniste.
E kaluara, e sotmja apo e ardhmja kërkojnë një analizë të thellë historike, politike, juridike, ushtarake e gjeopolitike. Të bësh politikë shtetërore është përgjegjësi e madhe historike, institucionale e, mbi të gjitha, kombëtare. Dua t′ju sjell këtu në vëmendje ju angazhimin dhe dimensionin e Adenauerit, emrin e të cilit e mban ky fondacion që po bashkorganizon sot këtë aktivitet. Në një intervistë të saj kancelarja g′mane Angela Merkel, më 25 shkurt 2005, botuar në biografinë e saj politike prej mëse 300 faqesh (publikuar në shqip nga Shtëpia Botuese “55”), pyetjes mbi Adenauerin, portreti i të cilit varet në zyrën e saj, ajo iu përgjigj: “Gjatë qeverisjes së Konrad Adenauerit u vunë piketat e duhura për Gjermaninë. Ndarjen e kam përjetuar si një padrejtësi të′hkaktuar nga Bashkim Sovjetik”. Adenaueri luftoi për të kapërcyer pasionet e papërmbajtura të Gjermanisë. Ai nuk pranoi të devijonte nga rruga e tij për hir të nostalgjisë për të kaluarën, apo për hir të marrëdhënieve tradicionale dashuri-urrejtje, midis Gjermanisë dhe Rusisë. Ai zgjodhi pa kushte Perëndimin, edhe sikur të shtyhej uniteti i Gjermanisë. Reagimi i tij ishte pozitiv, se vendit të tij – të ndarë e të pushtuar – nëse donte të fitonte një kontroll për të ardhmen, i duhej një politikë e qëndrueshme.
Duke u nisur nga këto par′, mendoj se shembull i thellë i modelit të transformimit të kombit gjerman, në një shtet të vetëm pas shembjes së Murit të Berlinit, më 1989, na jep ne shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, mësimin që të jemi të zotë: të rishikojmë realitetet e pas viteve 90, të shikojmë në thellësi e të gjejmë rregullinë e të përgjithësojmë duke analizuar marrëdhëniet shkakësore ndërmjet dukurive shoqërore. Duhet me mprehtësi t′u dalim përpara dhe të parashikojmë zhvillimet e ardhshme për 10, 20, 30, apo 50 vjet.Të qartësojmë rrugën që duhet ndjekur për të arritur synimet tona shtetërore e kombëtare, të vetëdijshëm për potencën tonë kombëtare në rajon, potencë e cila vetëm përmes bashkëpunimit me shtetin tjetër shqiptar në rajon, Kosovën, e përmes thellimit, forcimit e demokratizimit të demokracisë me institucione të konsoliduara e me përsosje të shtetit të së drejtës. Në botën pas Luftës së Ftohtë, konsolidimi i demokracisë është njëkohësisht si forcë ndarëse dhe bashkuese në varësi të kahjes negative apo pozitive të orientimit të saj. Ne ëndërrojmë, punojmë e luftojmë për të drejtën, pra rritjen, forcimin e saj.
Pas 45 vjetësh perdja e hekurt ka qenë vija ndarëse qendrore në Evropë. Kjo vijë është zhvendosur disa qindra km më në lindje. Tashmë ajo është vija që ndan popujt e krishtërimit perëndimor, nga njëra anë prej p′jve myslimanë e ortodoksë nga ana tjetër. Perëndimi është e do të mbetet për vitet e ardhshme qytetërimi më i fuqishëm i botës. E Shqipëria natyrisht e pa ekuivoke i përket atij qytetërimi.