Në vitet ’90 në Shqipëri u përmbys diktatura komuniste, për t′u vendosur një shoqëri e lirë demokratike mbështetur në: 1) shtetin ligjor demokratik 2) ekonominë e tregut të lirë Kjo e dyta duket e realizuar 100%, por sesi dhe në dobi të kujt u realizua mbetet për t′u parë, megjithatë tranzicioni në këtë fushë përfundoi. Po a ka përfunduar ky tranzicion në drejtim të vendosjes dhe konsolidimit të demokracisë? Druaj se kemi patur sukses… Ngjarjet e ′97-ës, privatizimet korruptive, përqëndrimi i monopoleve, fuqizimi i njerëzve të nomenklaturës komuniste janë tregues jo pozitiv për demokracinë në Shqipëri. Krimet e komunizmit duhet të studiohen nga Instituti i Kujtesës Historike në bazë të programeve kë′imore shkencore me studime reale e të mirëfillta të mbështetura mbi dokumenta historike të arkivave tona të ish-Ministrisë së Brendshme, ish-Partisë së Punës dhe institucioneve të tjera të diktaturës. Dekomunistizimi realizohet kur historia të rishkruhet duke denoncuar publikisht krimet e komunizmit, metodat, zbatuesit e krimeve nëpërmjet fakteve, shifrave, veprimeve të dhunimit të ligjit që janë kryer në atë kohë. Nëpërmjet këtij procesi, demaskimi e dënimi njëkohësisht ne luftojm&eu′ rrënjët e nostalgjisë për praninë edhe sot të metodave e mjeteve propagandistike të regjimit të djeshëm antikombëtar. Duke ditur këto krime, mbi një kujtesë solide historike ne do të konsolidojmë të ardhmen demokratike që nisëm në vitin ′90, ne do të shmangim ide, metoda të vjetra pse jo dhe individë që nuk ndryshojnë dot dhe deformojnë zhvillimet e kohës, zhvillimet e sotme dhe të ardhme. Është e qartë se krimet komuniste kanë patur një qëndresë të fortë antikomuniste. Duhet studiua′jo simbiozë fatale e zhvillimeve nga vitet 1940-1990 në Shqipëri: Krimet komuniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve – në përballje të përhershme me qëndresën antikomuniste kombëtare. Mithat Frashëri na mëson se: “Elita intelektuale përfaqëson jo vetëm pjesën më të vlefshme të një kombi, por është udhëheqëse e shoqërisë për ide, për gjykim, për kulturë, për jetën kulturore dhe tendencat historike, për besim dhe filozofi. Popujt zgjohen, iluminohen, qytetërohen vetëm me anë të përhapjes së ideve filozofike dhe politike”. Unë mendoj se është detyrë kombëtare dhe është për t′u përgëzuar Qendra e Studimeve Albanologjike që po zhvillon veprimtari në këtë fill demokratik kombëtar. Ne sot kemi nevojë për demokratizim përmes dekomunistizimit. Giovani Sartori në veprën e vet madhore “Teoria e Demokracisë”, duke trajtuar problemin e formimit′euml; opinionit thekson: Lidh′midis opinionit publik dhe demokracisë është konstituive: I pari është baza emërore dhe vepruese e së dytës. Opinioni publik s′është diçka “e lindur”: Ai është tërësia e pikëpamjeve të përhapura (opinioneve) që ndërveprojnë me flukset e informacionit. Proceset e formimit të opinioneve zhvillohen sipas tri modaliteteve: Rënie në formë kaskave prej elitave poshtë; Zierje nga baza përpjetë; Identifikim me grupet e referimit. Zbritja dhe përhapja e opinioneve prej elitave vizatohet mirë nga modeli i kaskadës i Karl Dojçit. Te Dojçi nivelet, apo depozitat e kaskadës janë pesë: Vaska ku qarkullojnë idetë e elitave ekonomike e shoqërore, Ajo ku takohen e përplasen elitat politike e qeveritare. Rrjeti i komunikacionit masiv dhe kryesisht personeli që transmeton e përhap mesazhet, “Liderët e opinionit” në nivel lokal Vaska e madhe e publikut. Pra, në fund, gjithçka derdhet në demos, në rezervuarin e publikut masiv. Gjëja themelore e modelit është përzierja e vazhdueshme. Brenda çdo rezervuari ka opinione dhe interesa që s′pajtohen, kanalet e komunikimit janë të shumta e polifonike. Lëvizja rezultante e kaskadës është zbritëse. Përhapja e opinioneve nuk është një proces që ka vetëm nj&′l; shkak dhe as nuk është linear. Brenda çdo niveli, procesi, çdo vaske proceset e ndërveprimit janë horizontale: ndikuesit kundër ndikueseve, transmetuesit kundër transmetuesve, burimet kundër burimeve. Së dyti, gjatë çdo kalimi nga një nivel në tjetrin ndërhyjnë faktorë të rinj: çdo herë rinis një cikël i plotë që përzien gjithçka dhe duke përzier bën modifikime. Pra, shihet qartë që shoqëria shqiptare, opinioni pub′ dhe ngjizja e këtij opinioni ka nevojë për mendimin e kualifikuar akademik, mendimi demokratik i të cilëve (integruar natyrshëm nga Qendra e Studimeve Albanologjike), do të përshpejtojë dhe çel ide e shtigje′euml; reja në demokratizimin e vendit përmes dekomunistizimit, vendosjes së këtij të fundit mbi baza shkencore e kulturore kombëtare. Ne nuk duhet të harrojmë se megjithëse partitë politike n&e′; Shqipëri janë ekstroverse (të hapura), politikanët shqiptarë si individ janë introverse (të mbyllura), të prirur të gjithë të manovrojnë brenda një bote të mbyllur të lojës së pushtetit. Pra, politikanët shqiptarë kanë nevojë të ndihmohen nga ju, të nderuar akademikë, për t′a iluminuar e përshpejtuar procesin e dekomunistizimit. Konferenca si kjo e sotmja, të këtij institucioni prestigjioz akademik janë dobiprurëse edhe për këtë proces. Në Kuvendin e Shqipërisë përpara një viti kam theksuar: Ne sot, të vetëdijshëm për atë guxim të munguar dje, më së pari duhet të nderojmë ata që i shkaktuan frikë diktaturës me punën, jetën dhe veprën e tyre. Zhvillimet historike na mësojnë se shtetet totalitare bien, por poetët mbesin; jeta dhe vargu i tyre janë monumenti më i përkryer i thelbit të njeriut, janë dëshmitari i përjetshëm i triumfit të lirisë mbi tiraninë. E pikërisht këto vlera, të prodhuara në kohën e diktaturës dhe të kuptuara gj′një e më shumë, sot i bëjnë poetët martirë dëshmorë për të gjithë shqiptarët që ishin në kërkim të ndërgjegjes së humbur dhe të ruajtjes së karakterit kombëtar. Për këtë ata e kanë vendin në altarin e kombit. Altari është apo, më saktë, duhet të jetë i prekshëm, i vizitueshëm, i përfaqësuar nga të gjithë dëshmorët e Kombit. Ky altar, pra Varrezat e Dëshmorëve të Kombit kanë vite e vite që presin dëshmorët e rinj të Atdheut të rreshtohen krahas atyre të mëparshëm, të vlerësuar nga të gjithë. Dhe poetët e Librazhdit kanë tash 30 e ca vjet që e dhanë jetën e tyre për Shqipërinë dhe vetëm 16 vjet që u dihet varri. Dëshmorët e çdo kohe, e pra, poetët dëshmorë apo dëshmorët poetë, janë të pakrahasueshëm e të pavlerësueshëm për të ardhmen e atdheut′e të vetë kulturës kombëtare. Rishkrimi i domosdoshëm i historisë, veçanërisht asaj të këtij 70-vjetori, larg çdo pasioni politik, larg çdo demagogjie, duhet të bëhet me akte konkrete dhe pikërisht ky do të jetë një akt nderimi moralo-politik, për ata që dhanë jetën për liri, duke kundërshtuar diktaturën më të egër të Evropës, ashtu si qindra djem dhe vajza idealiste që ranë kundër fas′mit gjatë Luftës së Dytë Botërore e të nderuar nga të gjithë ne sot. Këta dëshmorë poetë ishin disidentë në një kohë frike dhe terrori dhe treguan krenari e dinjitet, duke e paguar dinjitetin dhe antikomunizmin që treguan me çmimin e jetës së tyre, kur ne të tjerët, më e pakta, ishim kokë ulur a indiferent ndaj saj. Të njëjtën gjë, për Atdheun, kanë bërë edhe Trifon Xhagjika, Havzi Nela dhe shumë të tjerë, që do të dokumentohen nga historia, morali dhe politika, më mirë se kurrë përmes punës së Institutit të Kujtesës Historike, që ne duhet dhe do ta ngremë, si detyrim moral, ligjor dhe politik për “dekomunistizimin” e shoqërisë shqiptare, larg çdo fryme revanshi. Kjo kërkesë tashmë është e bashkuar edhe me detyrimet për integrimin evropian që ne aspirojmë, të shprehur përmes deklaratës së janarit′06 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, nëpërmjet rezolutes 1481. Si diktatura totalitare dje, por edhe periudha e turbullt dhe shpeshherë e pasqaruar e postkomunizmit, ca nga amullia dhe ca nga mungesa e vullnetit politik, e kanë ngadalësuar piedestalin e këtyre martirëve të vërtetë të shpirtit tonë demokratik, piedestal, i cili, për fatin e tyre tragjik dhe heroik njëherësh, kaloi nëpërmjet një krenarie dhe formimi kombëtar demokrat, të ngritur, përveç të tjerave, edhe nga plumbi e litari që diktatura rezervoi për ta. Izet Shehu ka cituar: Herët a vonë, Shqipëria do të dekomunistizohet dhe do të pastrohet nga ferrat e së kaluarës së egër. Pa hezitim e mbështes propozimin e zotit Bujar Leskaj, që poetët e pushkatuar Blloshmi e Leka të vendosen në Altarin e Nderit të Kombit, të shpallen dëshmorë të Atdheut dhe eshtrat e tyre të prehen të qetë atje ku e meritojnë. Shpreh besimin tim se këtë propozim do të mbështesin edhe shumë e shumë të tjerë. Duke nderuar e vlerësuar këta dy poetë të martirizuar me këngë në gojë, ne nderojmë dhe vlerësojmë lirinë e shenjtë të fjalës, mbajmë të gjallë kujtesën kombëtare, sepse një popull pa kujtesë, s′ka të ardhme. Ndaj unë e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se; në aspiratën për t&′l; shkuar në botën demokratike, ne përpos dëshmive të rënda dhe përpjekjeve të thella, duhet të tregojmë letrat e fisnikërisë dhe, së pari, atë të disidencës antikomuniste, të prodhuar në atë kohë nga heronjtë dhe poetët e kohës.