Nga Bujar LESKAJ
18 Mars 2011.Botuar ne Gazeten 55.
Më 8 Dhjetor 1990 ndodhi rizgjimi i madh i shqiptareve që nga koha e Rilindjes Kombëtare: Kombi ynë u ngrit në lartesinë e historisë së vet në emër të lirisë, demokracisë dhe civilizimit perëndimor. Studentët, bijtë e dijes, kryen aktin e mëvetësisë nga perandoria e së keqes, nga e shkuara komuniste e diktatoriale. Ata u bënë prijës të revolucionit demokratik, sepse qenë dashës të rrallë të Atdheut e ardhmërisë së tij.