Përse duhet (do!) ta fitojë Lulzim Basha Bashkinë e Tiranës

Nga Bujar LESKAJ

21 Mars 2011.

Botuar ne Gazeten 55E gjithë periudha pas zgjedhjeve te Qershorit 2009, është karakterizuar nga një mbingopje e paprovuar ndonjëherë e politikës në kurriz të problemeve konkrete dhe të drejtpërdrejta të qytetarit shqiptar, por sidomos atij të kryeqytetit, të kthyer shpesh në arenën e vërshimit të tërbimit politik të opozitës ndaj qeverisë.ë është pikërisht ky qytetar i kultivuar, civil, shpesh i shfaqur hapur jashtë intrigave të politikës, qëë iu desh të provonte në kurriz të jetës së vet të përditshme, mitingje të pafundme, bllokime rrugësh tëë të gjitha llojeve, deri dhe greva të tëra urie ne bulevardin që e njihte si vendin e vet të shëtitjes. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, iu desh të provojë në lëkurën e qytetit të tij dhunën, djegiet, terrorin para dhe pas mitingjeve, ngadalsimin dhe pershpejtimin deri dhe të jetës personale nën ritmin e jetës politike.

 Versioni i plote ne PDF