Botuar ne gazeten Panorama. Date 31 Mars 2011.
Nga Bujar LESKAJ
Rezultati përfundimtar i të gjithë veprimit politik të ëdo politikani, kuptohet qartë se është prova e shërbimit që ai ka kryer për komunitetin që përfaqëson. Kjo provë, që mund të jetë një veprimtari e gjatë në kohë, ose e shkurtër, një veprimtari ose një veprim i veëantë, është diëka thelbësore për historinë e tij individuale dhe shoqërore dhe, pavarësisht nga retorika, propaganda ose qëllimi tendencioz denigrues i kundërshtarit të tij politik, në gjykim, sidoqoftë, mbetet si diëka referuese nga historia e ëdo periudhe të gjatë apo të shkurtër në vartësi të kohës që është kryer. Por pamja më e rëndësishme e ëështjes në shërbim të së cilës politikani përpiqet për pushtet dhe që, sigurisht, ai ka të drejtë ta përdorë atë në luftën politike që ka krijuar me punën dhe moralin e tij, është besimi. Ai mund të mbështetet nga një besim i fortë në progres në luftën e tij politike, por edhe mund të refuzohet nga ky lloj besimi. Një parashtrim i tillë është, pa dyshim, një paralelizëm i saktë që i përshtatet më së miri politikanit të ri demokrat Lulzim Basha, i cili, duke iu përgjigjur ftesës së vullnetit të forcës politike ku ai militon, ka filluar suksesshëm punën dhe po shpalos alternativat që të kandidojë si kryetar Bashkie në kryeqytetin tonë, duke u vendosur në shërbim të qytetarit dhe vetëm të tij e të qytetit. Po cilat janë, vallë, sfidat që ai ka për të përballuar fitimin e kësaj gare konkurruese, epërsitë e tij morale dhe politike, në raport me kundërshtarin e tij politik, me të cilin, shpresojmë dhe besojmë, do të ballafaqohet mirë dhe fituesë Mendoj se midis një politikani të ri, etik, me figurë të qartë morale, midis përgjegjshmërisë politike të Lulzim Bashës do të kemi sërish një kandidat të vjetër, Edi Ramën, një figurë politike që në profesionin e tij si politikan dhe vendimmarrës i është provuar mendimi i tij jokoherent, i ngatërruar e sensacional, shijet e shthurura ekstravagante dhe papërgjegjshmëria politike qytetare. Mendoj se përballë Bashës do të kemi një Ramë, humbës të madh, që ashtu si dhe në 2009-n, humbjet e veta në krye të PS-së, në betejat politike, i kthen në pretendime, ankime dhe veprime destabilizuese, duke u udhëhequr në aktivitetin e tij politik, madje duke udhëhequr edhe forcën që drejton, me shpirtin dhe doktrinën e antiligjit, në funksion vetëm të vetvetes. Edhe pse kishim menduar dhe ashtu ishte dhe e arsyeshme, se tashmë, pavarësisht nga destruktiviteti i gjatë i Partisë Socialiste, ishin pjekur kushtet dhe situatat kur kjo parti, si forca më e madhe opozitare, të futej në brazdën normale të funksionimit politik, pra të shfaqte përballë maxhorancës qeverisëse aktuale një opozitë normale që ta kontestonte edhe forcërisht politikën qeverisëse sipas parimeve politike të demokracisë parlamentare e të fillonte, pa humbur asnjë grimë kohë, betejën e vet në përmirësimin e standardeve të këtyre zgjedhjeve dhe atyre të ardhshme veëse me mjetet parlamentare, ajo në të vërtetë vazhdon ta quajë të paligjshëm legjitimitetin e qeverisjes aktuale, duke vazhduar të ecë nëpër një ëmaskaradëë të stërmadhe pretekstesh. Një pjesë apo shumica e opozitarëve të sotëm, sië po shihet, mund ta vazhdojnë edhe më tej ëbetejënë e bojkotit të Parlamentit, duke kaluar nëpër shtigjet e një ëlufteë të parregullt (pasi një ëluftëë e rregullt do të quhej ajo e zhvilluar në Parlament dhe e frymëzuar nga Kushtetuta e ligjet e shtetit, dhe jo nga shpifjet dhe destruktiviteti). Pra sfida e parë e Lulzim Bashës, e Partisë Demokratike dhe e koalicionit ëAleanca për qytetarinë në bashkinë më të madhe të vendit parashikohet që të jetë sfida me destruktivitetin e luftës politike të zotit Rama dhe të koalicionit që ai drejton, derisa ai nuk do të jetë i sigurt për fitoren. Edhe pse më shumë se ëdo gjë tjetër në këtë fushatë vendore Shqipëria duhej të arrinte, sidomos nëpërmjet politikës, të strukturonte një metodë të re të bashkëjetesës së saj me rregullat politike, të parashikueshme, me një racionalitet progresist dhe jo një rendje të sunduar vazhdimisht nga pasionet e ekzagjeruara politike, të gjitha shenjat tregojnë se kandidati i opozitës do të kërkojë tëi mbajë ndjekësit e tij të zhgënjyer me përralla të tjera pretekstesh, premtimesh dhe provokimesh, që të ruajë njëherazi statusin e patriarkut në detyrën e kryebashkiakut në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Partisë Socialiste (në një qëllim final, vetëm e vetëm për vete). Madje duke sakrifikuar edhe paqen sociale, të krijojë sa më shumë situata të paqarta për qetësinë dhe për shumë probleme të ndryshme që ka shoqëria e sotme shqiptare. Midis kandidimit të ri të Lulzim Bashës dhe kandidadit të preteksteve për humbjet e shumta, si në të gjithë veprimtarinë politike që kanë të dy këta përfaqësues të politikës shqiptare, ka dallime të dukshme politike, morale, profesionale dhe qytetare. Si në formimin e tyre, ashtu dhe në qëllimet që ata përfaqësojnë, mbartin vlera të ndryshme në raport me misionin parësor që duhej të kishte politika e sotme shqiptare, atë në shërbim të qytetarit dhe Shqipërisë. Kryebashkiaku aktual, që po na befason me ëudinë e re sensacionale të kandidimit për së katërti herë në Bashkinë e Tiranës, po e shpërdoron keq mandatin e kryetarit të Partisë Socialist, përtej ëdo të drejte (partiake e qytetare) dhe limiti (social e shoqëror). Duke shpresuar nga ëdokush se si nga pikëpamja e perspektivës së politikës në përgjithësi, por sidomos Partisë Socialiste në veëanti, ishte momenti më i duhur që Edi Rama të qëndronte në politikë si burrë, si kryetar partie, të qëndronte në politikë realisht dhe pa shfrytëzuar pa fund qytetarët e në veëanti socialistët e ndershëm, dhe për të lënë më së fundi një mesazh moral, që presupozon dhe riskun politik, tëi vinte shpatullat detyrës së tij, e cila i është besuar dhe të cilën nuk e ka marrë kurrë seriozisht; ai bëri atë që nuk duhej të bënte, bëri atë që realisht nuk lidhet me interesat publike, por atë që lidhet me të ardhmen e interesave të tij personale. Ai zgjodhi shumë i trembur kolltukun e Bashkisë. A nuk është ky akt nga pikëpamja etike një arrogancë dhe cinizëm i paadministrueshëm me votuesin shqiptarë Kjo është sfida e parë e humbur e Edi Ramës pa e hedhur ende hapin e parë të garës. E ëfarë mund tëu duhet më tej banorëve të kryeqytetit shqiptar, telenovela e premtimeve, Edi Rama, për të cilin nuk teprojmë asgjë kur themi që rreth 90 për qind të kohës fizike e konsumon për të administruar drejtimin e trazuar të Partisë Socialisteë E ëfarë i duhet më tej Tiranës në krye një kryebashkiak si Edi Rama, i cili kishte kohë pa kufi për të bërë mrekullira në Tiranë, e jo më për të dhënë prova ndryshimi false për tri mandate me radhë, ku nuk arriti të provojë asgjë më tepër se ngecja në vizionet e tij të prapambetura, të lyera me shkarravina bojërash dhe shkreptima retorikeë Popullsia bujare e Tiranës i dha mundësinë Edi Ramës, ndoshta si rrallë, jo vetëm për ta administruar dhe mirëmbajtur kryeqytetin, por gati për ta rindërtuar. Por, duke zotëruar artin e të dredhurit, ai shkeli mbi besimin e pritshëm të votuesve dhe duke e shpërdoruar keq atë, i ëvodhië kapitalin financiar dhe politik që të jep administrimi i një kryeqyteti, duke e shndërruar në pushtet financiar dhe personal vetëm për vete dhe interesat e klanit që ai përfaqëson. Për afro 12 vjet, Edi Rama është kujdesur të bëjë mirë kryesisht një gjë: të tjerrë dhe ripërsëritë historinë e shembjes së kioskave, një punë që për hir të së vërtetës u bë, por me ndihmën kryesore të ish-kryeministrit Meta dhe asgjë, asgjë tjetër. Harroi rregullin dhe qetësinë e premtuar për rrugët dhe lagjet e Tiranës, duke lënë segmente të tëra të qytetit të ktheheshin në Daka të Bangladeshit, si për nga ajri i ndotur, ashtu dhe nga papastërtia. Miratoi leje ndërtimi pa kufi, duke zëvendësuar kriteret e ndërtimit dhe rregullave urbanistike me rregulla anarkike, duke i mëshuar në mënyrë fanatike vetëm klintelizimit të tij. Ekstremizoi neglizhimin e trafikut në qendrën më të madhe të vendit, duke e futur gjendjen e lëvizjes së makinave dhe mjeteve të motorizuara në një kaos afatgjatë. Pra në këto momente që kandidati Edi Rama kërkon mandatin e katërt për kryetar bashkie, vetëm për veten e vet, Tirana rënkon si nga pretendimet politike të humbësit Edi Rama, ashtu dhe nga trashëgimia e keqe e rrugëve të përbaltura e të pamirëmbajtura, nga ajri i ndotur dhe rrugët plot trafik, nga kultura e keqe e punimeve pa kriter në qendër dhe periferi, nga mbretëria e betonit dhe vajtimi të ajrit të pastër. Pra përballë një kandidati që nuk ofron dot më shumë se parullat, Basha po vjen me profilin e një politikani të talentuar, ministri të suksesshëm që ka bërë shumë punë dhe sëka ëshiturë asgjë, duke ia lënë gjykimit të kohës, po vjen si një kryebashkiak i ardhshëm, në shërbim të qytetarit. Në kuptimin demokratik kemi një protagonist të politikës si Basha, që i njeh mirë rregullat e lojës dhe i respekton ato, por duke njohur dhe administruar edhe akuzat me tolerancë të lartë publike e, për më tepër, duke zhvilluar një fushatë ku me të drejtë rivali nuk konsiderohet armik personal. Ndërsa në kuptimin administrativ, një kandidat i ri me një vizion të shpalosur qartë (programi bashkëkohor i paraqitur nga Basha flet qartë për shërbimin në funksion të qytetarit dhe Tiranës), me strategji të besueshme ndryshimi jo vetëm për të korrigjuar ato gabime që ka bërë paraardhësi i tij, por për të implementuar politika vepruese, për të pasur një Tiranë normale, një Tiranë për qytetarin, ku ky, qytetari, do të jetë i pari. Dhe do ta realizojë! Dhe qytetari do të jetë i pari!ë