E vetmja rrugë e Azis Nesinit

Gazeta Panorama, 24 Prill 2011 

BUJAR LESKAJ 

Ndodh jo rrallë që kur sheh një slogan, apo dhe ndonjë parullë që të del shpesh përpara, vetanaliza e brendshme e lidh me gjëra të njohura që ti në të shkuarën i ke parë, dëgjuar, lexuar apo studiuar diku. Në këtë vetarsyetim të ndikon shpesh dhe shtypi mediatik që mundohet tëu japë një shpjegim dyshimeve të tua. Por, në rastin për të cilin po shkruaj këto dy rreshta, lidhja nuk ka të bëjë me atë shpjegim të thjeshtë të një ekuivalence të ngjarjeve që të përsëriten, por pikërisht me titullin e një libri që ti e ke lexuar me shumë dëshirë në të shkuarën dhe që pa dashur e lidh me atë që lexon dhe e sheh të përsëritur shumë këtë periudhë. Dhe, kur është fjala për një libër humoristik, me tendencë të theksuar të një sarkazme të fortë, e një autori mjeshtër të kësaj gjinie, bëhet më i vështirë përqasja e titullit me atë që sheh në rrugë, por jo dhe i pamundur. Në këtë rast bëhet fjalë për shkrimtarin turk Azis Nesin dhe librin e tij ëE vetmja rrugëë.

Versioni i plote ne PDF