Botuar ne Gazeten Panorama, Premte 6 MAJ 2011
Nga Bujar LESKAJ
Po ta vishnim mendimin tonë me fuqinë depërtuese dhe rrëmuese, të ftohtë e të kthjellët,ë të një syri të tretë, larg nga pasionet partiake dhe idealet politike, pa dyshim që do të na binte menjëherë në sy rrugëtimi i ndryshëm kah elektoratit i partive kryesore, por unë sot dua të theksoj korrektesën e administratës shtetërore në këtë fushatë, në mospërdorjen e saj politikisht në favor të kandidatëve të maxhorancës. Ja përse e nënvizojmë këndvështrimin e një syri të tretë, pasi pikërisht i tillë duhet të jetë edhe syri vështrues i administratës publike dhe i gjithë aparatit shtetëror në lidhje me këtë fushatë vendore e me të gjitha fushatat elektorale. Edhe pse kemi këndvështruar edhe herë të tjera rrugëtimin e ndryshëm të koalicioneve nëpër mitingje, qasjen nëpër shtyp e media, përsëri ajo që ka ngelur në hije apo e pazëshme, ka qenë roli konstruktiv e mosndërhyrës i qeverisë dhe i të gjitha hallkave të mekanizmit që vërtiten rreth saj, në zbatim të ligjit e në veëanti të përgjigjes ndaj urdhrit, porosisë, shqetësimit dhe orientimit të Kryeministrit, si personi i parë përgjegjës për këtë administratë publike. Ka qenë një histori e trishtë për shumë fushata tëë mëparshme problemi i ndërhyrjes abuzive apo shprehur ndryshe i mosheshtjes së shtetit, i aktivizimit apo i mosaktivizimit të administratës së tij në Bllok dhe me tërë resurset dhe fuqinë e vet organizative, nëpër mitingje e mbledhje partiake, apo përdorimi i strukturave policore etj. Paralajmërimet kanë qenë të shpeshta kësaj here edhe nga OJF, veëanërisht për përdorimin e fëmijëve dhe nxënësve në këto mitingje. Por, ndoshta për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve, Kryeministri dhe qeveria kërkoi, synoi dhe në vija të përgjithshme (pa anashkaluar shembuj të veëantë e të izoluar që dalin jashtë trendit kryesor), po ia arrin qëllimit tëi japë pikënisje një stine të qetë, pa zhurmë e në ëhijenë e punës dhe projekteve qeveritare, duke mos lejuar përdorimin e resurseve të administratës publike politikisht, pikërisht në zemër të një fushate që nga kundërshtarët politikë, po përpiqet me të gjitha marifetet dhe artificat të përndizet e të përfutet në vorbullën e një konflikti të ashpër politik, konflikt i cili na dëmton të gjithëve, qeverinë, opozitën e mbi të gjitha zgjedhësit. Gjuha, ashtu si veprimet e opozitës nuk kanë arritur të shprishin atë qëllim të qartëcaktuar për një qasje jo negative ndaj qytetarit, por një qasje alternative.