Parapërgatitje për disktutimin e rezultatit të zgjedhjeve

Gazeta Panorama. Date 19 Maj 2011.

BUJAR LESKAJ

Diskutimet e shumta në lidhje me rezultatin e këtyre zgjedhjeve vendore, nëse do të donim të jenë të plota dhe të thella natyrshëm, duhet të shihen nëpër disa rrafshe. Partitë politike, të gjitha, pa përjashtim, punuan për të bindur jo thjesht ëelektoratin e tyreë, por qytetarin në përgjithësi që të votojë. Partia Demokratike, ajo Socialiste, LSI dhe aleatët e tyre kanë bërë gjithëka për të tërhequr ëtrupën elektoraleë së pari, sa më numerikisht në kutitë e votimit, pavarësisht orientimit të votës. Në fund të fundit, kjo është një arritje e shënuar e kësaj fushate, që ta stimulojmë qytetarin të ushtrojë të drejtën e votës, si e drejta e parë thelbësore demokratike. Nëse këto zgjedhje do tëi shihnim në këndvështrimin politik, pra, ashtu sië u parashtruan qartësisht nga ana e opozitës, sidomos nga kreu i Partisë Socialiste, e jo ashtu sië duhej të ishin në të vërtetë, atëherë duhet të nënvizojmë rezultatin e fitores së bujshme të Koalicionit për Qytetarin në rang vendi, me një epërsi të thellë prej mbi 140 mijë votash.

 Versioni i plote ne PDF