Suporti i Kuvendit ka rritur ndjeshëm kanalet e komunikimit të KLSH me ligjvënësin

(Diskutimi në takimin në Kuvend “Mbi zbatimin e Mekanizmit Ndërinstitucional të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese, Tiranë, 14 nëntor 2018)
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit!
Te nderuar pjesemarres!
Krijimi vitin e kaluar, me vendim të veçantë nga Kuvendi i Shqipërisë i mekanizmit ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, perfaqeson nje nisme te rendesishme për monitorimin sistematik të ndjekjes se zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese ndaj Ekzekutivit. Ky mekanizem eshte vleresuar edhe nga Progres Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë në Prill 2018.
Mekanizimi, nen kujdesin personal te Kryetarit te Kuvendit z. Ruçi, që në fillim të veprimtarisë së tij përfshiu raportimin vjetor të institucioneve të pavarura, duke i kushtuar, në plan-veprimin e tij, vëmendje të veçantë zbatimit të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në harmoni me parimet e praktikat më të mira evropiane për marrëdhënie efektive midis parlamenteve dhe institucioneve supreme të auditimit, sidomos me Raportet nr. 33 dhe 54 te SIGMA-s “Zhvillimi i Marrëdhënieve efektive të punës ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve”, si dhe me dy Rezolutat e Kombeve te Bashkuara A/66/209 “Nxitja e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, duke forcuar Institucionet Supreme të Auditimit” e vitit 2011 dhe A/69/228: “Promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, me anë të forcimit të institucioneve të larta të auditimit”.
Eshte fakt se nga janari 2018, çdo kërkesë e institucionit adresuar Kuvendit është vlerësuar me seriozitet dhe korrektesë maksimale, duke iu përcjellë menjëherë institucioneve te Ekzekutive të qeverisjes. Kuvendi u ka kërkuar institucioneve të pavarura që pjesë e raportimeve të tyre vjetore të jenë edhe rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, masat e marra dhe zbatimi i tyre.
Sikurse në Deklaratën e Limës, të quajtur ndryshe “Magna Carta”, Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-ve) theksohet se: “Institucioni Suprem i Auditimit duhet të fuqizohet dhe të mandatohet nga Kushtetuta për t’i raportuar në mënyrë të pavarur dhe çdo vit gjetjet e tij Parlamentit…; ky raport duhet të publikohet. Kjo do të sigurojë shpërndarje të gjerë dhe diskutim, duke rritur mundësitë për zbatimin e gjetjeve të Institucionit Suprem të Auditimit”, ne si KLSH e kemi pare gjithnje misionin tone si agjent “watchdog” te Kuvendit per te siguruar perdorimin me efektivitet, efiçience dhe ekonomicitet (3 E-të) te aseteve dhe parase publike.
Edhe realizimin e mbeshtetjes se Kuvendit, bazuar ne standardet nderkombetare te INTOSAI-t dhe ne praktikat e mira te vendeve te BE-se lidhur me zhvillimin dhe persosjen e marradhenieve Parlament-SAI, e kemi konsideruar sipas parimit te 3E-ve, efektivitetit, efiçiences dhe ekonomicitetit.
I. Suporti i Kuvendit, duke perdorur edhe mekanizmin nderinstitucional, ka qene efektiv. Kete e deshmon rritja e ndjeshme e kanaleve te komunikimit te Parlamentit me KLSH, krahasuar me praktikat e meparshme qe shihnin vetem dy raportimet vjetore të institucionit si detyrime kushtetuese, si dhe rritja e vullnetit per te pritur dhe konsideruar ne thellesi informacionin e SAI-t. Vetem per vitin 2017, KLSH i ka derguar komisioneve te Kuvendit, veçanërisht Komisionit të Ekonomisë, 24 raporte auditimi me ndjeshmëri të lartë publike. Në datën 23.05.2018 Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të KLSH-së me objekt e auditimin e performancës “Kostimi i Shërbimit Spitalor”.
II. Suporti parlamentar ka qene efiçient. Ne tryezen me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve efektive të punës midis institucioneve të larta të auditimit dhe Parlamenteve”, organizuar nga KLSH dhe-SIGMA me 4 qershor 2018 ne Tirane, Kryetari i Kuvendit ka theksuar se “Praktikat e deritanishme do të plotësohen nga instrumente të tjerë të kontrollit parlamentar, të tilla si dëgjesat, seancat e pyetjeve në komisionin përgjegjës të ekonomisë e financave dhe komisione të tjera, si edhe ngritja e komisioneve të posaçme hetimore”.
Permendja prej Kryetarit te Kuvendit, z. Ruçi e domosdoshmerise per ngritjen e nënkomisionit te posaçëm parlamentar për shqyrtimin e raporteve te auditimit te institucionit, e ka forcuar prestigjin e KLSH-së, te fituar me pune dhe integritet.
Po ashtu, pjesëmarrja e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe deputetëve në aktivitete te institucionit, si analiza vjetore, konferenca shkencore, simpoziume dhe aktivitete ndërkombëtare dëshmon për mbështetjen parlamentare.
Stadi aktual i zhvillimeve të marrëdhënies që KLSH ka me Kuvendin e Shqipërisë e sidomos me Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, reflekton jo vetem dobine e mekanizmit nderinstitucional, por kërkesat e standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t për më shumë përgjegjësi në sistemin e llogaridhënies për perdorimin e fondeve publike, në veçanti të standardit ISSAI 20, “Parimet e Transparencës dhe Llogaridhënies”, Parimi 7, sipas të cilit “SAI-t duhet të mbajnë një marrëdhënie të fortë me komisionet përkatëse parlamentare për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë raportet dhe konkluzionet e auditimit dhe të ndërmarrin veprimet e duhura”.
Strategjia e zhvillimit 2018-2022 e projekton KLSH-e ne intensifikimi e konsultimeve me Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit dhe me komisionet e tjera, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj Kuvendit, si një detyrim kushtetues. Në zbatim të detyrimit kushtetues, KLSH do të shërbejë tërësisht si struktura numër një dhe më e besueshme e informimit të Kuvendit për mirëadministrimin e pronës shtetërore, si për shumicën ashtu dhe për pakicën parlamentare, nëpërmjet raporteve periodike të saj dhe takimeve e konsultimeve të herëpashershme me anëtarët e Kuvendit, por sidomos me Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Ne thellim te impaktit te zbatimit te mekanizmit ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura nepermjet modernizimit dhe rritjes se efiçiencës së institucionit, si KLSH kemi pergatitur disa plotesime te ligjit tone integral nr. 156/2014, per te cilat shpresojme qe Kuvendi te ndermarre nismen e amendimit te ligjit.
Gjykoj se ka ardhur koha per një marrëveshje të gjerë kuadër KLSH-Kuvend, e cila te shtroje terrenin per nisjen e nje procesi sa te shendetshem aq edhe konstruktiv diskutimesh e debatesh midis Kuvendit, KLSH-së si institucion rekomandues dhe institucioneve të tjera qeveritare dhe grupeve të interesit. Marreveshja do të mbështeste dhe nismat ligjvënëse të propozuara nga KLSH, të cilat do të finalizohen nëpërmjet një konsultimi të gjerë publik. E gjitha kjo do të mundësojë që gjetjet e auditimeve dhe rekomandimet e auditimit te jashtem publik të kalojnë nëpërmjet një procesi të gjerë shqyrtimi, sensibilizimi dhe llogaridhënieje.
Si KLSH jemi gati per nje marreveshje te tille me Kuvendin, ne funksion të realizimit te Trekëndëshit të Llogaridhënies Publike (Parlament-SAI-Qeveri), per t’i mundesuar Kuvendit të ushtrojë nje mbikëqyrje parlamentare sa me objektive, te mireinformuar, efektive dhe efiçiente, me qëllim rritjen e transparencës së përdorimit të parasë publike. Kemi pergatitur Udhëzuesin “Për institucionalizimin e marrëdhënieve efektive të KLSH-së me Parlamentin”, i cili ofron qasjen strategjike te institucionit në një linjë me frymën dhe orientimet e standardeve nderkombetare ISSAI te organizates INTOSAI, me Dokumentet e SIGMA-s dhe me dy Rezolutat e miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në kuadrin e Axhendës së saj të Zhvillimit Post 2015.
Ju faleminderit