Mësimet e një libri mbi kurthin e zhvillimit

nga Bujar Leskaj
Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: Forcat e Ndryshimit në Botën e Pas Krizës” të autorit të mirënjohur indian Ruchir Sharma, i sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Pema” e Kosovës, përfaqëson një kontribut elitar në fushën e mendimit ekonomik të planetit.
Profili
Ruchir Sharma është një investitor i njohur dhe menaxher fondesh në bursat ndërkombëtare, që ka shkruar gjerësisht mbi ekonominë dhe politikat ekonomike globale. Si Shef i Strategjisë Globale në Menaxhimin e Investimeve të bankës së investimeve, gjigand shumëkombësh “Morgan Stanley”, me qendër në Manhatan, Nju-Jork, ai menaxhon 20 miliardë dollarë  në investime ne tregjet e kapitalit. Sharma e ka nisur karrieren e tij si opinionist ne gazeten “Kohet Ekonomike te Indise”. Me tej ka vazhduar dhe vijon të publikoje vrojtime, artikuj dhe ese  për gazetat dhe revistat prestigjoze në mbarë botën, te tilla si  “The Newsweek International”, “The Wall Street Journal”, “The Foreign Affairs”, “The New York Times”, “The Washington Post”, “The Financial Times”, “The Time”, “The Foreign Policy”, “The Forbes”, “The Bloomberg View”, etj. Në vitin 2012, Sharma u zgjodh si një nga mendimtarët kryesorë globalë nga revista “Foreign Policy”, ndërsa në vitin 2015, u emërua nga Bloomberg Markets si një nga 50 njerëzit më me ndikim në botë.
Libri
Libri i dyte bestseller i Ruchir Sharma “Ngritja dhe Rënia e Kombeve”, pas te famshmit “Kombe te Shperthyer: Ne Ndjekje te Mrekullive te Mevonshme Ekonomike” te vitit 2012, ofron një udhëzues ambicioz në vendosjen e rregullave të reja që investitorët duhet të marrin në konsiderate, duke gjykuar për perspektivat e rritjes së të gjitha kombeve, atyre te zhvilluar dhe në zhvillim, në epokën e ardhshme ekonomike të populizmit politik, pabarazisë në rritje dhe përçarjes dhe disniveleve teknologjike.
Sharma me elokuencë pohon në libër se “Dramaturgu amerikan Arthur Miller vërejti dikur se një epokë ka arritur në fundin e saj”, kur janë shterur iluzionet themelore”. Po vetë autori shton se “rritja ekonomike nuk është një e drejtë e dhënë nga Zoti”, duke theksuar se “hulumtimi që shikon 150 vjet në vendet që kishin dalë më mirë zbuloi se pas periudhave të bumit ekonomik, shumica e kombeve pësoi rënie që zgjatën gjashtë vjet ose më shumë, me humbje të shumta që po vazhdojnë më shumë se një dekade”.
Një gjë e përcakton qarte mendimin ekonomik të Sharma-s: ai nuk është duke bërë parashikime 20, 30 ose 50 vjeçare se cili komb do të paraqitet më mirë ose më dobët, sikurse shumë banka zhvillimi dhe grupe këshillimi kanë bërë dëndur kohët e fundit. “ Sistemi i propozuar” ,-argumenton Sharma, “nuk ben parashikime gjitheperfshirese qe shtrihen deri ne vitin 2050, por ben perpjekje objektive per te identifikuar pamjen me te pergjithshme e te besueshme per 5 deri ne dhjete vitet ne vijim. Synimi: nje udherrefyes praktik personal per te dalluar ngritjen dhe renien e kombeve ne kojhe reale”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 50).
Po ashtu, ai thekson se “Asnje komb nuk eshte me i privilegjuar se nje tjeter, sa i takon pasjes se nje ekonomie te shkelqyer. Keshtu qe udheheqesit e vendit duhet te jene gjithmone nen trusnine… per te luftuar dhe vazhduar te luftojne dukurite e monopoleve, te korrupsionit e dhenies se rryshfeteve, apo shkalles se burokracise.” (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 41).
Me tej, ai vazhdon, duke nenvizuar se “ …nje ekonomi ka me shume gjasa te filloje te gezoje nje rritje te qendrueshme, kur kombi ka dale nga kriza, kur eshte jashte radareve te tregut e te medias globale dhe kur ka zgjedhur te drejtohet nga nje udheheqes demokratik, me mandatin per te kryer reformen. Nje udheheqes i tille eshte i afte t’ i krijoje biznesit kushte interesante per investime, veçanerisht ne sektorin prodhues, rruge dhe teknologji, te cilat ndikojne ne forcimin e rrjetit te lidhjes dhe furnizimit te vendit, si dhe ndihmojne ne frenimin e inflacionit”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 50).
Studjuesi indian  arrin ne perfundimin se edhe kur të gjithë vektorët ekonomikë duket se po udhëheqin në një drejtim të caktuar, sjellja e papritur njerëzore, zakonisht në formën e ndryshimit politik, mund të zhvendosë gjithçka.
Sharma ka argumentuar në librat dhe artikujt e tij se ngritja e kombeve në zhvillim si grup është një “mit” që erdhi për të kapur imagjinatën globale në një bum të paparë të viteve 2000, kur kombet në zhvillim në të vërtetë u rritën si një grup. Në mënyrë tipike, kur një ekonomi në zhvillim nxehet, ajo do të rritet shpejt për një dekadë, ndoshta dy, dhe pastaj ngel në vend, kur liderët e saj kthehen në të vetëkënaqur. Rezultati është që shumica e vendeve në zhvillim mbeten kombe në zhvillim dhe shumë pak (duke përjashtuar Japoninë, Korenë, Tajvanin dhe Singaporin) janë rritur mjaft shpejt, për aq kohë sa të shfaqen në radhët e kombeve të zhvilluara. Një nga mesazhet thelbësore të studjuesit është që ekspertët dhe analistët duhet të studiojnë kombet si raste individuale, jo si pjesë e grupimeve pa fytyrë, në mënyrë që të kuptojnë se cilat prej tyre kanë një shans për të shkëlqyer.
Sharma iu referohet vendeve me perspektivat më të ndritshme si “Kombe Shpërthyese (Breakout Nations”), të cilat ai i përkufizon si ekonomi që mund të kenë rritje më të shpejtë se sa ekonomitë e ngjashme, duke patur të njëjtat të ardhura për frymë.
xx
Ne kete Liber, Sharma provon t’i orientoje lexuesit dhe t’i drejtojë ata në këtë botë të trazuar, me rregulla që mund t’i ndihmojnë ata të identifikojnë se cilat vende mund të kenë mundësi, në një horizont kohor 5 deri në 10 vite, që të ngrihen ose bien në këndvështrimin e zhvillimit ekonomik.
Libri eshte nje mates i sakte dhe i gjere i mundesive qe ka çdo komb, pra edhe Shqiperia, per te dale nga recensioni ekonomik ku rrezikon ta zhyse vendin pandemia nga Koronavirusi dhe per te gjetur rruget e duhra te zhvillimit te qendrueshem.
Për ta orientuar lexuesin në këtë udhëtim mes kombeve, Sharma në librin e tij “Ngritja dhe Rënia e Kombeve” vendos piketa ose, si i quan ai, “rregulla”. Jane dhjete rregulla te tilla qe ai vendos.
Dhjete Rregullat-Kapituj
Sharma distilon dekada të përvojës globale financiare në dhjetë rregulla, për të identifikuar kombet që janë gati të zhduken ose të rrëzohen. Të përshëndetur nga recensentët që e quajtën librin e fundit të Sharma-s “një thirrje zgjimi për ekonomistët që nuk arritën të parashikonin asnjë krizë të fundit, përfshirë krizën financiare të vitit 2008”, 10 Rregullat janë plot njohuri mbi shenjat e ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale.
Në librin e tij, Sharma shpjegon, për shembull, pse vendet e suksesshme përqafojnë emigrantët; pse autokratët janë të këqij për ekonominë; pse automatizimi është një bekim, jo një mallkim; pse çmimet e konsumit nuk ju tregojnë gjithçka që duhet të dini për inflacionin; pse duhet të zgjedhim reformatorë karizmatikë mbi teknokratët; dhe pse të mos i kushtojmë vëmendje debatit për qeverinë e madhe kundrejt qeverisë së vogël. Ai tregon sesi krizat e monedhës fillojnë me ikjen e vendasve të ditur, dhe jo nga një fluks i të huajve të këqij; si fillojnë krizat e borxheve në ndërmarrjet private, dhe jo nga qeveria; dhe pse lajmi më i mirë për një vend nuk është aspaki tillë për një tjetër.
Gjatë rrugës, Sharma gjithashtu shpjegon pse rritja e çmimeve të aksioneve nuk ka rëndësi më shumë nga ajo e çmimeve të ushqimit, cila masë e borxhit është parashikuesi më i mirë i krizave ekonomike, si dhe pse askush nuk mund të kapë me saktësi vlerën e një monedhe. Ai gjithashtu demonstron se si një lexim i detajuar i listave të miliarderëve të Forbes mund të ofrojë paralajmërimin më të qartë në kohë reale të revoltave populiste kundër të pasurve.
Të përditësuar me të dhëna krejt të reja, të 10 Rregullat-Kapitujt e librit të Sharma-s e ri-imagjinojnë ekonominë si një art praktik, duke u dhënë lexuesve të përgjithshëm, si dhe drejtuesve politikë dhe të biznesit, një udhëzues të plotë e të qartë për forcat më të rëndësishme që formojnë të ardhmen e një kombi.
1. Rregulli i parë është se “Njerëzit kanë rëndësi: a po rritet masa e njerëzve te talentuar?”. Siç e ka cilësuar revista “The Time”, “Rritja ekonomike është në thelb demografi plus produktivitet”. Rënia e nivelit të lindjeve do të nënkuptojë rënie të kombeve, sepse nuk ka rritje ekonomike.
Dhe, duke pasur parasysh se demografia dhe produktiviteti janë vektorë në rënie prej disa kohësh tashmë, pasi fitimet e bumit të fundit të teknologjisë janë marrë dhe e reja, noviteti nuk po tregohet ende parësore në tregjet globale, ne varemi shumë sot nga demografia për të nxitur rritjen ekonomike, më shumë se kurrë më parë. Prandaj dhe Sharma thekson se “Per pjesën me te madhe te vendeve, kercenimi kryesor per ekonomine nuk eshte se ka shume popullsi, por se ka me pak njerez te rinj, nderkohe qe arritjet e teknologjise dhe te roboteve japin vetem nje dore per lehtesimin e peshes se ketij faktori”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 57).
Me tej ai vazhdon, duke cilesuar se “ Pjesa e dyte e Rregullit eshte te veshtrojme ne ate se çfare masash kane marre kombet, ne kunderveprim te ngadalesimit te rritjes se popullsise. Nje menyre eshte t‘i frymezojne grate te kene me shume femije… Menyra tjeter eshte t’ i frymezojme te gjithe te rriturit: pensionistet, grate dhe emigrantet ekonomike, qe te hyjne ose te rihyjne ne forcen aktive per pune”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 57-58).
Kjo, sipas studjuesit dhe menaxherit indian, do të jetë më e lehtë në kombet që zgjedhin reformatorët politikë (siç bëri Argjentina së fundmi) sesa populistët (të cilët drejtojnë shumë shtete të Evropës tashmë).
Per SHBA-te, Sharma shprehet ne Rregullin e tij te pare se “Ne dekadat e fuyndit, SHBA-te kane arritur ta vleresojne veten e tyre deri me sot, si ekonomia me dinamike dhe me fleksibel ne rradhet e ekonomive te zhvilluara, shume me inovative se ato ne Evrope dhe shume me e shendoshe se ajo kocke e lekure ne Japoni…Pergjate tre dekadave te fundit, popullsia ne moshe per pune ne SHBA eshte rritur shume me shpejt se sa ajo e rivaleve te saj me te medhenj industriale: dy here me shpejt se ne France dhe ne Britani, pese here me shpejt se ne Gjermani dhe dhjete here me shpejt se ne Japoni”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 62).
Ne lidhje me emigrimin e njerezve te ditur dhe sipermarresve, nje plage e thelle shoqerore tashme edhe per vendin tone, Shqiperine, Sharma shprehet “Kur njerezit e mençur te nje vendi kerkojne te largohen prej tij, kjo eshte shenje e keqe. Por kur, perveç kesaj, kerkojne te zhvendosin edhe parate, shenja eshte akoma dhe me e keqe” (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 90).
Ne gjykim te nje prej debateve me te fuqishme te kohes se sotme, automatizimi i prodhimit, inteligjenca artificiale dhe punesimi, studjuesi indian jep kendveshtrimin e tij origjinal “Personalisht jam shume optimist sa i takon automatizmit ne vendin e punes, sepse besoj se ligjet qe udheheqin boten ekonomike jane te ngjashme me ato qe udheheqin boten fizike, ne te cilen asgje nuk humbet, asgje nuk shtohet, por çdo gje transformohet”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 95).        
2. Pas rendesise percaktuese qe kane njerezit si fuqi punetore ne rritjen ekonomike te nje kombi, Sharma e perqendron vemendjen tek drejtuesit e nje vendi, duke na prezantuar Rregullin e tij te dytë, “Cikli i jetes -A eshte gati kombi te mbeshtese nje reformator?”. Duke marre shembuj te shumte, si Presidentin rus Vladimir Putin, Kryeministrin turk Rexhep Tahip Erdogan, etj, Sharma dedukton se “…edhe reformatori me premtues tenton te shnderrohet ne arrogant dhe vegjetues, sa me shume qendron ne pushtet dhe me pasoja katastrofike per ekonomine e vendit qe drejton” ((Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 99).
Ne lidhje me rastin rus, studjuesi indian cileson se “Ne vitin 2014, kur Rusia e Putinit u godit nga nje krize e re, si rrjedhoje e kolapsit te çmimit te naftes, te ardhurat mesatare per fryme ne vend rane perseri, nga 12 mije dollare ne vitin 2008, sasia me e madhe e arritur ndonjehere, ne 8 mije dollare…Kjo eshte menyra se si funksionon cikli i jetes dhe ulje-ngritjet e tij, nga hiri i nje krize ne hirin e nje tjetre. Ne kohe te keqija, udheheqesit e vendit i gjejne fajtoret tek te huajt, ose tek forca qe gjenden jashte kontrollit te tyre. Ne kohe te mira, udheheqesit tregohen shume te shkathet per te pervetesuar te gjitha arritjet. Ata arrijne deri aty sa te pohojne-se bashku me dishepujt e tyre-, se si rrjedhoje e udheheqjes se tyre aq te ndritur e te talentuar, ekonomia e vendit eshte e destinuar te ece perpara”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 102).
Sipas Sharma-s, “Probabiliteti per mbeshtetjen e nje reforme te suksesshme eshte me i larte kur drejtuesit jane te rinj, se sa kur jane tye konsumuar, dhe ka me shume gjasa te marre jete nen drejtimin e udheheqesve qe kane mbeshtetjen e mases popullore, se sa te teknokrateve me kredenciale te mira. . Akoma me shume frymezojne udheheqesit demokrate, sesa ata teknokrate…Presidenti francez Charles de Gaulle ka deklaruar “Nje udheheqes i madh del nga piketakimi i vullnetit me nje periudhe te jashtezakonshme ne histori”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 104).
Me tej, studjuesi vazhdon duke theksuar se ndjesia se vendi i tyre po dilte jashte ritmit te zhvillimit, pergatiti shume kombe te pranojne idene e nje ndryshimi radikal, duke u bere shkak per daljen ne skene te pioniereve reformatore te tregut te lire: Margaret Thatcher ne Britanine e Madhe, Ronald Reagan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Deng Xiaoping ne Kine.        
Serisht ne lidhje me udheheqesit karizmatike, ate rus Putin dhe turk Erdogan, Sharma shprehet se “Mjerisht Putin dhe Erdogan nuk treguan respekt per kufizimet ligjore ne kohe te pushtetit te tyre. Seicili prej tyre eshte ne mandatin e katert si udheheqesi me i rendesishem i vendit , gje mjaft e rralle ne pjesen me te madhe te botes. Ata sherbejne si shembull i shkelqyer i udheheqesve te konsumuar”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 114-115). Sipas tij, “…edhe udheheqesit me te fuqishem e humbasin impulsin e tyre reformues, me qendrimin per nje kohe te gjate ne pushtet”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 118).
Ne lidhje me ciklin e jetes se nje ekonomie gjate krizave, studjuesi indian cileson me gjenialitet se “Edhe ne periudhat me te keqija te trazirave e te stanjacioneve globale, cikli i jetes gjithmone do te vazhdoje te funksionoje, per te transformuar, ndonese shpesh ngadale, hirin e krizes ne farat e nje reforme te re”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 141).
3.  Rregulli i Trete “Miliarderë të mirë, Miliarderë të këqinj”
Per Sharma-n, miliarderë të mirë janë ata që krijojnë vende pune dhe produkte, duke mbështetur kështu rritjen e ardhshme ekonomike. Libri sjell shembujt e themeluesve të kompanive gjigande si Alibaba, Baidu dhe Tencent në Kinë dhe mogulët e Luginës së Silikonit (Sylicon Valley) në SHBA. Në të kundërt, miliarderë të këqij janë ata që e kanë bërë pasurinë e tyre përmes lidhjeve politike dhe korrupsionit, duke marrë licenca për burimet natyrore ose pasuritë e paluajtshme.
Sigurisht, populistët janë rritur, sepse pabarazia është rritur. Sharma llogarit miliarderët si një shenjë e kësaj, por ai vërteton se ka “miliarderë të mirë” (Steve Jobs, Larry Pages –bashkethemelues i Google, etj.) që në të vërtetë dëshmuan produktivitet dhe prosperitet per vendet e tyre, përkundrejt miliarderëve të këqij (nga industria nxjerrëse- ose industri me bazë asete si minerale, pasuri të paluajtshme, naftë, etj). Shumë nga këta miliarderë janë shembuj për korrupsion dhe rritje më të ngadaltë (në metrikën e “Bad Billionaire (Miliarderit të Keq”),  Rusia nuk është për t’u habitur që paraqitet me dritën e kuqe të ndezur).
Sharma shtron nje pyetje themelore: “A paraqet pabarazia kercenim per ekonomine?”. Po ai vete pergjigjet :”Pabarazia fillon ta kercenoje rritjen pjeserisht, kur populli krijon dyshime ne lidhje me menyren e krijimit te pasurise. Kur nje sipermarrje krijon produkte te reja, nga te cilat fiton konsumatori, ose kur ndertohen fabrika dhe happen vende te reja pune, kjo forme e krijimit te pasurise ka tendencen te pranohet nga te gjithe. Por nese nje manjat po ben pasuri te jashtezakonshme, duke u dhene bakshishe politikaneve, ose duke marre kontrata te fuqishme nga qeveria…, atehere fillojne te fryjne tufanet dhe njerezit me shume se te krijojne pasuri, kerkojne menyra si ta rishperndajne ate”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 150).
4.  Rregulli i Katert “Rreziqet e Shtetit- qeveria po ben me pak apo me shume pazarlleqe”
Ne kete kapitull-Rregull, pershkruhen shpenzimet qeveritare qe shnderrohen ne nje problem te stermadh, nga qeverite doreleshuara, ana e erret e nje qeverie teper te vogel, abuzimi politik i bankave shteterore, si dhe rastet kur kompanite shteterore shnderrohen ne instrumente politike. Sipas Sharma-s, te gjitha keto jane dukuri qe zvogelojne ose shterojne shanset per rritjen ekonomike te nje vendi.
Ai analizon shpenzimet qeveritare, duke nenvizuar se “…Shteti eshte i vetmi investitor aqi madh sa duhet, per ta ndertuar infrastrukturen, si per shembull, ura dhe rruge, nderkohe qe ne shume vende ne zhvillim, Shteti eshte ende shume i dobet-mbledh shume pak taksa-, per te investuar ne menyren e duhur ne keto elemente baze infrastrukturorë”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 198).
Duke permendur disa nga shkaqet e  krizes greke te borxhit publik 2011-2015, Sharma i referohet Shtetit grek si “Greqia eshte nje kombinim i tradites se tejfryre franceze per shpenzime, me ate te zakonit te shmangjes se taksave, karakteristik kryesisht, per nje komb ne zhvillim. Tradita e shmangjes se pagimit te taksave dhe e deklarimit te rreme te pasurise qe vihet re ne kete vend, e ben shume te veshtire, ne mos te pamundur, themelimin e nje shteti te begate, dukuri qe e shtyne vendin kaq thelle ne borxhe”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 200).
Ne liber, Sharma permend nje hulumtim te kryer nga banka e mirenjohur gjermane Deutsche Bank, sipas te ciles, ne krahasim me vitet 80-te te shekullit te kaluar, produkti i  kompanive private te kines eshte rritur me shume se 300 here, ose pese here me shpejt se sa produkti i kompanive shteterore. Per rrjedhoje, kontributi i kompanive shteterore ne GDP ka rene nga 70% ne vitet 80-te ne afro 30% sot. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 210).
Ne lidhje me sistemin bankar te vendeve ne zhvillim, studjuesi indian thekson se “Bankat private e reduktuan ne menyre te ndjeshme numrin e kredive te reja dhe punonin per te qene ne gjendje te perballonin demet nga kredite e keqija. Nderkohe bankat shteterore ishin ne nxitimin kush te jepte me shume hua dhe ne kete turravrap, shume prej tyre dhane kredi edhe me te keqija”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 221).
Me tej, Sharma cileson se “Kompanite me pronar Shtetin shihen edhe si makineri per krijimin e shume vendeve te punes nga nje pjese e mire e politikaneve…Ne Rusi Shteti llogaritet se ofron me shume se 33 perqind e te gjitha vendeve te punes”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 224).
“Ajo per te cilen kemi nevoje”,-permend autori i Librit,-“eshte nje Leviatan(krijese mitologjike) i ndjeshem, i cili i shpenzon burimet e tij te kufizuara me nje strategji te caktuar dhe vepron gjithmone njelloj e ne menyre te parashikueshme, bazuar ne nje aresyetim te qarte ekonomik. Qeveria duhet te krijoje kushte te qendrueshme, per te cilat çdo lloj sipermarrjeje –pjese e sektorit shteteror apo privat qofte-te marre guximin te investoje. Nga qeveria kerkojme te ndertoje shtetin e ligjit”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 228).
5.  Ne Rregullin e peste “Pozicioni i favorshem gjeografik-a po marrin vendet me te miren e mundshme nga vendndodhja e tyre?”, Sharma prezanton pikepamjen se nuk duhet të ketë një hendek të madh mes qytetit më të madh dhe atij të dytë më të madh në një vend, pasi kapitali dhe burimet e tjera do të kapen në një flluskë zhvillimi dhe pjesa tjetër e vendit do të mbetet pas.
Sipas tij, “Gjeografia ka rendesi per rritjen ekonomike sot, Polonia dhe Meksika kane nje perparesi te madhe te mundshme ne ne sfiden me tregun global, fale vendndodhjes se tyre gjeografike, ne kufi me tregjet me te medha, ato te Evropes Perendimore dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 241).
Sharma parashikon se “Trysnia qe ushtrohet mbi qeverite per te marre me te miren e mundshme nga vendndodhja e tyre gjeografike dhe per te thithur nje pjese sa me te madhe nga tregtia globale vetem do te rritet ne vitet ne vijim”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 245).
 Ne lidhjet me fqinjet, autori i Librit cileson se “Ndersa progresi ne marreveshjet tregtare globale shpesh avullon nga ferkimet e nxehta, per rrjedhoje te rivalitetit te superfuqive, disa vende me te vogla kane filluar te nderrojne taktike dhe te perqendrohen ne ndertimin e komuniteteve tregtare rajonale, si dhe te tregjeve te perbashketa brenda tyre”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 254). Ky percaktim eshte mjaft me vlere ne ditet e sotme te nisjes se masave lehtesuese ndaj pandemise se Koronavirusit nga ana e Shqiperise, Maqedonise se Veriut dhe Kosoves. Eshte momenti qe qeverite te te trija vendeve te mund te bashkepunojne me konkretisht dhe intensivisht ne kuader rajonal, pasi turizmi i veres ne Shqiperi mund te rekuperohet pikerisht nga prurjet e turisteve kosovare, te shqiptareve te Maqedonise se Veriut dhe te vete maqedonasve, per shembull. Per kete aresye, qe tani duhet te nisin kontaktet per te lehtesuar marredheniet tregtare mes te trija shteteve, per te qene gati kur kufijte te hapen. Po Sharma e pershkruan kete rruge dhe nisme, kur thote se”Me vullnetin e duhur politik dhe legjislacionin e mjaftueshem, kombet mund te riperpilojne harten e rrugeve tregtare e ta shnderrojne ne perparesi”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 261).
Ne nivel te harmonizimin te zhvillimit ekonomik ne nje vend ne te gjithe shtrirjen e tij gjeografike, Sharma nenvizon se “Per te marre me te miren e mundshme nga perparesite qe ofron vendndodhja gjeografike, udheheqesit e nje vendi mund te punojne ne funksion te perfshirjes edhe te provincave qe gjenden ne brendesi te vendit, ne rrjedhen e tregtise globale”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 268).
Persai perket perparimit teknologjik dhe perparesise gjeografike, studjuesi indian permend se “Interneti nuk po e ben gjeografine te padesherueshme, as per prodhimin, as per industrine e sherbimit. Njerezit vazhdojne ta ndjejne takimin balle per balle, me synim menaxhimin dhe ndertimin e kompanive te sherbimit…Per te marre me te miren e mundshme nga vendndodhja gjeografike, nje vend ka nevoje t’ i hape dyert ne tri fronte: te beje tregti me fqinjet, me boten ne pergjithesi dhe me qytetet e tij te klasit te dyte. Ndoshta Polonia mund te sherbeje si shembulli me i mire ne Evrope, se si nje komb ia doli te zgjerohet ne keto tri fronte ”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 279-280).
6. “Te parat jane fabrikat”. Tek ky kapitull-Rregulli i Gjashte, autori thekson se nëse keni prodhimtari, nese zhvilloni industrite e vendit, keni rritje ekonomike. Permes shembujve nga modele te shumta zhvillimi ne vende te ndryshme qe ka vizituar dhe nga perfundimet ne takimet me drejtues kompanish te medha apo programues publike investimesh te medha, sipas tij, “Rritja ekonomike ndjek pershpejtimin e investimeve” ((Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 285).
“Ekonomia udhehiqet nga dy lloj shpenzimesh”,- thote Sharma,-“konsumi dhe investimet-, por ndersa pjesa me e madhe e ekonomive dhe njerezve kryesisht shpenzojne, investimet jane instrumenti kryesor qe qe udheheqin ciklet e rritjes dhe te biznesit. Shpenzimet e investimeve jane zakonisht me te rrezikshme se shpenzimet per konsum, por jane keto shpenzime qe ndihmojne ne krijimin e bizneseve dhe te vendeve te reja te punes, sikunder shtojne parate ne xhepat e konsumatoreve…Pyetja themelore qe shtrohet, sa i takon begatise se nje vendi eshte: Investimet, si pjese e ekonomise, jane ne rritje apo ne renie? Nese pergjigjja eshte se jane ne rritje, atehere rritja ka shume gjasa te pershpejtohet…Çdo vend ne zhvillim, qe synon te kete norme te shpejte rritjeje, eshte pergjithesisht ne nje pozite te fuqishme per te arritur kete synim, nese investimet i ka ne rritje dhe te larta ne vlere-pergjithesisht ndermjet 25 dhe 25% te PBB-se. Perkundrazi, vendet jane ne pozicione te dobta kur investimet jane te uleta dhe ne renie-pergjithesisht 20% te PBB-se ose me pak”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 285).
Sipas Sharma-s, “Ekonomia shkon teposhte, nese zvogelohet kontributi nga prodhimi. Ky sinjal u ndez per Kinen ne fillimin e viteve 2010-te dhe duhej te sherbente si nje paralajmerim i mire per politikeberesit e saj…Gjate periudhes 2002-2014, investimet u rriten nga 37% e PBB-se ne 47% e saj, nje nivel qe nuk ishte arritur kurre me pare nga nje ekonomi aq e madhe sa ajo e Kines. Perkushtimi i Kines ne industrine e rende ishte aq i madh, sa çdo vit derdhte çimento per person dy here me shume se çdo vend tjeter i botes, persfhire edhe SHBA-te”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 289).
Ekonomia e orientuar nga eksportet eshte per studjuesin indian çelesi i suksesit. “Mjeti i vetem dhe me i fuqishem per nje bum ekonomik eshte mbeshtetja e rritjes permes eksportit, veçanerisht eksportet ne prodhim. Eksportimi thjesht i te mirave materiale te prodhuara jo vetem rrit te ardhurat dhe konsumin ne vend, por ai gjeneron te ardhura qe i mundesojne vendit te importoje makineri dhe materiale te tjera te nevojshme per permiresimin e punes ne fabrika, pa qene te detyruar te marrin borxh a te paguajne fatura me kosto te larte…Ne rastin e prodhimit, nje periudhe e mire investimi ka prirjen te zevendesohet nga nje tjeter. Te ndertosh fabrika, do te thote edhe te gjenerosh fonde per modernizimin e tyre, te cilat me pas rrisnin trysnine per te investuar per permiresimin e rrugeve, urave, porteve, rrjetit elektrik dhe sistemit ujor: pra gjithe infrastrukturen qe i mundeson nje vendi t’i zhvendose mallrat e prodhuara nga vendii origjines, fabrika per ne tregjet globale te eksportit”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 290-291).
Por sot, veren Sharma, eshte shume e veshtire te investosh ne ekonomine tende, si vend ne zhvillim. “Me intensifikimin e konkurrences, vendet e pasura filluan te marrin masa me shpejtesi, duke perdorur metoda te ndryshme bllokimi(per shembull, duke subvencionuar eksportet, duke shvleresuar monedhen dhe duke i dhene nje hov te ri teknologjise inxhinierike perendimore)…Pengese tjeter per vendet ne zhvillim eshte automatizimi. Vala aktuale e teknologjise se re nuk po krijon makina qe jane te afta te bejne nje pune mire. Sot gjithmone e me shume po synohet krijimi i roboteve te mençur, qe jane te afte te bejne çdo gje…Revolucioni dixhital ka revolucionarizuar gjithe brendesine e fabrikes, sikunder printeret 3D bene te mundur te gjitha llojet e prodhimit…,pa qene nevoja per as me te voglen ndihme nga dora njerezore ne prodhimin e tyre, te plote a te pjesshem”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 299-300).
Studjuesi indian ka pershkruar ate qe e quan “Dalldia e investimeve te keqija”, ose flluskat e prodhimit. “Cilesia e nje dalldie investimi-pavaresisht nese vete investimi eshte i mire apo i keq per ekonomine- varet, gjithashtu, edhe nga sa shume eshte gati biznesi te paguaje per te. Ne rastin e flluskave, pavaresisht se ku i gjejne parate bizneset-i marrin nga bankat apo nepermjet sistemeve te ndryshme te debitit, si per shembull, nga obligacionet- sjellja e zakonshme e biznesit, kur ato shperthejne, eshte gjithmone gjetja e menyres per t’i shpetuar me sa me pak deme rremujes. Por ndersa bizneset fillojne te rinegociojne kushtete debiteve, ndersa bankat jane te detyruara te fshijne nga te dhenat e tyre kredite e keqija, sistemi i kreditimit paralizohet dhe vete ritmi i rritjes se ekonomise zvogelohet per vite me rradhe… Kombet shpesh luhaten nga nje periudhe e mire dalldie investimesh ne nje te keqe…Kolapsi i bumit te tregut te pasurive te paluajtshme i vitit 2008 ne SHBA e çoi te gjithe boten ne krize. Recesioni qe e pasoi mund te cilesohet si me i forti ne historine e pasluftes, ndersa vete rimekembja mund te thuhet se u be me ritmin e nje te semuri qe po del nga nje gjendje agonie, nderkohe qe bankat dhe klientet e tyre luftonin qe te paguanin borxhet dhe te ktheheshin ne normalitet”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 310-311).
Sharma i jep pergjigje origjinale si studjues ekselent dhe praktik, pyetjes pse funksionon dukuria e quajtur “mallkimi  i burimeve natyrore”. “Kur vendi eshte i pasur me burime naftembajtese”,-thote autori i Librit-,”elitat politike te tij fillojne lufterat se kush do te marre pjesen me te madhe te fitimeve nga prodhimi i produkteve te saj, nderkohe qe investimet ne rruge, stacione enrgjitike dhe fabrika nuk jane pjese  e planeve te zhvillimit. Ne vendet eksportuese te naftes, udheheqja e vendit gjithmone e me pak mbeshtetet ne te ardhurat qe vijne nga takspaguesit dhe akoma dhe me pak ne kerkesat e tyre si votues…Te huajt japin shume para per te blere nafte, gje qe shoqerohet vertet me rritjen e vleres se monedhes vendase, por nga ana tjeter shnderrohet ne nje lloj bumerangu per fabrikat e vendit-per ato pak, nese ekzistojne-, sepse veshtireson eksportin e prodhimeve te tyre. Fati i te qenit te pasur me vendburime nafte i ve minat çdo lloj industrie, me perjashtim te asaj te naftes. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 313).
Sipas studjuesit, “Skenari me i keq eshte rritja e pakte e investimeve…Vendet qe investojne pak i lene rruget pa shtruar, shkollat pa ndertuar, policine me pajisje te vjeteruara dhe fabrikat pezull qe ne fazen e projektimit…Per rrjedhoje, nje investim  i dobet eshte nje burim i rendesishem per inflacion-nje kancer ne gjendje ta vrase rritjen ne pothuajse te gjitha vendet ne zhvillim”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 323-325).
7. Tek Rregulli i Shtate“Çmimi i qepeve-inflacioni eshte i larte apo i ulet?”, Sharma del kunder mendimit akademik te pranuar gjeresisht se nje ekonomi ne rritje te shpejte e ka te natyrshem nje inflacion te rritur. Sipas tij “Ne praktike, nje ekonomi e re eshte shume me teper e cenueshme nga inflacioni  orientuar nga kerkesa, kur ka investuar shume pak ne rrjetin mbeshtetes te saj. Dhe me rrjet mbeshtetes kam parasysh çdo gje, nga prodhimi I energjise elektrike e deri tek fabrikat dhe magazinat, nga sistemet e komunikimit dhe deri tek rrjetet e transportit qe lidhin mallrat me konsumatorin (faqe 327, libri “Ngritja dhe Renia e Kombeve”).   
“Rregulli i pergjithshem”,-shprehet autori i Librit,-“ eshte se inflacioni i ulet ne çmimet e konsumit sherben si mbeshtetje e pazevendesueshme per nje rritje te qendrueshme. Çdo periudhe e nje rritjeje te larte ekonomike mund te perfundoje, nese shoqerohet nga nje rritje e menjehershme e inflacionit”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 361).
Sharma konkludon se “Ne boten e  sotme te globalizuar, ne te cilen tregtia nuk njeh pothuajse asnje kufi dhe parate rrjedhin nga te kater anet, si dhe ku prirja e kufizimit te rritjes se çmimit te konsumit , por dhe e shumefishimit te çmimeve te aseteve ndeshet gjithnje e me shpesh, çmimet e shtepive dhe te aksioneve jane po aq te rendesishme sa çmimet e qepeve”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 361).   
8. “Lirë është mire-ne vend ekziston ndjesia se gjerat jane lire apo shtrenjte?”. Sharma thote se një monedhë e lirë është e mirë për eksportet, gjë që është e mirë për rritjen ekonomike. Nëse një vend ndihet “i lirë”, kjo per studjuesin e thelle indian është mirë. “Nuk mund te nenvleresoni monedhen si mundesi per te shtruar rrugen drejt begatise”, shprehet ai ((Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 398).   
Per autorin e Librit, “Eshte e pamundur te vleresojme saktesisht vleren e nje monedhe, sa kohe nuk bejme korrigjimet e nevojshme qe na detyron norma relative e inflacionit…Matja me e zakonshme per vleren e nje monedhe quhet Norma Reale Efektive (Real Effective Exchange Rate-REER, e cila perpiqet ta rregulloje vleren efektive te monedhes se nje vendi me normen e inflacionit te çmimeve te konsumit per partneret tregtare kryesore…Ndjesia subjektive se sa e forte eshte nje monedhe na orienton drejt nje çeshtjeje tjeter, se sa konkurruese(lexo: e lire) eshte monedha ndaj manipulimeve nga politikanet”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 365-366-368).
Sharma kerkon perqendrim tek bilanci i pagesave te nje vendi. “Çelesi per te identifikuar fluksin e parave hyrese dhe dalese eshte bilanci i pagesave-metode e cila perdoret nga Fondi Monetar Nderkombetar. Fondi ka te dhena per te gjitha flukset e ligjshme te parave qe hyjne dhe dalin nga nje vend. Ne bilancin e pagesave, kategoria me e rendesishme qe duhet te vezhgojme eshte llogaria korente, qe do te thote se sa shume po prodhon nje vend, krahasuar me sa shume po konsumon…Llogaria korente na tregon nese nje vend po konsumon, apo po prodhon me shume, si dhe nese i duhet te marre hua jashte per te mbuluar financatr qe nuk dalin, nga zakoni i konsumit te tepert”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 370).   Ai thekson:”Nese nje vend ka per nje kohe te gjate defiçit ne llogarine korente te barabarte me 5% te PBB-se çdo vit, pergjate pese viteve ne vijim, me shume mundesi ekonomia peson nje ngadalesim domethenes dhe, ne nje fare menyre, edhe ndonje lloj krize”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 372).
Studjuesi indian merr rastin e Turqise. Sipas tij, vendi me rrezik me serioz nga defiçiti i madh i llogarise korente ishte Turqia, e cila kishte nje ekonomi te ndertuar me qellim, kryesisht mbi bazen e defiçitit te madh mbi llogarine korente. Vendi ka mungesa ne te gjitha burimet baze natyrore dhe i duhet vte importoje nafte, hekur, ar qymyr, baker dhe pjesen me te madhe te lendes se pare. Akoma turqit kane prirjen te shpenzojne shume dhe me te gjitha menyrat te mirat materiale qe importojne, nga automjetet e deri tek kompjuteret, si rrjedhoje edhe te kursejne relativisht pak”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 372).
Sharma shikon brenda vendit qe analizon. “Vendasit jane te paret qe e kuptojne se kur vendi eshte ne krize apo ne rimekembje, sikunder jane te paret qe vihen ne levizje. Lojtaret e medhenj zakonisht e fillojne veprimtarine pas tyre”,-komenton ai, apo “Vendasit e pasur dhe korporatat mund te nxjerrin para jashte vendeve te trazuara edhe permes kanaleve te paligjshme, levizjeve te te cilave ne tabelen e bilancit te pagesave u rezervohet nje kolone me vete me titull “gabime dhe harresa”. Zbulimi i sekretit qe shoqeron keto lloj pagesash eshte kthyer ne nje sfide per ekonomistet” . (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 384, 388).
Kur monedha kombetare lihet e lire te kembehet ne tregun vendas, kjo perben nje mase mbrojtese per ekonomine. autori i Librit thekson se “Liria e nje monedhe fluktuese na ndihmon te shpjegojme, po ashtu, pse disa nga vendet e Evropes Lindore i perjetuan krizat ne menyra shume te ndryshme…Polonia dhe Republika Çeke moren shume masa, perfshire uljen e pagave dhe pakesimin e shpenzimeve qeveritare. Keto vende, viti 2008 i krizes financiare i gjeti ne nje forme shume te mire financiare…Polonia, me nje treg qe karakterizohet nga nje zloti ne renie dhe rroga qe vazhdojne te jene afro 75% se mesatarja e atyre qe merren ne vendet e Evropes Perendimore, eshte shnderruar ne nje nga eksportuesit kryesore te çdo gjeje, duke filluar nga sherbimet e deri tek prodhimet e fermereve. Keta faktore e ndihmuan Polonine ta zhvendoste peshen e shigjetes se balances ne llogarine korente, ndersa ne vitin 2015, vendi ndodhej ne zonen e teprices pozitive dhe vete ekonomia kishte nje norme rritjeje mesatarisht te barabarte me 3.5% ne vit”.(Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize fq. 396-397).
Sharma veren se “Nenvleresimi i monedhes ka edhe efekte anesore, ndonese te paqellimshme. Ne nje vend ku ndihet mungesa e industrise se prodhimit, nje monedhe e lire ben fare pak ne drejtim te promovimit te eksporteve, ne shtimin e monedhes se huaj dhe ne dhenien e ndihmes ne drejtim te permiresimit te defiçitit ne llogarine korente. Ne fakt, kjo eshte situata klasike qe prek zakonisht vendet qe eksportojne vetem lendet e para”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize fq. 400).
Ne lidhje me dilemen nese duhet te kemi nje monedhe te lire apo te mbiçmuar ne treg, autori i Librit cileson se “Nese nje vend eksporton lende te pare ose-qe eshte pak a shume e njejta gje-, mallra te thjeshte, si p.sh. veshmbathje, kepuce, ose ushqime te perpunuara, per te cilat çmimi i ulet eshte pika kritike qe ua mundeson mbijetesen, pra shitjen, aq me shume fati i ekonomise eshte ne duart e monedhes-çdo luhatje ne vleren e  saj pasqyrohet ne luhatje edhe ne zhvillimin e ekonomise.       
9. Rregulli-kapitull i Nende “Puthja e borxhit-Debiti po rritet me shpejt, apo me ngadale se ekonomia?” jep modelin qe sektori privat duhet te udheheqe dhe shteti ta ndjeke. Rritja galopante e borxhit publik ndodh kur shteti nderhyn ne mekanizmat veterregullues te tregjeve me shume nga sa duhet.  
Sharma hyn ne mekanizmat rregullues dhe raportet e brishta te financave publike dhe atyre te sektorit privat. Me nje shikim shume te qarte, ai thote se ”Pararendesja e te gjitha krizave –domethene edhe treguesi me i mire qe paralajmeron mberritjen e nje krize-, eshte kur kredia qe marrin private ne nje vend rritet shume me shpejt se sa ekonomia, per nje interval kohor relativisht te gjate…Vertet qe sasia e pergjithshme e borxhit kombetar-dhe me kete kuptoj borxhin qe ka qeveria dhe sektori privat, ne total-, nuk ka ndonje vlere te madhe per prosperitetin e ekonomise, por ritmi i rritjes se ketij borxhi eshte nje nga shenjat me te qarta qe tregon se trazirat financiare jane ne pragun e deres. Thene ndryshe, sasia ka vlere, por ritmi i saj ka edhe me shume vlere”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 409-410).   
Nje pohim original i tij eshte qe “…norma e rritjes se kredise qe merr private eshte nje tregues i rendesishem dhe per anen e kundert te medaljes se nje cikli ekonomik, pra per periudhen kur kreditomania shperthen sin je fluske sapuni.Nese kredia qe merr privati rritet ne menyre domethenese, me ngadale se sa PBB per pese vite me rradhe, atehere krijihen kushtet per te pasur nje ekonomi qe eshte ne gjendje te rimekembet fuqishem. Gjate kesaj kohe, bankat kane mundesi te krijojne rezervat e tyre dhe te ndihen te qeta ne dhenien e huave perseri. Huamarresit qe kane shlyer nje pjese te mire te borxheve te marra, kane shpresen dhe besimin se mund te marrin hua perseri”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize fq. 413).
Sharma sheh edhe anen e kundert te medaljes, shtimin e kredise me shume se rritja ekonomike. “Kur borxhi rritet ne menyre domethenese me shpejt se sa ekonomia, edhe bankat qe administrohen me se miri, por u duhet te aprovojne kredi per kohe shume te shkurter, perseri bejne gabime, edhe te medha per me teper”. (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize fq. 415).
Per kredite toksike, autori i Librit shprehet se ”Ne SHBA, procesi i dekompozimit te cilesise se kredise private u personifikua me rritjen e kredive hipotekare “subprime”… Kur kredimania merr gjithnje e me shume impuls, autoritetet provojne te vendosin rregull ne kete mjedis manipulative me personazhe te vjeter dhe te rinj huadhenesish dhe huamarresish, por e gjithe perpjekja degjeneron ne nje lloj loje symbyllurazi-sa here qe qeveria provon te bllokoje nje lloj huaje te dyshimte, nje tjeter del diku, per te cilen nuk ka informacion” (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 415-416).   
“Ndersa norma e rritjes se kredise qe merr privati arrin vlera te medha, norma dhe gjasat qe ekonomia te ngadalesohet jane ne perpjestim te zhdrejte me kete rritje. Pra, sa me shume rritet kredia e privatit, aq me e madhe eshte norma e ngadalesimit te ekonomise. Nese kredia e privatit rritet me 25 perqind te PBB-se pergjate pese viteve me rradhe, ngadalesimi eshte i madh”, cileson Sharma nje rregull konkret per ekonomite e zhvilluara. Me tej ai vazhdon:”Ndersa ngadalesimi i ekonomise shtrinte metastazat nga SHBA ne pjesen tjeter te botes, qeverite filluan te marrin hua per te shtuar shpenzimet dhe per ta luftuar epidemine e recensionit…Rezultati eshte qe barra e borxhit eshte ne shume vende te botes eshte rritur me shpejt qe nga koha e krizes se fundit financiare globale, nga sa u rrit pergjate viteve qe e paraprine krizen dhe qe e shkaktuan ate”(Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 417-418).   
Sharma jep edhe rrugedaljen per te dale nga kurthi i borxhit te rritur vertik. “Kur godet kriza e kreditit, psikologjia qe udheheq turmen shnderrohet ne te kunderten e saj. Njerezit humbasin besimin ne rritjen e begate te ekonomise, ne te ardhmen e te ardhurave te tyre dhe aftesine per te shlyer parate e marra borxh…Skenari qe zhvillohet ne nje vend, ne pjesen me te madhe varet nga fakti se sa shpejt qeveria eshte e afte te marre ne analize balancen themelore borxh-PBB dhe me çfare menyre vendos te ndikoje, duke zvogeluar normen e rritjes se borxhit, duke rigjalleruar rritjen e PBB-se, apo nje gershetim i te dyjave” (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 432-433).   
10. Ne kapitullin-Rregull te Dhjete dhe te fundit “Me mire syri se nami-si portretizohet vendi nga opinion-beresit globale?”, Sharma flet per promovimet ne grup te ekonomive ne rritje dhe thekson se “Problemi per ekonomite e orientuara ne eksprotin e lendeve te para eshte se ato kane prirjen te stopojne sapo çmimet e eksporteve kryesore te tyre bien” (Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 464).
Me tej, ai shpjegon kurthin e zhvillimit, sipas te cilit “…nje shtet i varfer mund te zhvillohet me hapa te shpejte duke bere disa permiresime te thjeshta, per shembull te shtroje rruge, por pasi arrin nivelin e te ardhurave mesatare, e ka te veshtire te avancoje me tej, pasi i duhet te perparoje industrite”.(Libri “Ngritja dhe Rënia e Kombeve: forcat e ndryshimit ne boten paskrize”, fq. 464).    
Sharma përdor kapitullin e fundit- jo Rregull “I Miri, Mesatari dhe i Shemtuari” për të fluturuar nëpër të gjitha kontinentet, duke na dhënë vlerësimin e tij për të mirën, mesataren dhe të shëmtuaren midis kombeve dhe duke ndare parimin e tij themelor: asgjë nuk është e përhershme. Prandaj dhe gjithnje ka shpresë për ekonomine e vogel dhe ne rritje te pakte, “Te shemtuaren”.
xx
Ne teresi ne liber, autori deperton thelle ne investimet publike dhe private te vendeve te ndryshme në ekonomitë e tyre, duke sjelle parabolen se aty ku investimi rritet, rritja ekonomike ka shumë të ngjarë të shpejtohet. Inflacioni qe vjen pas stoqeve te tejrritura të borxhit publik e privat mund të jetë një vrasës i rritjes, siç është edhe rritja e vetë borxhit. Sharma ka qenë një nga vrojtuesit e ndërgjegjshëm të krizës së borxhit kinez. Ai theksoi herët se duhen 4 dollarë borxhe për të krijuar një dollar rritje në Kinë, pas krizës financiare të vitit 2008, ndërsa më parë ishte një raport një me një. Ai kishte të drejtë. Kriza e borxheve në Kinë, që nga viti 2008, ka çuar në paqëndrueshmëri të tregut dhe rritje shumë më të ngadaltë.
Nga pohimi i vetë Sharma, “ka pak kombe të çmuara që do të cilësoheshin si yje në rritje, sipas standardeve të epokës së para krizës botërore 2008”.  “Në vitin 2007,””thekson studjuesi indian,”… numri i ekonomive qe rriteshin më shpejt se 7% ne vit arriti kulmin e pas pasluftës se Dyte Boterore, në më shumë se gjashtëdhjetë. Ndërsa sot ekzistojnë vetëm nëntë ekonomi që rriten kaq shpejt. Rritja më e ngadaltë ka goditur çdo rajon të botës, dhe kjo matematikë e re do të kërkojë një zhvendosje të mendimit për investitorët”.
Ne lidhje me SHBA-te, Sharma shprehet se revolucioni i naftës së argjilës dhe mbizotërimi i Luginës së Silikonit (kompanite e teknologjise dixhitale) janë shenja pozitive për të ardhmen. Azia Jugore, gjithashtu mund të rritet, kryesisht për shkak të teorisë së ciklit jetësor të Sharma-s. Gjermania është një vend i ndritshëm në Evropë, siç janë një numër i kombeve të Evropës Lindore, sipas tij.
Sharma thekson se suksesi duhet të përcaktohet në terma relativë. Ndërsa ekonomia globale ngadalësohet, paraja dhe kënaqësia do të rrjedhin në kombe që rriten më shpejt se sa vendet e tjera të ngjashme, edhe nëse niveli i tyre i rritjes është më i ngadaltë sesa ishte gjatë bumit të dekadës së fundit. Analistët duhet të krahasojnë kombet kundër rivalëve në të njëjtën klasë të ardhurash për frymë, sepse sfidat e rritjes ndryshojnë me shpejtësi, ndërsa një komb bëhet më i pasur. Kesisoj, India, vendi i tij i lindjes (së cilës i ka kushtuar librin e tij te fundit te vitit 2019 “Demokracia ne Rruge- Nje udhetim 25 vjeçar permes Indise”, dale nga shtypi gjate ketij viti ), duhet të krahasohet me rivalët në klasën e kombeve në zhvillim me të ardhura mesatare për frymë nën 2500 dollarë, ndërsa Brazili duhet të krahasohet me ato vende me të ardhura për frymë midis 10,000 dhe 15,000 $, etj.
Që nga viti 2012, Sharma filloi të zbatojë këtë kornizë themelore për të analizuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, dhe arriti në përfundimin se – megjithë kampin në rritje të atyre që parashikonin rënien e ekonomisë amerikane – Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të jenë një “Komb që Kthehet”. Ai citon pesë faktorë kryesorë, të gjithë të lidhur me fleksibilitetin superior të sistemit amerikan, në krahasim me vendet e tjera të ngjashme. SH.B.A. po i paguajnë borxhet e tyre private më shpejt sesa rivalët evropianë apo Japonia. Dollari është në nivelin e tij më konkurrues në tre dekadat e fundit (në terma realë). SHBA mbetet qendra e inovacionit teknologjik. Revolucioni i naftës dhe gazit nga argjila në SH.B.A po ul shumë kostot e energjisë. Të gjithë këta faktorë po ndihmojnë për të nxitur një rilindje të SH.B.A-ve në prodhim, duke e vendosur SHBA në pozitë të jetë “Kombi Shpërthyes i botës së zhvilluar”, nëse mund të adresojë si duhet thembrën e tij të Akilit: rritjen e borxhit të qeverisë.
Që nga viti 2010, Sharma ka argumentuar se Kina “po mbaron shtytësit e rritjes”. Ai pretendon se Kina nuk ka më arësye për të zgjeruar investimet e mëdha që nxitën rritjen dyshifrore të ekonomisë së saj viteve të fundit, ka një vëllim në rënie të punës së tepërt rurale që çon tek rritja e pagave të fabrikës dhe sfida themelore e rritjes së shpejtë nga një bazë e të ardhurave të larta, të gjitha komplotojnë për rritjen e ngadaltë – gradualisht, dhe jo katastrofike të saj – në të ardhmen.
Në fillim të vitit 2019, Sharma argumentoi në një editorial për gazeten “The New York Times”, se ndërsa investuesit e mëdhenj në bursë (demat) janë shumë optimistë ndaj Kinës në lidhje me aftësinë e saj për të mbajtur 8 për qind rritje në një kohë të pacaktuar, arinjtë(investuesit më të vegjël)  janë shumë të shpejtë për të parashikuar fatkeqësi. Gjasat më të mëdha janë që Kina “po ngadalësohet në një normë që është ideale për interesat e Shteteve të Bashkuara: aq shpejt sa të mbetet një shtyllë e rëndësishme e rritjes ekonomike globale, por jo aq shpejt sa Kina të mbetet një kërcënim për fuqinë Amerikane”.
Kohët e fundit, Sharma është përqendruar në “bombën e borxhit të Kinës”, duke shkruar se oferta e parave dhe borxhet private po rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme. Sharma vëren se, sipas studimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës për Zgjidhje Ndërkombëtare, një akumulim i tillë i shpejtë i borxhit normalisht ruan një krizë të madhe ose, ka shumë të ngjarë,- argumenton ai në rastin e Kinës-, jep një ngadalësim të mprehtë në rritjen ekonomike.
Udhëtimi përmes librit:
Ruchir Sharma vendos 10 rregulla në lidhje me ekonominë e një vendi, bazuar në përvojën e tij të investimeve. Këto 10 rregulla do t’ju tregojnë se në cilat kombe rritja ekonomike ka të ngjarë të shtohet ose të bjerë në të ardhmen e afërt.Ai thotë posaçërisht se nuk mund të parashikosh për 30 vjet në të ardhmen. Udhëtimi i tij përmes potencialeve dhe rasteve të humbura ose keqdrejtimeve të zhvillimit të kombeve,  paraqitet me vlerë të shtuar për të gjithë programuesit dhe vendim-marrësit ekonomikë publikë, si dhe për investuesit në tregjet e kapitalit dhe nëpër banka.
Analizat dhe orientimet e Sharma-s janë me vlerë të shtuar edhe për vendim-marrësit tanë publikë e privatë, për të gjetur rrugët e duhura në shpëtimin e ekonomisë nga situata e rëndë gjatë pandemisë së Covid 19 dhe në periudhën e menjëhershme delikate që do të vijë pas saj.